Prishtinë, 10 shtator 2018: (“Fjalë e mbajtur në konferencën shkencore “40 Vite veprimtari shkencore e krijuese të Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha”)
Duke ju referuar krijimtarisë shkencore të Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, është e njohur se shkrimet e studiuese në fjalë shquhen për vlerën dhe rëndësin që kanë për trajtimin dhe ndriçimin e problemeve të shumta nga historia jonë bashkohore. Në këtë aspekt duke treguar interesim dhe pasion të veqantë për ndriçimin e problemeve të shumta që e karakterizojnë periudhën në fjalë, studiuesja i kushoj kujdes të veçantë edhe kontributit të gruas në Çështjen Kombëtare Shqiptare, duke botuar monografi, punime shkencore, si dhe fejtone kushtuar kësaj çështjeje.
Mesa duket nga shkrimet e sajë, interesimin për të vënë në pah rolin atdhetar të gruas shqiptare e shfaqi pothajse në fillim të karrierës së saj. Falë angazhimit dhe punës së palodhshme, në opusin shkencor të profesoreshës, vetëm për kontributin e gruas, ne sot disponojmë një monografi shkencore: Kontributi atdhetar i Hyrije Hanës”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011, 327 f. dhe 54 punime poshtu shkencore të botuara në revishta shkencore brenda dhe jashtë vendit që disa do i përmendja si:
– “Roli i gruas në lëvizjen kombëtare shqiptare”, Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarë, Prishtinë, 1995;
– “Portreti i nënës së Isa Boletinit”, Isa Boletini dhe koha e tij, Prishtinë, 1998
– “Fëmijëria dhe rinia e Shotë Galicës”, Shotë Galica Heroin e kombit, Prishtinë , 2003;
– “Prezantimi i gruas shqiptare në periudha të ndryshme kohore”, Kosova, nr. 24/25, 2002/2003, 2003;
– Trajtimi i çështjes së gruas shqiptare në revistën ilegale “Kosovarja e Re” (1983-1984), organi informativ i BGK të LRSSHJ-së”, Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike, nr. 38-2008, f. 9-30, Prishtinë 2009;
– Gratë shqiptare për çështjen kombëtare, Revista shkencore, Kosova, nr. 35/36, 2012;
– “Disidentja e parë shqiptare – Musine Kokalari”, Epoka e Re , 10 shkurt , 2007;
– “Anëtarja e devotshme e NDSh-së”, Koha Ditore, 17 shkurt 2007;
– “Përpjekjet për balancë gjinor në dokumentet ndërkombëtare gjatë historisë”, Epoka e Re, 24 shkurt 2007;
– “Gratë në Parlamentin shqiptar gjatë historisë”, Paqja, Viti III, nr. 17, 19 prill 2008, Prishtinë;
– “Angazhimi i grave në jetën politike e vendimmarrëse në Kosovë”, Epoka e Re, 10 maj 2008, Prishtinë;
– “Edhe gratë shqiptare në burgjet jugosllave”, “Epoka e Re”, 18 tetor 2008;
– “Nënëlokja e madhe që rriti trimat e kombit”, Epoka e Re, 17 janar 2009;
– Disidentja e parë shqiptare- Musine Kokalari, Shqiptari, Rumani, 1 janar 2010;
– Disidentja e parë shqiptare- Musine Kokalari, Dielli, Njujork, numri festiv i vitit të Ri-2010;
– Parashqevi Qiriazi, diplomatja e vetme grua në Konferencën e Paqes në Paris (1919), Kosova Sot, 3 dhjetor, 2011;
– Xhevë Krasniqi-Lladrovci-Flakadan i pashuar lirie, Kosova Sot, 16 qershor 2012;
– Ismail Qemali, Pavarësia e Shqipërisë dhe Gruaja Shqiptare, Epoka e Re, 7. 03.2012;
– “Qëndresa e grave të Familjes Jashari”, Epoka e Re, 8-9 mars 2018. e shumë e shumë studime të tjera që temë trajtimi kishin gruan dhe aktivitetin e saj atdhetar.
Jo vetëm kaq për kontributin e gruas ne kemi edhe fejtone të shumta të botuara në shtypin ditor, ku trajtohet kontributi atdhetar i gruas shqiptare në përgjithësi, që nga Pavarësia e Shqipërisë e deri në ditët e sotme.
Ku trajtohen probleme të shumta lidhur me rolin dhe angazhimin e gruas në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, në Lëvizjen Ilegale, si dhe në politikë duke bërë një vështrim për angazhimin e gruas shqiptare në parlamentin shqiptar që nga fillim e deri në ditët e sotme, si dhe për fatin tragjik të shum femrave me të cilat ato përballën në burgjet jugosllave.
Duke hulumtuar në bibliografinë shkencore të profesoreshës kemi hasur në shkrimet që ju kushtohen drejtëpërdrejt figurave të grave si: Shotë Galica, Musine Kokalari, Marie Shllakun, Parashqevi Qiriazin, Hyrije Hanën, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, duke na sjellë të dhëna dhe fakte më interes jo vetëm për jetën dhe veprimtarin e tyre, por edhe për kohën në të cilën jetuan dhe vepruan ato në përgjithësi.
Me shkrimet e saja profesoresha në të njëjtën kohë nuk la anash as kontributin e nënave, grave dhe vajzave të atdhetarve për veprimtarin e të cilëve shkroj për gjatë 40 vjetëve të veprimtariis së saj shkencore. Duke ju referuar këtij fakti profesoresha me shkrimet e saj i kushton kujdes dhe vëmendje të veçantë nënë së atdhetarit Isa Boletinit, pastaj nënës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës, gruas së Mulla Idriz Gjilanit, si dhe shum e shum figursve të tjera, duke shkruar së fundi edhe për kontributin dhe sakrificëv e grave dhe vajzave të familjes Jashari për nder të 20 vjetorit të rënjë së tyre.
Në vazhdën e të dhënave për kontributin e gruas, profesoreshës i takon merita edhe për shkrimet ku trajtohet kontributi i gruas në fushën e arsimit, duke veçuar shkrimet që i kushtohen shkollës së parë shqipe për vasha në Prizren.
Krahas të dhënave të përmendura më lartë, për njohjen e konributit të gruas me mjaft interes është edhe monografia kushtuar Hyrije Hanës, në të cilën është përfshirë kontributi atdhetar i Hyrije Hanës që nga fillimi i veprimtaris e deri më fundin e jetës së saj (2 korrik 2004), duke trajtuar momente të rëndësishme nga veprimtaria atdhetare e Hyrije hanës siç janë: tri burgosjet e saja, jeta ilegale, si dhe jeta e Hyrije Hanës pas vitit 1981. Në fund të librit përfshihen edhe kujtimet e disa personaliteteve që e kishin njohur Hyrije Hanën për së afërmi.
Shikuar realisht, nga sa u tha më lartë rezulton se, studimet e Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha na ofrojnë mundësi që të përceptojmë në përgjithësi të dhënat më rëndësi që ndërlidhen me kontributin e gruas shqiptare të cilat u trajtuan më lartë.
Si rezultat i tërë kësaj, del qart se veprat e studiueses në fjalë përbëjnë një kontribut të veçantë për njohjen, hulumtimin dhe studimin e problemeve të shumta nga periudha bashkohore ngase janë të mbeshtetura në burime arkivore.
***
Dhe krejt në fund nga analiza e veprave të Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, mund të konkludojmë se gjatë veprimtarisë së saj shkencore, 40-vjeçare, falë punës dhe pasionit për shkencën ne sot disponojmë disa vëllime të monografive të cilat na ofrojnë ndihmesë të madhe në studimin dhe trajtimin e problemeve të shumta nga periudha bashkohore, duke na u ofruar një mundësi e mirë për tu thelluar në trajtimin e problemeve specifike nga periudha në fjalë.
Postime të Lidhura
ISMET MAHMUTI: UKSHIN HOTI KOLOS I MENDIMIT POLITIK SHQIPTARË
Pashtriku.org, 16. 05. 2013 – (“Okupatorët provojnë që përmes individit të kontrollojnë masat e gjera…” thotë Ukshin Hoti)…
BIOGRAFIA IME
Paris, Janar 2024 Nga Dr.Mathieu Aref I lindur në Kairo të Egjiptit (më 1 mars 1938, në orën…
BESIM R. CENGU: ESSE KUSHTUAR BESNIK HALLAÇIT
Tiranë, 5 janar 2021: Gjashtë vite më parë, në fillimin e vitit 2014, pata publikuar një esse kushtuar…
DONIKA GËRVALLA: KOSOVA NË GJERMANI SHIHET SI SIMBOL I KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE I KORRUPSIONIT (II)
(Pashtriku.org, 10. 07. 2012) – Sot unë Donika Gërvalla nuk mund të shkoj në Gjermani e të bisedoj…