Pashtriku.org, 6 qershor 2017: Ditë më parë OJQ “Demokracia ne Veprim”, ka lansuar iniciativën “#AsUnë” me synimin, që votuesit të mos i votojnë të korruptuarit dhe kriminelët! Kjo ‘nismë’ menjëherë mori përkrahje nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. Mesazhi i tij ishte që të mos votohen ata që janë të akuzuar për krim e korrupsion!
Edhe ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems ka mbështetur iniciativën “#AsUnë” nuk do t’i votoja kandidatët e korruptuar.
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe (BM) në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka bërë thirrje që të mos votohen partitë që në listat e tyre kanë të përfshirë personat me afera korruptive dhe kriminale. “Unë kurrë nuk do të votoja një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, ka thënë ambasadori O’Connell.
***
Duket se Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti që në listën e kandidatëve për deputetë dhe për kryeministër s’ka të korruptuar dhe bosa të krimit! Andaj, Vëllai Madh (SHBA’BM’BE) tashmë ka dhënë mesazhin e qartë se kë duhet votuar!
Postime të Lidhura
SHERADIN BERISHA: PAKOJA E AHTISAARIT DËMTON REPUBLIKËN E ADEM JASHARIT!
Pashtriku, 17 shkurt 2020: (Në 12 vjetorin e ‘pavarësisë’) – Në dhjetor 2007, nëpër zyrat e Bashkimit Europian…
PROF.MURAT GECAJ: PËR KOHËN, KUR ‘LIRIA ISHTE E MBËRTHYER NË PRANGA’
Tiranë, 27. 07. 2016: (Disa radhë, për publicistin dhe poetin Vezir Ukaj) 1. Ndoshta, duket pak si i…
GJOKË DABAJ: NJË VETING E PAT BËRË EDHE ENVER HOXHA
Durrës, 6 tetor 2018: (Botohet me rastin e 16 Tetorit, ditëlindjes së Enver Hoxhës, udhëheqës i madh i…
GILBERT GARDES: KOSOVA – NJË VEND PARADOKSAL(1)
Pashtriku.org, 27. 09. 2016: Gilbert Gardes është historian francezë i historisë së Artit dhe autor i mbi 250…