Berlin, 8 maj 2018: I përfshirë zjarrshëm në debatin identitar – e Skënderbeu është qendra e tij, Kadare thotë: ai nuk luftoi muslimanizmin, por osmanizmin.
Ky shpjegim konkluziv, sado përgjithsisht real, ka një shkitje, një cen e paplotësi të vogël.
Osmanizmi ishte një ideologji, ashtu si kjenë me program, shenjë, kohë e përmasë tjetër, fjala vjen, fashizmi e sovjetizmi i mëhershëm a jugosllavizmi i vonë. I tillë, osmanizmi ishte mbinacional e, që këtej, mashtrues. Ndaj dhe do ishte e njësojtë sikur të thuhej se janë luftuar regjimet e jo pushtimet gjermane, ruse apo, së fundmi, serbiane.
Rrjedhimisht, ai nuk luftoi rendin, sistemin dhe ideologjinë. I pajuar njëj koncepti politik dhe kulture të lirisë, Kryezoti do të luftonte bërthamën: pushtimin dhe kolonializmin turk.
A s’është vërtetë kështu?
Një përvojë e hidhur nga shekulli ikur, provon të argumentojë këtë. Rendet e idetë serbe përftonin emblemash të ndryshme: mbretërore, republikane, komuniste e demokratike (de jure e tillë), por si fill i pakputshëm i zi, substanca koherente e së keqes, pushtimi, mbetej mbi to e përherë.
Ngasje të liga pati që dhe luftën e re të shqiptarëve në Kosovë t’a paraqesin një rebelim fetar kundër serbëve të krishterë (filozofi frëng Henri Lévy) ose, madje, përpjekje avancimi politik lokal. Po si kështu? Kroatët kjenë edhe të krishterë edhe pjesë e doktrinës, sistemit dhe ideologjisë jugosllaviste. E cila ishte kauza e luftës së tyre? Padyshim: jo krishterizmi e as jugosllavizmi, por vullneti për vetëjetesë të lirë kombëtare që çonte në përballje me aksin e betonuar të tyre: hegjemonin serbian.
Një e tillë përzierje e kuptimeve për perandoritë, ideologjitë e pushtimet, në mos kur ngjan e keqqëllimtë (frëngu i sipërcekur, kumbonat serbe…) është, shpesh, një ngatërri që dhimbshëm çorienton.
Postime të Lidhura
JAHIR BEJTA: PËR SHKAK TË DREJTËSISË SË MUNGUAR NGA POLITIKA PËR QYTETARËT E SAJ “NGRITJ E ZËRIT†PROTESTOJ PUBLIKISHT!
Prishtinë, 1 tetor 2019: Shoqata profesonale per deme te luftes ne nivel shteti qe nga data 30.09.2008, eshte…
TEUTA KAMBERI’LLALLA: ABETARJA, LIBRI I SHENJT I NDALUAR PËR NXËNËSIT SHQIPTAR NË MAQEDONI
(Tetovë, 16. 11. 2012) – Lëvizja e Re “Programi Unik Shqiptar”, me qendër në SHBA dhe degët e…
SHEMSI REÇICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (VI)
Pashtriku.org 10 korrik 2018: QEVERIA BUKOSHI DHE LPK-ja E KANË DËMTUAR RËNDË UÇK-në (2) Krerët e LPK-së dhe…
PROF. AGIM ZOGAJ: PROJEKTI KOMBËTAR I VESELIT
Prishtinë, 29 Maj 2020: Zbardhja, dënimi i krimeve serbe – prioritet Kosova, 21 vjet pas përfundimit të luftës,…