Berlin, 17 maj 2017: Gjithçka e thellë e do maskën, lexova një pasdite tek meditoja për vegëzat politike të Kosovës që këputen e arnohen mbi rrobën e grisur të saj.
Por kësaj radhe autori i këtij mendimi (Niçe), për një çast mu duk ose i errtë ose, ndoshta, i huqur. Përse dashuria e thellë, thashë, të kërkojë maskë për tu fshehur?
Pastaj, duke ndjekur tjerrjen e mëtejme, do të gjeja se ai sërish kishte të drejtë. Madje, edhe i transponuar në fushë krejt tjetër, provonte saktësinë e sertë.
Në mëndje më vinin, ndaj, idhshëm e radhas: krimi i thellë, hajnitë e thella, mashtrimet e thella, poshtërimi i thellë, hipokrizitë e thella, cinizmi i thellë, përbetimi i thellë, fatpajtimi i thellë, inskenimet e thella, natë e thellë Jude, shplarje e thellë duarsh Pilati…
A nuk nëvojisin, vërtetë, këto thellësira mahnitëse një maskë?
E meqë shtrirja e tyre është gati mbarëpopullore, aherë i gjithë trualli që ka ca kufijë e quhet shtet, për hir të unitetit besatues e krenar, shndërrohet në një të vetme maskë totale: maskë mbi thellësinë e së keqes dhe maskë mbi thellësinë e durimit të saj!
Postime të Lidhura
DR.SULEJMAN ABAZI: MBI ACARIMIN E SITUATËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR!
Tiranë, 12. 11. 2016: Në këtë analizë nuk po sjellim për opinionin shqiptar diçka të re, përveç vlerësimit…
SHERADIN BERISHA: OPERACIONI ‘SHIGJETA’ I TEJKALON PËRMASAT E ‘BRIGADËS 128’!
Pashtriku.org, 1 qershor 2017: Dje, më 31 maj 2017 në Gorozhup të Hasit (rrëzë maleve të Pashtrikut), në…
GJOKË DABAJ: SËRBIA ISHTE DHE ËSHTË NJË GJERMANI NACISTE
Durrës, 31. 07. 2014 – Duke pohuar këtë konstatim, që s’është vetëm imi, unë nuk mund të mos…
POLITIKA DHE MENTALITETI I ROBIT!
A ka ndryshuar sot mentaliteti i robit?! Pesë vjet më parë kam bërë këtë analizë: POLITIKA DHE MENTALITETI…