10 ARSYET PSE KOSOVA DO TË DUHEJ T’I NDALONTE ZGJEDHJET SERBE NË KOSOVË!

Pashtriku.org, 3 prill 2017: Derisa zgjedhjet serbe po vazhdojnë dhe po mbahen edhe në Kosovë, anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, Adnan Rrustemi ka renditur 10 arsye pse Kosova nuk do duhej të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë brenda territorit të saj.
Një ndër arsyet e dhëna, sipas Rrustemit, është se Kosova përmes këtyre zgjedhjeve po trajtohet si pjesë e Serbisë, madje edhe me Kushtetutën e Serbisë.
Ju sjellim të plotë shkrimin e Rrustemit në Facebook:
Dhjetë arsyet pse zgjedhjet e Serbisë në Kosovë do të duhej të ndaloheshin:
1. Me këto zgjedhje, Kosova po trajtohet jo vetëm formalisht ( me Kushtetutë) pjesë e Serbisë, por edhe efektivisht. Ndërsa, Qeveria e Kosovës me miratimin e tyre po e përligjë dhe legjitimon këtë pretendim të Serbisë;
2. Serbët e Kosovës nuk po votojnë si votues serbë jashtë vendit, por pikërisht si votues brenda Serbisë ( Serbë ka edhe në shtete tjera të botës e rajonit, por Serbia në asnjërin nga këto vende nuk ka hapur vendvotime, madje as në “ Republika Srpska”);
3. Këto zgjedhje shumë më shumë se sa për votën e serbëve flasin për ushtrim efektiv të sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën;

4. Është përpjekje tinëzare e Qeverisë së Kosovës për të mashtruar opinion, se kinse nuk po votohet në Kosovë, por vetëm po grumbullohen votat nga OSBE. Atë e demanton ndër tjerash edhe udhëzimi i KQZ-së së Serbisë, akti i të cilit po zbatohet në këtë rast;
5. Qeveria po manipulon opinionin publik, duke synuar në radhë të parë, që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë të kalojë pa u vërejtur, si dhe zhvendosjen e vëmendjes nga pyetja thelbësore se a duhet të lejohen që të mbahen apo jo, në çështjen se kush do t’i organizojë ato. Me gjithë rëndësinë që ka organizatori i këtyre zgjedhjeve dhe duket sheshit që organizimi do të bëhet nga institucionet e Serbisë, shqetësues mbetet fakti i mbajtjes së tyre dhe cenimi i rëndë i integritetit shtetëror;
6. Roli i OSBE-së është i kufizuar vetëm në kamuflimin e pranisë së strukturave të Serbisë në organizimin e këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet atje po i organizon Komisioni Republikan i Serbisë. Ndërsa, vetëm bartjen e materialit nga QV-të deri në pikat kufitare do ta përcjellë OSBE;
7. OSBE nuk e njehë Kosovën, madje nga ndikimi i Serbisë dhe Rusisë në këtë organizatë, OSBE në asnjë rast dhe për asnjë çështje nuk hyn në raporte kontraktuale me asnjë institucion të Republikës së Kosovës ( Le ta publikon Qeveria e Kosovës marrëveshjen me shkrim me OSBE-në, nëse ka);
8. Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë përmbajtësisht janë cenim i sovranitetit të Kosovës shumë më shumë se sa Treni – Kishë;
9. Aludimi në dyshtetësi është manipulim. Serbët e Kosovës të gjithë posedojnë shtetësinë e Serbisë, por jo të gjithë e posedojnë shtetësinë e Kosovës. Në dy palë zgjedhjet e fundit në Kosovë, rreth 30 mijë serbë e kanë fituar të drejtën e votës vetëm mbi bazën e shtetësisë së Serbisë. Ndërsa ata që posedojnë shtetësinë do të duhej të votonin siç votojnë serbët e Kroacisë, Sllovenisë e gjetkë;
10. Interesi i Serbisë nuk qëndron tek pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje, por tek rikonfirmimi i pranisë së saj në Kosovë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura