Pashtriku.org, 8 shtator 2017: (Në 104 vjetorin e kryengritjes shqiptare) – “Në Dibër, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë xhindarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.” Haki Stërmilli.
Hyrje
Dhjetëvjeçari i dytë i shekullit XX, ishte një nga periudhat më të rënda, që po kalonte populli shqiptar gjatë tërë historisë së tij. Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapësirën gjeografike të Shqipërisë etnike. Shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin ”aleancën ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912 pushtuan gjysmën e teritoreve etnike shqiptare. Derisa Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 29 korrik 1913 e njohën Shqipërinë si shtet sovran, Kosova (me këtë teritor të sotëm), Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Manastiri etj., mbetën nën pushtimin ushtarak serb. Këto shtete ortodokse, duke u bazuar në vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës, në dëmë të Shqipërisë, përfituan këto territore:
a) Serbia nga kjo luftë pushtoi 19 000 km2 (Kosovë e Maqedoni), duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh që përbëjnë rreth 55% të saj; b)Mali i Zi pushtoi 62% territor, ku jetonin 190 mijë shqiptar, gati po aq sa kishte vet shteti malazez; c) Bullgaria pushtoi 29% territor me rreth 3% popullsi shqiptare; d) Greqia pushtoi 68 % të Çamërisë ku jetonin 67 % popullsi shqiptare.
***
Më gjerësisht lexoni dy pjesë të këtij studimi:
SHERADIN BERISHA: KRYENGRITJA SHQIPTARE E VJESHTËS 1913 (NË KRAHINËN E DIBRËS, LUMËS DHE NË MALËSI TË GJAKOVËS) Pjesa e parë
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=3436
***
SHERADIN BERISHA: KRYENGRITJA SHQIPTARE E VJESHTËS 1913 (NË KRAHINËN E DIBRËS, LUMËS DHE NË MALËSI TË GJAKOVËS) Pjesa e dytë
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=3437
Postime të Lidhura
ARBEN LLALLA: E VËRTETA E VARREZAVE GREKE NË SHQIPËRI (1940-1941)
(Tetovë, 14. 02. 2013) – Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për “kërkimin, zhvarrimin,…
MEHMET HAJRIZI: TEZAT DHE ANTITEZAT PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 (23)
Pashtriku, 3 dhjetor 2019: 4.10 Teza dhe antiteza për demonstratat Për demonstratat e vitit 1981 kanë shkruar e…
SHERADIN BERISHA: RRUGËTIMI I SHQIPËRISË DERI TE SHPALLJA E PAVARËSISË NË VLORË – MË 28.XI.1912
(Pashtriku.org, 24. 11. 2012) – Zhvillimet e luftës së parë Ballkanike, të shpallur në tetor 1912 nga shtetet…
GJEKË GJONAJ: DOKUMENTI I PARISË SË ZONËS NEUTRALE NR.2 TË MALËSISË SË MADHE (1944)
Ulqin, 1 mars 2018: (Ma parë pranojmë vdekjen ndër ne se jetën nën robëni) – Nën presionin dhe…