Durrës, 14 dhjetor 2018: Këtë falenderim për SHBA-në nuk e bëj vetëm unë por të gjithë shqiptarët , për faktin e rolit të jashtzakonshëm dhe vendimtar që kanë luajtuar dhe luajnë SHBA-të në mbështetje të të drejtave kombëtare, të lirisë,të pavarësisë,të shtetndërtimit të shtetit modern dhe për integrimi si të Shqipërisë edhe të Kosovës.
SHBA-kanë meritën kryesore historike për Çlirimin dhe për Pavarësinë e Kosovës dhe në vazhdimësi edhe për njohjet ndërkombëtare të Shtetit të Kosovës; të mbrojtjes që SHBA i bën Kosovës në OKB, në NATO dhe në mbështetjen që i bën SHBA Kosovës për antarësimin e saj në të gjithë organizmat ndërkombëtare.
Ishin SHBA-të të parat ato që e njohën, ishin ato të cilat e ndërkombëtarizuan dhe e mbështetën UÇK-në, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, trashëgimtare e së cilës është Ushtria e Shtetit të sotëm të Kosovës.
Ishin SHBA-të ato të cilat i detyruan shtetet më të fuqishmne të Europës, pikërisht ato prej të cilave një shekull më parë i shkaktuan tragjetinë shqiptarëve, coptimin e trojeve të tyre, dhe pra SHBA-të i detyruan ato që të mblidhen në Konferencën ndërkombëtare për :
Çështjen kombëtare shqiptare, për Kosovën, ku aty për herë të parë në historinë e shqiptarëve u mbajt një konferencë ndërkombëtare për shqiptarët dhe po për herë të parë ku aty ishin edhe përfaqësues të shqiptarëve.
Por edhe tani, kur Kosova ka tashmë Ushtrinë e saj, janë po SHBA-të faktori kryesor i cili paravendosi edhe krijimin e Ushtrisë, të Forcave të Armatosura të Kosovës, përkundër edhe pa marrë parasysh se a e dëshironin një gjë të tillë apo jo edhe shumë shtete të vetë BE-së.
Pra, edhe tani, edhe sot, janë po SHBA –të, ato, të cilat mbështetën edhe transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Shtetit të Kosovës, dhe janë po SHBA ato të cilat do bëjnë edhe furnizimin e pajisjen, modernizimin dhe përgatitjen me standartet me moderne të kësaj ushtrie.
Pra, shqiptarët duhet t’u jenë mirënjohës SHBA-ve , këtij aleati strategjik dhe jetik të shqiptarëve se pa ndihmen dhe pa rolin e tyre nuk mund të parashikohej se si mund të kishte shkuar rrjedha historike e shqiptarëve, pasi shqiptarët kanë qenë gjithnjë të vetëm në pëballje me armiqtë dhe me genocidion serbo-sllavo- grek të cilët kanë pasur edhe mbështetjen jo vetëm të Rusisë por edhe të Europës.
Për shqiptarët është fat i madh historik formimi dhe ekzistenca e SHBA-ve.
Janë po SHBA-të ato të cilat pomovojnë dhe kontribuojnë aq shumë edhe për Drejtësinë shqiptare si në Shqipëri dhe në Kosovë, në luftën kundë krimit dhe korrupsionit, për ndërtimin e shtetit modern me standarte demokratike, ata janë mbështetësit kryesorë strategjik edhe për integrimin e dy shteteve shqiptare për në BE.
Pra, edhe sot në ditën e Ushtrisë së Kosovës duhet që të gjithë shqiptarët t’u dërgojmë SHBA-ve mirënjohjen dhe falenderimin për atë se çfarë ndihme dhe kontributi të jashtëzakonshëm dhe vendimtar që kanë dhënë ato gjithmonë për shqiptarët dhe për Kosovën
Durrës 14 Dhjetor 2018
Postime të Lidhura
HAMENDËSI KOHE …
HAMENDËSI KOHE … Nga Elife Podvorica Jashari “Kur je i sigurtë që ke të drejtë, nuk ke arsye…
SOKOL POGA: VETERANËT E VËRTETË NGA SHQIPËRIA DHE MASHTRUESI SPIRO BUTKA (DOKUMENTE ARKIVORE)
Tiranë, 3 tetor 2018: (Reagim prej Kryetarit të OVL së UêK-së, Tiranë) – Kohët e fundit jemi njohur…
ARIF EJUPI: MINATORËT E TREPÇËS – QENDRA E REZISTENCËS KUNDËR PUSHTIMIT TË KOSOVËS NGA SERBIA
Gjenevë, 02. 03. 2015 – Fillimi i viteve të 80-ta në Kosovë karakterizohet me një situatë jashtëzakonisht të…
PAKOJA E AHTISARIT GJENERATORI I KRIZAVE POLITIKE
PAKOJA E AHTISARIT GJENERATORI I KRIZAVE POLITIKE Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 05. 11. 2022 1. Lista serbe e…