Tiranë, 14 dhjetor 2018: E përshëndes me gëzim miratimin nga Kuvendi i Kosovës Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot më 14 dhjetor 2018, pas 21 vite prej shpërthimit të Luftës Clirimtare të Kosovës, forca kryesore goditëse e së clës ishte Ushtria Clirimtare e Kosovës.
Cdo shqiptar i ndershëm që e do paqen,lirinë, demokracinë, përparimin njerëzor dhe e urren tiraninë, kur dëgjon ose kujton sot emërin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, përnjëherësh dhe vetëvetiu i përfytyrohen si zinxhir ngjarjet e tmershme të periudhës tragjike: 27 nëntor 1997 – 21 qershor 1999, lufta heroike e popullit shqiptar në Kosovë kundër barbarisë Millosheviciane.
Drenica, Dukagjini, Pashtriku, Gollaku, Budakova, Jezerca, Bajgora, Llapi – janë tabllora luftimesh të përgjakshme të një lufte të tmerrshme e të pabarabartë midis një populli të carmatosur e të rrethuar që luftoi heroikisht kundër një armku gjakësor dhjetra herë më të shumtë në numur, njëmijë herë më të armatosur. Këto tabllora sa tragjike aq edhe heroike, formojnë filmin e epopesë së popullit shqiptar i cili na përfytyrohet si një hero i lidhur këmbë e duar që lufton me përbindshin gojë-madh e të pangopur me gjak njeriu, që i është vërsulur atij me thikë ndër dhëmbë dhe urë zjarri ndër duar për ta shfarrosur.
Në ndihmë të popullit shqiptar në Kosovë u sulën me qindra djem e vajza nga të gjitha trevat shqiptare dhe mbarë diaspora jonë kombëtare, që lanë shkollat, punën, familjet dhe kaluan male, lumenj e dete dhe kufirin shqiptaro-shqiptar për t’u reshtuar në rradhët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës për t’i dhënë dorën vëllezërve të një gjaku, viktimë e një shtypjeje shekullore.
Kur kujtojmë Ushtrinë Clirimtare të Kosovës ne na kujtohen heronjtë e vullnetarëve nga shteti amë dhe të gjitha trevat e diaspora shqiptare që shkuan vullnetarë në Kosovë dhe dhanë jetën e tyre për cështjen e popullit shqiptar në Kosovë, për cështjen e bashkimit të kombit tonë, na kujtohen të gjithë heronjtë trima që ranë në atë luftë heroike: Indrit Cara, Tahir Sinani, Halit Coka, Fatmir Doci, Skerdilajd Llagami, Astrit Suli, Hazir Malaj e shumë e shumë të tjerë. Gjaku i heronjve që ranë në radhët e formacioneve të UCK-së krah për krah me vëllezërit e tyre të gjakut në Kosovë dhe me vullnetarët prej Italie, France, Gjermanisë etj, forcoi themelin e ndjenjës së bashkimit kombëtar.
I paharruar qoftë kujtim i tyre! Lavdi të përjetshme dëshmorëve tanë të Kosovës!
Ushtria Clirimtare e Kosovës ishte paraardhësia e Ushtrisë së Sigurisë të Kosovës që u shpall sot prej Kuvendit të Kosovës. Që të mos harrohet ajo Ushtri Clirimtare, shprehim vullnetin dhe dëshirën e gjithë vullnetarëve të asaj lufte dhe amanetin e dëshmorëve nga radhët tona që të gjitha formacionet e Ushtrisë së Sigurisë të Kosovës të marrin emërtimet e dikurshme të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës,se vetëm kështu përjetësohet ajo ushtri famëmadhe! Në të kundër, ajo Luftë dhe ajo Ushtri kanë për t’u harruar.
Lavdi Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë të Sigurisë së Kosovës!
Dilaver Goxhaj
(Shpëtim Golemi)
Tiranë, 14 dhjetor 2018