Prishtinë, 16 shkurt 2019: Kryetari Xhelal Sveçla dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar Driton Selmanaj – për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, ushtrojnë padi ndaj Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në kumtesën për medie z. Sveçla dhe z.Selmanaj shkruajnë:
“Për shkak të pengimit në përmbushjen e detyrës së Komisionit për ndriçimin e rastit të gjashtë shtetasve turq, si udhëheqësit e këtij Komisioni, përkatësisht nga pozitat e kryetarit, Xhelal Sveçla dhe nënkryetarit të komisionit, Driton Selmanaj, të hënën kemi ushtruar një padi në Gjykatën themelore të Prishtinës, departamentin për çështje Administrative.
Padia kërkon ndërmarrjen e masave administrative ndaj Kryesisë së Kuvendit për shkak se ky organ nuk ka lejuar Komisionin që ta përmbushë mandatin e saj ligjor, duke mos lejuar që Komisionit t’i vazhdohet mandati i përcaktuar me ligj.
Pretendimi i Kryesisë se zgjatja e mandatit bëhet vetëm me një kërkesë formale të bërë nga Komisioni brenda afatit 4 mujor, është i paqëndrueshëm meqë Ligji për Hetim Parlamentar, në të gjitha pikat e Nenit 6 njeh një afat prej gjashtë muajsh për tu përmbyllur mandati i një komisioni hetues.
Kërkojmë nga gjykata që ta obligojë Kryesinë e Kuvendit që ta zbatoj Ligjin, domethënë të lejojë vazhdimin e mandatit të Komisionit për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Madje, edhe vetë dokumentet e Zyrës Ligjore të kuvendit njohin afatin gjashtëmujor si afat brenda të cilit një komision hetimor duhet të kryejë punën dhe të dorëzojë në Kuvend një apo më shumë raporte për çështjen e hetuar. Kryesia e Kuvendit ka injoruar përfundimin e vetë Kryesisë se një komision duhet të bëjë kërkesë për zgjatjen e afatit në një periudhë prej gjashtë muajsh. Si komision për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë shtetasve turq kur kemi kërkuar zgjatjen e mandatit të tij, ka qenë në muajin e katërt të formimit tonë, gjë që e bën këtë kërkesë krejtësisht legjitime dhe ligjore.” – përfundon kumtesa.
Postime të Lidhura
BEQIR ELSHANI: TË MOS NËNҪMOHET FEMRA SHQIPTARE, AJO ËSHTË E BARABARTË ME MASHKULLIN
Suedi, 01. 04. 2015 – Vazhdimisht kritikët e mëdhenj i kanë kritikuar botimet e librave të dobët, kështu…
FATMIR BRAJSHORI: JO TELENOVELËS ‘DEMARKACIONI’!
Cyrih, 26 shkurt 2018: („Loja e fëmijëve mali i mbretit!“) E tërë telenovela me emrin “Demarkacioni” ka si…
MURAT KOCI: SI U KATANDISË DRENICA – KJO VATËR E PATRIOTIZMËES?!
Borlänge (Suedi), 24. 01. 2016: Sot në komunën e Skenderajt ka dyfish me shumë xhami se biblioteka, dhjetë…
Xhevat Bislimi: Shoqëria LËVIZJA – Për opinionin vendës e ndërkombëtar dhe për mediat – Deklaratë Politike
Prishtinë, 7 tetor 2020: Përpjekjet dhe projektet për t’ia mohuar të drejtën popullit shqiptar në Kosovë për të…