Pashtriku.org, 31 maj 2018: Bafti Nexhip Haxhiu ka lindur më 11 qershor 1955 në fshatin Skifteraj (ish Gjylekar) të Vitisë. Ka punuar në Zvicër dhe në pranverën e vitit 1999 iu bashkua radhëve të UêK-së. Përgatitjet psiko -fizike dhe taktiko – ushtarake i kreu në Qendrën Stërvitore të Burrelit (prill – maj 1999). Gjatë Operacionit ‘Shigjeta’ (i shtrirë në tri Drejtime Taktike – DT1, DT2, dhe DT3) e që drejtohej nga Shtabi Operativ i UêK-së në Cahan – Kukës, Bafti N.Haxhiu ishte zëvendëskomandant i kompanisë së dytë (me komandant Isa Ademin nga Kumanova), në njësinë TF-2 në krye me eprorin Fazli Berisha që operonte në Drejtimin Taktik nr.3 (DT3) – Gorozhup… Kur Isa Ademi tërhiqet nga vija e frontit, komandant i Kompanisë së dytë emrohet Agim Muharrem Meha nga Ferizaji. Bafti N.Haxhiu ka rënë dëshmor më 26 maj 1999 në pjesën malore, rrëzë Pashtrikut.
BAFTI HAXHIU NUK ISHTE Z.KOMANDANT KOMPANIE NË “BRIGADËN 128”!
Në përvjetorin e rënjes së dëshmorit Bafti Haxhiu (më 26 maj 2018) në një shkrim me titull “Në përkujtim të dëshmorit Bafti Haxhiu”, përgatitur nga veterani i UÇK-së, Avdi Ibrahimi, dhe i botuar në gazetën elektronike “MekuliPress”, thuhet se Bafti Haxhiu pasi i kreu “stervitjet ushtarake në bazat e Kukësit dhe Burrelit në saje të aftësive organizative-ushtarake emrohet Z.komandant kompanie në Brigadën 128 të UÇK-së që komandohej nga Ruzhdi Saramati… “.
Burrel, 13 maj 1999: Bafti Haxhiu gjatë ceremonisë së betimit në QS të Burrelit
Ky shënim nuk është i vërtetë, për faktin sepse Bafti Haxhiu kurrë s’ka qenë z.komandant kompanie (nuk e thotë i cilës kompani ishte) në Brigadën 128 të UÇK-së, i një brigade që nuk ka ekzistuar gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik. Sipas dokumenteve arkivore (listave të ushtarëve dhe shënimeve tjera të Shtabit të TF-2), Bafti Haxhiu ishte zëvendëskomandant i kompanisë së Dytë, në njësinë TF-2, ndërsa “brigada 128” për të cilën shkruan Avdi Ibrahimi, gjatë operacionit “Shigjeta” ka vepruar si njësi TF-3 (me komandant Ruzhdi Saramatin) në fshatin Pogaj, ndërkaq Avdi Ibrahimi ishte shef i G2 në këtë njësi.
Sipas dokumenteve arkivore, deri më 31 maj 1999, TF-3 i kishte 2 kompani, që ishin stërvitur dhe kishin ardhur nga Qendra Stërvitore e Kalimashit.
– kompania e parë me komandant Shpend Berisha (tashmë dëshmor), zv.komandant Ismet Kyqykun, dhe
– kompania e dytë me komandant Agron Llaushën, zv.komandant Gëzim Berishën,
– Bateria e Artilerisë me komandant Sali Saramatin (tashmë dëshmor), zv.komandant Xhelal Limanin dhe
– Togu i Xhenios me komandant Valbon êollakun (Kjo njësi kishte ardhur nga Fronti i Koshares).
Pas “betejës” së përgjakshme më 31 maj 1999 në Pogaj, ku ranë pesë dëshmorë: Selver B.Mackaj, Sali e Gani Saramati, Shpend Berisha dhe Beran Gashi, si dhe u plagosën disa ushtarë, këto forca u shpartalluan për shkak të mungesës organizative nga shtabi i kësaj njësie (TF-3). Ndërkaq gjatë fazës së riorganizimit nga 7 / 8 qershori 1999 u rikthye një numër i ushtarëve që ishin tërhequr nga fronti!
BAFTI N.HAXHIU HEROI I PARË I PASHTRIKUT!
Në arkivin e shtabit të TF-2, ekziston dosja për tetë dëshmorët e rënë në fushëbetejat e Gorozhupit (maj – qershor 1999):
1. Bafti Nexhip Haxhiu,
2. Sali Halim Zenuni,
3. Aliriza Selman Selmani,
4. Astrit Hekuran Suli,
5. Safet Zeqir Peci,
6. Ejup Kasumi,
7. Xhelal Behlul Sopi dhe
8. Zejnullah Rrahim Zejna.
Në këtë material arkivor, Bafti Haxhiu cilësohet si HEROI i parë i PASHTRIKUT, ndonëse më 26 maj 1999 në bjeshkët e Pashtrikut, saktësisht “Te varri i Pashtrikut” ka rënë dëshmor edhe Florim Rrahim Rushiti – Kingji, i lindur më 2 prill 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës. Florimi ishte ushtar i Njësisë Diverzanto Vëzhguese, TF-0 me komandantin Fadil Raif Zejnullahi dhe zëvendës komandantët, Remzi Sherif Shala dhe Bexhet Bali Kuçi.
***
Në këtë dosje për Bafti Haxhiun thuhet:
“Në tentimin e marrjes (thyerjes) së kufirit të hekurt në krahun e djatht të Pashtrikut dhe anës së majt të Drinit, ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë këta trima:
BAFTI HAXHIU (NEXHIP) i lindur më 11.06.1955 në fshatin Gjylekar të Vitisë. Baftiu ra me 26.05.1999 ditë e mërkur. Ai kryente detyrën e Zavendës Komandantit të Kompanisë II të TF-2. Ai ra në krye të detyrës në luftë ballë për ballë me bandat çetnike.
Baftiu është HEROI i parë i TF-2 në PASHTRIK.”
(…)
Dëshmori Bafti Haxhiu (1955 – 1999)
VARRIMI I DËSHMORËVE NË KOHË LUFTE…!
Për shkak të luftimeve të vazhdueshme në vijat e frontit në Gorozhup, Bafti Haxhiu ‘varroset’ përkohësisht afër vendit të rënjes. Njejt veprohet edhe me tre dëshmorët tjerë, Astrit Sulin, Aliriza Selmanin dhe Sali Zenunin, të rënë më 27 maj 1999, gjatë betejës së përgjakshme për marrjen e karaullës serbe në Gorozhup. Pas luftës ka pasur spekulime të ndryshme me çëllime të këqija se, gjoja kufoma e dëshmorit të kombit, Astrit H.Suli ka rënë në duar të forcave serbe, dhe se trupi i tij i varur për litar është shetitur me helikopter në zonën e Gorozhupit etj.etj!
Sipas dëshmive të bashkluftëtarëve të TF-2-shit, kufomat e Astrit Sulit, Aliriza Selmanit dhe Sali Zenunit, për të mos rënë në duar të forcave serbe, në orët e vona të natës 27/28 maj 1999 tërhiqen me shumë mund e sakrificë nga vendi i rënjes dhe mbulohen përkohësisht në prapavijën e frontit. Ndërsa më 9 qershor 1999 kur bjen intenziteti i luftimeve, me urdhër të Shtabit të TF-2, një tog e kësaj njësie e bënë varrimin e katër dëshmorëve, në pjesën malore të Gorozhupit.
Ndërkaq katër dëshmorët tjerë të Kombit, Safet Peci – Boletini, Ejup T.Kosumi, Xheal B.Sopi dhe Zejnullah Rr.Zejna varrosen në qytetin e Krumës.
Pas përfundimit të luftës, më 18 korrik 1999 zhvarrosen kufomat e dëshmorëve, Bafti Haxhiu dhe Salih Zenuni, dhe me nderime ushtarake varrosen në varrezat e dëshmorëve në Viti. Ndërsa në shtator 1999 bëhet edhe zhvarrimi i kufomave të Astrit Sulit dhe Aliriza Selmanit për t’u varrosur me një cermoni ushtarake në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorët e Kombit!
***
Dokumentar Bafti Haxhiu ,pjesa 1.mpg
Dokumentar Bafti Haxhiu ,pjesa 3.mpg