DR.NUSRET PLLANA: GJENOCIDI SERB ATAK MBI NJË POPULL ME KULTURË TË LASHTË

Prishtinë, 27. 02. 2017: Regjimet fashiste serbe, në vazhdimësi, në mënyrë sistematike kanë bërë terror mbi shqiptarët në përgjithësi, e të Kosovës në veçanti, duke bërë përpjekje me zbatimin në praktikë të 24 elaborateve për çfarosjen kolektive të shqiptarëve, që së paku nga viti 1844 (Naçertania e Garashaninit) e deri më 1998 – 1999 (Programi Patkoi i satrapit të Ballkanit, Kryekriminelit Millosheviq), të zhdukte këtë pjesë të popullit shqiptar, e bashkë me të edhe dëshmitë dhe çdo gjurmë të etnitetit shqiptar. Kjo racë e egër karpatiane, duke pas në shpirt urrejtjen patologjike ndaj popullit tonë, në mënyrë sistematike ka bërë terror, krime vrasje, dëbime , helmime, djegie, rrëmbime e masakrime deri në shkallë gjenocidale, me të vetmin qëllim për të na zhduk si popull nga faqja e dheut. Duke zhdukur gjurmët e së kaluarës, me metodat më barbare e më perfide që nuk njeh as historia, pushtuesi serb plasoi tezën falso se gjoja Kosova na qenka tokë serbe dhe se historia e saj filluaka nga mesjeta.
Populli shqiptar, ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, duke mbrojtur tokën dhe lirinë e vet, shumë herë u përgjysmua nga luftërat, u pre, u dogj, u vra dhe u masakrua nga zjarrvënësit e Ballkanit – pushtuesit serbë.

Për dhunën serbe mbi popullin shqiptar ka argumente të shumta, janë me miliona. Ky terror dhe kjo barbari nuk është ndalur asnjëherë, që nga ardhja e sllavëve në këto troje të Ilirisë. Shkalla e çmendurisë serbe ka shkuar deri në atë nivel, sa që edhe foshnja është nxjerr nga barku i nënës shqiptare, siç ka ndodhur edhe në luftën e fundit në Kosovë, më 1998 – 1999! Bile, bile, kriminelët serbë nga kafkat e shqiptarëve të vrarë duarlidhur kanë bërë edhe llamba për ndriçimin e dhomave të tyre. Këtë racë barbare nuk e mban mend asnjëherë historia e njerëzimit. Janë pra, po këto regjime fashiste që i vrasin edhe fëmijët e vet, për t’ua lënë fajin të tjerëve, siç ishte rasti PANDA në Pejë, ku në një restoran të këtij qyteti, bandat policore serbe i vrasin 6 fëmijë serbë, prej të cilëve pesë ishin adoloshentë. Këtë akt të shëmtuar e barbar, i pashembullt në historinë e njerëzimit, e bëjnë vetëm e vetëm për t’ua lënë fajin shqiptarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e për t’i hasmuar shqiptarët me popujt e tjerë të Evropës dhe botës. Për këtë rast, pas gjithë atyre torturave e burgosjeve që ua kanë bërë qindra të rinjëve shqiptarë të Pejës, bile, bile, prej tyre ka që kanë mbet invalidë për tërë jetën, nga torturat shtazarake që i ka ushtruar UDB-ja mbi ta, ata (serbët pra), pa fije turpi, pas 16 vitesh, denoncohen dhe detyrohen ta pranojnë zyrtarisht se këtë krim e kanë bërë vet.
Në të gjitha këto veprime dhune, janë implikuar, përveç organeve shtetërore (ushtria e policia), edhe institucionet shkencore serbe, madje shumë aktive dhe e pandashme në këto veprime barbare ka qenë edhe kisha ortodokse serbe. Ajo (kisha serbe pra) edhe fëmijët e posalindur serbë i bekon që t’i urrejnë përjetësisht shqiptarët.
Imazhet që i përcollët përmes fotove dhe videoincizimeve, flasin më shumë se çdo fjalë e imja në këtë rast. Andaj, lirisht mund të them se, ato të lënë pa koment, të lënë pa frymë. Por, pa koment të lë edhe neglizhenca dhe papërgjegjësia institucionale e organeve kompetente të Republikës së Kosovës, që nuk ia kanë ngrit asnjë padi shtetit fashist serb në Tribunalin e drejtësisë ndërkombëtare të Hagës, për gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pse po bëhen 18 vite. Kjo është papërgjegjësi historike dhe absolutisht e pafalshme, aq më parë kur dihet se, themelet e shtetit të Kosovës janë ngritur në gjakun e derdhur lum të bijëvë dhe bijave tona më të mira, të nënave dhe baballarëve tanë.
Ja edhe faktet dhe shifrat të cilat e argumentojnë katërcipërisht gjenocidin serb mbi shqiptarët, edhe në luftën e fundit në Kosovë 1998- 1999
KRIMET E SERBISË NË KOSOVË
VRASJET, MASAKRIMET, DËBIMI I POPULLATËS SHQIPTARE NGA KOSOVA
VARREZAT MASIVE (660 VARREZA), VRASJET E TË RINJËVE, FEMRAVE, PLEQËVE, FËMIJËVE, INTELEKTUALËVE, DHUNIMET E FEMRAVE
RRËMBIMI I TË RINJËVE DHE TË TJERËVE, DËRGIMI DHE VRASJA NË SERBI
HELMIMET E NËXËNËSVE, RRËNIMI DHE DJEGIA E OBJEKTEVE TË BANIMIT, OBJEKTEVE NDIHMËSE, OBJEKTEVE EKONOMIKE, ARSIMORE, KULTURORE, FETARE, ETJ.
SHKATËRRIMET E SHTËPIVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA
SHTËPI TË SHKATËRRUARA – DËMTUARA TË POPULLATËS SHQIPTARE (100.589)
SHKOLLA TË SHKATËRRURA – TË DËMTUARA ME DOKUMENTACION (358)
ZYRA TË VENDIT (71)
SHTËPI TË KULTURËS ( 30)
BIBLIOTEKA PUBLIKE DHE SHKOLLORE ( 93)
OBJEKTE SHËNDETËSORE (123)
OBJEKTE FETARE ( XHAMI, TEQE, TYRBE) 215
KISHA KATOLIKE SHQIPTARE (5)
OBJEKTE NDIHMËSE – PËRCJELLËSE ( 88.101)
PASOJAT E LUFTËS GJENOCIDALE
OKUPIMI KLASIK I KOSOVËS
SJELLJA E FORCAVE TË MËDHA USHTARAKE NË KOSOVË
MASAKRA TË MËDHA
VRASJE E ORGANIZUAR, MADJE EDHE FAMILJE TË TËRA
PERIUDHA JANAR 1998 – 12 QERSHOR 1999
TË VRARË: 11.840 VIKTIMA NGA KOSOVA
1392 FËMIJË DERI NË 18 VJEÇ
296 FËMIJË DERI NË 5 VJEÇ
1739 FEMRA
1882 TË MOSHUAR MBI 65 VJEÇ
1450 BANORË ENDE JANË TË PAGJETUR
JANË DHUNUAR 20.499 FEMRA SHQIPTARE
SIPAS TË DHËNAVE TË UNHCR, NË FILLIM TË QERSHORIT TË VITIT 1999, NGA KOSOVA JANË DËBUAR RRETH 1 MILION BANORË
443.300 KANË QENË TË VDENDOSUR NË SHQIPËRI
247.800 NË MAQEDONI
69.300 NË MAL TË ZI
21.700 NË BOSNJË – HERCEGOVINË
GJITSEJT 782.100 REFUGJATË
NË VENDET E TJERA TË BOTËS U VENDOSËN GJITHSEJ 76.475 REFUGJATË
13.639 NË GJERMANI
7.581 NË TURQI
5.829 NË ITALI
5730 NË SHBA
PASTAJ NË FRANCË, NORVEGJI, SUEDI, BRITANI TË MADHE, POLONI, SPANJË, PORTUGALI, FINLANDË, ZVICËR, IZRAEL, KANADË, AUSTRALI, ETJ.
Ja edhe shifrat e disa prej masakrave më të mëdha në Kosovë, gjatë viteve 1998/1999, për të cilat nuk u dënua asnjë kriminel serb
26 shkurt 1998: MASAKRA E QIREZIT DHE LIKOSHANIT,
Të vrarë e të masakruar 23 shqiptarë, nga 16 deri në moshën 70 vjeçe
Asnjë kriminel serb i dënuar.
MASAKRA E IZBICËS, 147 të vrarë
Asnjë kriminel serb i dënuar.
5 – 8 MARS 1998: MASAKRA E PREKAZIT- 56 të vrarë, prej moshës 8 deri në 74 vjeç
Asnjë kriminel serb i dënuar.
26 shtator 1998, MASAKRA E OBRISË, 21 të vrarë, prej 2 – 94 vjeç
Asnjë kriminel serb i dënuar.
15 janar 1999, MASAKRA E REÇAKUT, 42 të vrarë, prej 13 – 75vjeç
Asnjë kriminel serb i dënuar.
29 janar 1999, MASAKRA E ROGOVËS SË HASIT, 29 të vrarë
Asnjë kriminel serb i dënuar.
27prill 1999, MASAKRA E MEJES DHE KORENICES, 376 të vrarë civilë
Asnjë kriminel serb i dënuar.
MASAKRA NË DOBRATIN, BAJÇINË E KAÇANOLL, 18 të vrarë, prej 16 – 64 vjeç
Asnjë kriminel serb i dënuar.
Mars, prill, maj 1999, MASAKRA E MAKOFCIT, LLUKARIT E GRASHTICËS, 151 të vrarë, 8 të zhdukur, prej 7 – 90 vjeçe
Asnjë kriminel serb i dënuar.
19, 21 dhe 22 maj 1999, MASAKRA NË BURGUN E DUBRAVËS, 184 të vrarë, 140 të plagosur
Asnjë kriminel serb i dënuar.
MASAKRA NË CELINË TË RAHOVECIT, 51 të vrarë, prej 6 muaj – deri në 93 vjeç
Asnjë kriminel serb i dënuar.
02 .05. 1999: MASAKRA E STUDIMES – VUSHTRRI, 101 të vrarë
Asnjë kriminel serb i dënuar.
17 prill 1999: MASAKRA NË PAKLEKUN E VJETËR, 48 të vrarë, 3 të zhdukur, nga 10 muaj, 2 vjeç e deri në moshën 75 vjeç
Asnjë kriminel serb i dënuar.
Viti 1998/1999: MASAKRA E KAÇANIKUT ME RRETHINË, 157 të vrarë civilë,
Asnjë kriminel serb i dënuar.
Viti 1998/1999: HANI I ELEZIT, 9 të vrarë
Asnjë kriminel serb i dënuar.
KRALAN – Komuna e Klinës, 25 të vrarë, 85 të zhdukur,
Asnjë kriminel serb i dënuar.
155 dëshmorë te humanitetit të SHHBK “Nëna Terezë”, 40 të zhdukur
Asnjë kriminel serb i dënuar.
15 prill 1999, REZALLË, 95 të vrarë, prej 7 vjeç deri në 87 vjeç, 3 të zhdukur
Asnjë kriminel serb i dënuar.
25 mars 1999, FORTESË – RAHOVEC, 62 të vrarë
Asnjë kriminel serb i dënuar.
KRUSHË E VOGËL, 113 të vrarë
Asnjë kriminel serb i dënuar.
KRUSHË E MADHE, 241të vrarë, 64 të zhdukur
Asnjë kriminel serb i dënuar.
14. MAJ 1999: QYSHK – PEJË, 42të vrarë
Asnjë kriminel serb i dënuar.
31 mars 1999: PASTASEL – RAHOVEC, 106 të vrarë
Asnjë kriminel serb i dënuar.
Prill -maj 1999, LYBENIQ, 80 të vrarë
Asnjë kriminel serb i dënuar.
14 maj 1999: PAVLAN, 12 të vrarë
Asnjë kriminel serb i dënuar.
ZAHAQ, 22 të vrarë
Asnjë kriminel serb i dënuar.
MASAKRA E BELEGUT, 49 të vrarë
Asnjë kriminel serb i dënuar
………………………………………………….
Të nderuar të pranishëm të kësaj Tryeze shkencore, të respektuar pjesëmarrës të medieve, ky është dështimi total i drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare përballë Kosovës së vrarë e të masakruar me shekuj nga barbaria serbe.
Kjo është ajo Serbia fashiste e cila gjithmonë në rolin e dhelprës dinake thot: “Mu kall mua bishti po le të kallet dynjaja”.
Ndoshta dikujt i duket absurde nëse them se, qendrat kryesore të ISISIT, respektivisht të terrorizmit botëror janë pikërisht Moska e Beogradi. Këta janë financuesit kryesor të qendrave rekrutuese të Bin Lladenave, gjithandej Evropës dhe botës, e fatkeqësisht me sukses po arrijnë ta aplikojnë edhe elaboratin 25-të me radhë, të zhdukjes kolektive të shqiptarëve, por kësaj radhe duke derdhë miliarda, në bashkëpunim me Rusinë cariste të Putinit, për ta “mvesh” rininë shqiptare në mjekrra e në ferexhe të zeza, duke i përgatitur ata (shqiptarët pra) për t’i çuar drejt një lufte vëllavrasëse të karakterit ekstrem fetar, e ne shqiptarët edhe më tutje në gjum, vazhdojmë t’i ham këto çorba plot helm të Beogradit, duke e shtuar për ditë e më tepër numrin e mjekrroshave e kallugjericave me ferexhe të zeza, e duke krijuar imazh tepër të keq para Evropës e Amerikës dhe para gjithë botës përparimtare se, shqiptarët nuk na qenkan racë pellazgo – iliro – dardane, por trungu gjenealogjik i tyre na vika dikah prej Arabisë, Sirisë, Iranit , Irakut apo Afganistanit…!!!?
Madje, vet fakti se një numër jo i vogël i rinisë shqiptare (bile më i madhi në nivel të Evropës- fatkeqësisht) ka marrë pjesë dhe vazhdon të marrë pjesë në luftën gjenocidale të Sirisë, të len aq shije të hidhur, sa që të bën të çmendesh!!! E institucionet tona të papërgjegjshme ende vazhdojnë të ngushëllohen me statistikat e tyre, duke na afruar shifra se, këtë vit numri i terroristave që po shkojnë me luftu në Siri është më i vogël se vitin paraprak, etj.etj., dhe përralla si këto. Shtrohet pyetja: Pse liderët tanë pushtetarë dhe fetarë, lejuan me aq lehtësi “metastazimin” e këtij sekti esktrem fetar në Kosovë, dhe jo vetëm në Kosovë, por gjithë andej trojeve tona etnike, që e çmendi botën dhe po i shkakton dhimbje të parezistueshme njerëzimit, gjithë andej Evropës dhe botës?!!!. Liderët tanë ende vazhdojnë të pijnë çaj rusi tri herë në ditë dhe me sy mbyllur heshtin para këtij kapitullimi fatal, që do të na kushtoj tepër shtrenjtë, e do të na kthej 500 vjet mbrapa.
E njeriu që me bashkëluftëtarët e tij, Gjeneral Ramush Haradinaj pra, dhe njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të NATOS – gjatë dhe pas luftës në Kosovë, për absurdin e Evropës dhe botës, ende vazhdon të mbahet i burgosur në Francë, me skenaret e regjimit fashist të Beogradit, apo thënë më troq me skenaret e Millosheviqave të vegjël, Nikoliq, Vuçiq, Daçiq, Dikoviç, e plot të tjerë si këta, duke luajtur edhe më tutje me ndjenjat e shqiptarëve në përgjithësi, e të Kosovës në veçanti, e duke prodhuar kështu destabilitet politik, jo vetëm në rajon, por edhe në Ballkan dhe Evropë.
A nuk është absurde, që pas gjithë këtij gjenocidi mbi shqiptarët, në liri vazhdon të mbetet edhe më tutje krimineli Ljubisa Dikovic?!!! Ai është aktualisht ushtaraku kryesor në Serbi. Që nga viti 2011, udhëheq Shtabin e Ushtrisë së Serbisë, ndërkohë që në këtë kapacitet ka vizituar edhe Kosovën, saktësisht bazën e KFOR-it ku ka zhvilluar takime me komandantin e kësaj force. Por, derisa mbi Gjeneralin serb Dikovic, i cili ka qenë dëshmitar në Hagë në kuadër të procesit të një ushtaraku tjetër serb, rëndojnë dyshimet se është përgjegjës për 1400 vrasje të civilëve shqiptarë në Kosovë, dhe ai edhe më tutje vazhdon të mbetet udhëheqës kryesor i asaj ushtrie vrastare serbe, shtrohet pyetja: “Çfarë ‘margaritarësh’ tjerë duhet të presin shqiptarët nga kjo Evropë ‘demokratike?!!!
Qofshin të mallkuar ata që shkelin mbi gjakun e djemve dhe vajzave tona më të mira, mbi gjakun e nënave dhe baballarëve tanë, që luftuan me shekuj për çlirimin e Kosovës dhe Bashkimin e trojeve tona etnike!
Ata dhe ato që e shkelin këtë gjak, në kurriz të popullit tonë, e paqin fatin e Esat Pash Toptanit!!
P.S. Këtë kumtesë shkencore, e lexova më, 24 shkurt 2017, me rastin e mbajtjes së Tryezës shkencore mbi gjenocidin serb mbi shqiptarët, organizuar nga Asociacioni i kriminologëve dhe kriminalistëve të Kosovës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura