POETI HAXHI SHABANI NË PANAIRIN E LIBRIT NË TIRANË

Pashtriku.org, 20 nëntor 2017: Libri i zgjedhur me poezi “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” i poetit Haxhi Shabani përurohet në Paniarin e Librit të në Tiranë,që konsiderohet veprimtaria më e madhe dhe më cilësore e këtij lloji ndër shqiptarët.
Botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Malit të Zi, përurohet libri i zgjedhur me poezi i autorit Haxhi Shabani, në Panairin e librit në Tiranë. Libri është një zgjedhje nga tërë krijmtaria e poetit Haxhi Shabani i cili deri më tash ka botuar 4 përmbledhje me poezi: tri në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën malazeze. Ai është përfshirë në përzgjedhje e antologji të ndryshme në shqip dhe në gjuhë të ndryshme.
Redaktor i librit është poeti dhe studiuesi Dimitov Popoviq, kurse recenzentë janë poeti e studiuesi dr. Basri Çapriqi dhe MA Liridona Sinishtaj, e cila ka shkruar edhe parathënien e librit.
Autori i librit, Haxhi Shabani theksoi se përurimi i librit të tij në panairin e Tiranës është një nder për të sepse është panairi që është bërë jo vetëm më i njohuri ndër shqiptarët, por është bërë i njohur edhe në rajon. Ai tha se letërsia shqipe krijohet edhe aktualisht në Ulqin, sepse aty janë rrënjët e para të shkrimit të shqipes. Poeti H. Shabani konkretizoi se krijimtaria e tij e konsideron të nevojshme të integrohet brenda letërsisë shqiptare, por edhe asaj që krijohet brenda Malit të Zi.
Në përurimin e librit “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh”në Panairin e Tiranës, foli redaktori i librit Dimitrov Popoviq, i cili theksoi rëndësinë e botimit të këtij libri, duke e cilësuar poezinë e Haxhi Shabani të bukur. Ai tha se në këtë botim do të gjeni edhe mendimet për poezinë e Shabanit nga poeti i njohur Basri Çapriqi dhe studiuesja Liridona Sinishtaj.
Në këtë përurim morën pjesë një publik i gjerë si poetë, studiues e mësimdhënës nga Tirana, Podgorica, Tetova, Ulqini e Tuzi, si dhe nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Drita” nga Ulqini të cilët në mënyrë të veçantë kishin ardhur nga Ulqini në këtë veprimtari. Të gjithë pjesëmarrësve në përurim poeti Haxhi Shabani u dhuroi nga një libër nga krijimtaria e tij.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura