Prishtinë, 24 shtator 2017: Kurdët e Irakut më 25 shtator do të votojnë për nukleusin e shtetit të vet. Kundërshtarët më serioz: Iraku, Irani, Turqia por edhe shtetet tjera aleate të treshes në fjalë, janë hedhur në kundërsulm. OKB-ja ka paralajmruar ndeshtrasha në rajon. Vetëm Izraeli publikisht është shprehur pro shtetit kurd.
Prishtinë, 23 shtator – I tërë Kurdistani nën Irak gjatë këtyre ditëve është veshur me flamujt trengjyrësh: kuq, bardh e gjelbër. Vetëm gjatë fundjavës që lamë pas kanë demonstruar me mijëra kurd gjithandej në Dohuk, Zaxo dhe qytete tjera kurde pro Shtetit Kurd të pavarur.
Ky është përshkrimi me të cilin e fillon raportin e vet revista e njohur gjermane Der Spiegel në numrin e saj të fudnit. (http://www.spiegel.de/politik/ausland/kurden-im-irak-vor-umstrittenem-referendum-das-muessen-sie-wissen-a-1167280.html)
Më 25 shtator, qeveria rajonale e Rajonit Autonom Kurd në Irak, organizon referendumin që do t’i hap udhë realizimit të kësaj ëndrre shekullore të kurdëve. Rezultatet e tij nuk kanë efekt detyrues, por ato do ta forcojnë pozitën negociuese të Masoud Barzanit, Presidentit të Rajonit Autonom të Kurdistanit me Bagdatin.
Në fletëvotim është në dispozicion ky tekst në formë pyetje dhe atë në katër gjuhë të ndryshme: në gjuhën kurde, arabe, turkmene dhe siriane (një gjuhë e folur nga një pakicë e krishterë në Irakun e veriut): “A do të donit që rajoni i Kurdistanit dhe zonat kurde jashtë administratës rajonale, të bëhen shtet i pavarur? “
1. Rajoni Autonom i Kurdëve – nukleusi i shtetit në lindje
Kurdistani i Irakut shtrihet në veri të Irakut dhe ka një sipërfaqe prej diku 80.000 km2 që shtrihet përgjatë kufirit me Iranin, Turqinë dhe Sirinë. Brenda këtij territori supozohet s jetojnë diku rreth 5 milion banorë. Rajoni ka një qeveri të zgjedhur në rrugë demokratike dhe presidentin e tij, Masud Barzani, një figurë politike karizmatike dhe tejet pragmatist në rrafshin politik. Rajoni Autonom Kurd falë këtyre politkave pragmatiste arriti ta ketë edhe ushtrinë e vet, që njihet me emrin Peshverka, e që në lufëtn kundër ISIS-it u dëshmua si forca reale në terren dhe aleatja më besnike e Perendimit në luftë kundër ISIS-it.
Rajoni perms ndryshimeve kushtetuese që pasuan intervenimin e SHBA-ve dhe largimin e diktatorit Sadam Hysein nga froni, fitoi këtë status autonom në vitin 2005. Për njohësit e politikave në Lindjen e Mesme, ai bën jetë autonome qe 25 vjet, që kur Perendimi kishte ravijëzuar zonën e ndalimit të fluturimeve të avioacionit irakian në veri (1991), ai është de fakto autonom. Nga ajo periudhë Peshverka kurde (ushtria) kontrollon dhe dominon rajonin.
Për lexuesit shqiptarë po jell në kujtesë faktin se, janë pikërisht këto zona kurde, ato ku ishin sprovuar helmet kimike në katudne të tëra nga ana e diktatorit Sadam Hysein. Ai lloj helmi më pas do t’i huazohet a shitet Millosheviqit për eksperimentim me fëmijët tanë në shkolla dhe me të ashtuquajturin “durim politik” të Alternativë sonë politike legale të viteve ’90-ta në Kosovë. Atëbotë në Irak qenë vrarë e masakruar me dhjetra mijëra qytetarë kurdë, pa çarë kokën nga reagimi i opinionit botëror!
Por nëse dialogu i famshëm mes deputetit kurd në Parlamentin osman dhe Hasan Prishitnës në prag të pavarësisë së Shqipërisë, që kundërshtonte gjakimin e shqiptarëve për pavarësi, dëshmon për mungesën e leximit kritik të çastit historik atëbotë, respektivisht për somnabulizmin e elites politike kurde, në ndërgjegjen e popullit kurd ëndrra për shtetin ka rrënjë të thella në histori, ndërkaq fillon e merr trajtë sidomos pas shuarjes së Perandorisë Osmane (1918).
Përfundimi i Lufëts së Parë Botërore solli shuarjen e dy perandorive më të mëdha të kohës (Perandorisë Austrohungareze dhe asaj Osmane), por nuk solli edhe krijimin e shtetit kurd. Fuqitë koloniale të kohës, sidomos Britania e Madhe dhe Franca, ishin ato që dizajnuan hartën politike të rajonit. Në këtë hartë politike nuk kishte zënë vend shteti Kurd dhe për rrjedhojë Atdheu i tyre, ishte bërë pre e fqinjëve, ndërkaq, shih për këtë, sot kemi miliona qytetarë të etnisë kurde në Turqi, Irak, Iran dhe Siri.
Për dallim nga ajo elitë politike kurde e epokës kur po perendonte Perandoria Osmane, elita aktuale, duke u dëshmuar tejet pragmatike, futi nën kontrollin e saj rajonet e “diskutueshme” me qeverinë qendrore irakiane, ndërkaq në luftë kundër ISIS-it u shndërrua si partneri kryesor i Perednimit. Duke e shndërruar Peshverkën (ushtrinë) e saj në aleaten më besnike të NATOs në rajon, kjo elite u shndërrua në partner dhe faktor real i qendrave vendimmarrëse për dizajnimin e gjeopolitikës së re për rajonin. Kjo elite, gjykon me të drejtë se, tashti është moment historik që të vë në zbatim Referendumin si mekanizëm të demokracisë, për realizimin e ëndrrës shekullore – krijimin e Shtetit Kurd, respektivisht nukleusit të tij.
2. Reagimi i Bagdatit
Bagdadi është shprehur qartë kundër referendumit. Gjykata Supreme, që ka edhe rolin e Gjykaëts Kushtetuese, ka dhënë verdiktin e saj, duke e shpallur Referendumin si antikushtetues, pavarësisht se ai nuk ka efekte juridike. Kryeministri irakian, Haider al-Abadi është shprehur se, referendum rrezikon integritetin e vetë qenies së shteit të irakut, duke ju friguar shkërmoçjes së tij. Bagdadi nuk do ta toleroj krijimin e “Izraelit të dytë në veri të Irakut ”, shprehet për Der Spiegel, nënkryetari i Irakut, Nuri al-Maliki.
Kundër referendumit është shprehur edhe pala Shiite e Irakut. Formacionet e saj ushtarake të Haschd al-Schabi (PMU, madje paralajmruan marrshin drejt Kirkukut, metropolit të naftës në rajon.
Kirkuku është qendra e prodhimit të naftës në rajon, të cilën Peshmerka kurde e kishte marrë nën kontroll, pasi forcat e armatosura irakiane, në vitin 2014, e kishin dorëzuar tek forcat e ISIS-it. Çfardo sulmi nga forcat Shiite për rimarrjen nën kontrollin irakian të Kirkukut, do të thoshte automatikisht rifillim të luftës.
2. Pozicioni i Turqisë dhe Iranit
Në shikim të pare, nëse marrim në considerate prononcimet zyrtare, duket se e gjithë bota është kundër referendumit të kësaj pjese të kurdëve, si shprehje e vetëvendosjes politike! Turqia madje ka ditë që ka filluar manovrat ushtarake në zonat kufitare dhe vringëllon armët, duke paralajmruar shpërthim të gjendjes në rast se referendum do të nxiste kryeqendërn kurde në Irak, Erdbilin, të shpallte pavarësinë e rajonit.
Turqia dhe Irani, duke ju friguar nxitjes së pritshme të kurdëve brenda territorit të tyre, refuzojnë referendumin madje edhe më me forcë! Nëdrkaq në veri të Sirisë, në rajonin kurd, ndërkohë po zhvillohen zgjedhjet lokale dhe po merrë formë struktura e re e njësisë federale kurde.
Të enjten, dy ministrat e jashtëm, ai i Turqisë dhe i Iranit, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, shprehën kundërshtimin e tyre ndaj referendumit. Kjo do të rrezikonte luftën kundër ISIS-it dhe gjithashtu do të provokonte konflikte të reja në të gjithë rajonin, dhanë alarmin ministrant turk dhe iraninan tok, që ne na i kujtojnë deklaratat e diplomaëtve serb dhe atyre të rajonit në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Por, Turqia nuk është ndalur vetëm me deklarata diplomatike. Ajo tashmë ka stacionuar në kufijt e Irakut njësitë tankiste dhe po mbanë ushtrime në shenjë gadishmërie për intervenim. E përditshmja turke „Hürriyet“ raporton se, gadi njëqind automjete të blinduara ushtarake po marrin pjesë në manovrat ushtarake përgjak kufirit me Irakun, që do të zgjasin deri të marten, një ditë pas referendumit. Më tej presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërcnoi tërë rajonin, duke u shprehur se Erbil-i, kryeqendra politike kurde e Irakut verior „ mund të humbas të gjitha përparsitë që aktualsiht i gëzon”.
Erdagoni sillet aktualisht në raport me kurdët , siç silleshin xhonturqit dhe sulltan Hamidi me kryengritësit shqiptarë në prag të pavarësisë. Kushdo që angazhohet për të drejtën për vetëvendosje të kurdëve, për Erdoganin është terrorist! Sipas politikanit dhe shefit të opozitës turke – Partitë e Bllokut nacionalist, Devlet Bahcali, referendumi i kurdëve në Rajonin Autonom Kurd të Irakut për pavarësi, është argument i mjaftueshëm prë Ankaranë që t’i shpallë luftë Erbilit, kështu potencon Agjencia Dogan.
I pa pranueshëm mbetet shteti kurd edhe për Iranin. Edhe kjo është e kuptueshme: logjika shovene dominon tutje në Teheran. Lufta kundër shtetit kurd i bashkon edhe kundërshtarët e deridjeshëm – Ankaranë dhe Teheranin. „Pas deklaratave zyrtare të presidentit turk Erdogan, tashmë është e qartë se, Turqia në bisedë me Shefin e Shtabit të ushtrisë Iraniane (Mohammed Hussein) Bagheri kishin për objekt bashkimin e forcave me Iranin kundër kurdëve”, shprehet për Sputnikun rus (23 shtator) politologu dhe eksperti për Lindje të Afërt, Emad Ashenas.
3. Shteti kurd dhe interesat e Izraelit në rajon
Izraeli mbetet aktualisht i vetmi vend që publikisht shprehet pro orgnizimit të referendumit dhe pro krijimit të shtetit kurd. Kryeministri izraelit , e sheh këtë process si „përpjekje legjitime e popullit kurd për shtet të vetin”. Ky qëndrim i Izraelit ka konotacion të pastër logjik e mirëkuptimi – kurdët janë kundër ekspansionit politik të Iranit në rajon.
Yair Golan, gjenerali izraelit në krye të Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF) për këtë pozicionim gjeostrategjik të Izraelit, arsyeton se, “bazuar në prezencën iraniane në Lindje dhe në angazhimin e tij për destabilizim të rajonit, një shtet stabil dhe solid kurd nuk është ide e keqe”. Në fakt ky shtet rezulton të jetë plotësisht në përputhje me interest afatgjata të Izraelit.
Shteti hebre ka disa dekada që ndjek të ashtuquajturën Strategji periferike dhe po punon në farkimin e aleancave me minoritetet e rajonit. Ka vite që agjensitë izraelite të sigurimit kanë njoftuar se Izraeli në shenjë të ndihmës për liri dhe pavaërsi, këtyre minoriteteve, përfshi edhe kurëdve në veri të Irakut, ju ka ofruar ndihma në armë dhe ekspert.
Shteti që do të kontribuonte në dobi të interesave strategjike dhe të sigurisë së Izraelit do të ishte edhe në dobi të Izraelit. Përveç interesave të karakterit gjeostrategjik, ai do t’i siguronte Izraelit edhe ujin dhe energjinë, shprehet eksperti i kësaj fushe, Ahmed al Sharafi, në një intervistë dhënë Sputnikut (22 shtator). Ndërkaq në intervistën dhënë po kësaj gazette ruse, ish konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Erbil, Aydin Selcen, shprehet se, Izraeli do të jetë shteti i parë që do ta njoh shtetin kurd.
4. Çka i bashkon kurdët me izraelitët dhe shqiptarët?
Lindja e Afërt është në vlugun e ndryshimeve të mëdha. Rezultat i këtij ndryhsimi mund të jetë krijimi i Shtetit Kurd. Shtetet e rajonit, nëse kjo nuk ndodh fill pas 25 shtatorit, duhet të pregaditen dhe pajtohen me faktin se një të ardhme të afërt, do të kenë në fqinjësi shtetin e ri kurd. Është në dorën e tyre pastaj se a do ta njohn apo jo shtetin kurd, por ata do të jenë të shtrënguar ta respektojnë vullnetin politik të popullit kurd.
Ajo çka i lidhë izraelitët me kurdët, ashtu si edhe me shqiptarët, është historia qindravjeçare e mbijetesës, historia e përndjekjes dhe tendencave të fqinjëve imperialistë për zhdukjen e tyre si kombe. Ky trekëndësh kombesh ndër më të vjetrit e pa shtet, që dikur ishin nën Perandorinë Osmane, ndërkaq më pas u lanë nën mëshirën e fqinjëve të tyre (serbëve e grekëve, te rasti i shqiptarëve; arabëve, tek rasti i hebrenjëve dhe turqve e iranianëve, në rastin e kurëdve ), mund të krijojnë fare mirë një trekëndësh të fortë sigurie dhe të mbarështrojnë një aleancë të natyrshme e në plane afatgjata me SHBA-të.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i ka cilësuar kurdët e Irakut para ca ditësh si “të guximshëm, popull properendimor, që ndan me ne vlerat tona”.
I see You’re truly a excellent webmaster.
The website loading velocity is amazing. It sort of feels that you are
doing any unique trick. In addition, the contents are masterpiece.
you have done a wonderful task on this matter!
Similar here: sklep online and also here: Sklep
Good day! Do you know if they make any plugins
to assist with SEO? I’m trying to get my website to rank for some targeted
keywords but I’m not seeing very good gains. If you know of any please
share. Kudos! I saw similar article here: AA List