Tiranë, 14 korrik 2017: Shume zhurme per nje rikthim te ish Jugosllavise ne Ballkanin Perendimor.
Medet, rrota e historise do te na kthehet prapa.
Keshtu duan dhe mendojne nje grup analistesh, te cilet injorojne vullnetin e kombit shqiptar dhe nuk shikojne pse proceset ne territoret shqiptare, me hir apo me pahir, po ecin ne disa shina gjeostrategjike, qe nuk jane ne doren tone.
Si cdo pjese tjeter e Europes, edhe Ballkani Perendimor do ti nenshtrohet zgjjdhjeve afatmesme dhe afatgjata.
Nje pararendje per kete territor te prapambetur, ne zbatim te skemave te priteshme qe mendohet te aplikohen ne Europe, ne ndarjen e saj politiko administrative, me baze landet si nje teresi unike, mbeshtetur ne objektivat gjeostrategjike te BE-se.
Me ne fund Europa e ka kuptuar qe i eshte kundervene modelit politik qe i dha botes modelin mbi rendin boteror, kur te tjeret i qendrojne besnik parimeve te tij.
Shume bukur, mire qe po i vijne mend, ndryshe Europa vdes se ekzistuari si superfuqi boterore.
Do te kete investime per ta futur ne rrugen e nje tregu rajonal me perspektive zhvillimi.
Shume bukur, mire qe jane kujtuar me ne fund te hedhin para ne Ballkanin Perendimor dhe te zbusin plaget e prapambetjes.
Por frika e nje ish Jugosllavie me qender ne Beograd i ka zene te tere, duke e sjelle situaten qe Serbia do na gllaberoje, sikur kombi shqiptar te jete nje akullore per behar.
Nje analize me gjakftohtesi lehte konstaton se, kjo tentative nuk ka te beje me ringjalljen e nje ish Jugosllavie dhe nuk ka shanse te funksionoje perseri nje fantazme, qe i ka mbetur vetem historise.
Serbofobia eshte atribut i skeptikeve qe nuk shkojne me tej asaj qe eshte ne realitet, ku rendon pesha e gurit te kanrarit te madh boteror, por sillen vetem te fantazojne.
Logjika formale kerkon argumente te forta, kerkon fakte, kerkon kohe qe te behet e besueshme.
Analiza politko – historike refleksionet e saj i ka teper te qarta.
Nese eshte keshtu sipas analisteve profetike, ne Ballkan jetojne 9 milion shqiptare, qe nuk do ta pranojne kete opsion deri ne referendum.
Kujtojme ne se BE-ja nuk e di kete situate me te gjithe pasojat e saj?
Valle mund te kete vendimarrje te lidershipit te BE-se pa miratimin dhe mbeshtetjen e interesave amerikane?
Si ua merr mendja kete analisteve?
Samiti mbahet per ta zgjidhur krizen ne Ballkanin Perendimor, apo per ta nxitur dhe fryre me tej ate?
Si mendojne analistet xhevahire per kete?!
Perkundrazi, ndoshta do ta kuptojme shpejte qe pesha specifike do te bjere ne Tirane.
Kur te perfundoje korridori i Kalter, te kete investime dhe te nxitet integrimi gjitheshqiptar, atehere do te mendojme ndryshe.
te luftojme qe qeverite shqiptare ti pervishen punes per kete lloj integrimi qe hap perspektiven per shume arritje te tjera dhe ti leme fantazite me doza nacionalizmi qe si hyjne askujt ne pune.
Le te analizojme me kujdes shembullin me tipik ne kete proces trasformimi.
Ajo eshte situata reale qe zhvillohet ne Maqedoni.
Per Maqedonine merakoset edhe ambasadori Rus ne BE!
Mos valle ashtu rastesisht?!
Te shikojme dhe vleresojme se si do te ece me shpejtesi procesi i reformimit te Maqedonise, qe nga ndryshimi i emrit, ndryshimet kushtetuese, pranimi ne NATO, kthimi ne nje shtet te qytetareve. Ne kete opsion politiko – administrativ ka rolin e vet edhe Greqia per Ballkanin Perendimor.
Ate qe planifikojne SHBA-te do te behet se duan ata.
Ky eshte dhe shansi per kombin tone dhe shtetet shqiptare. Nejse, ka shume per te thene.
Faleminderit.
Sula per ju.
Tirane me 13/07/2017