SKËNDER SADRI KAPITI: HOLOKAUSTI SERB KUNDËR SHQIPTARËVE TË KOSOVËS

Durrës, 15 tetor 2019: Këtë shkrim po e bëj për t’ua sjellë në kujtesë jo vetëm Europës por edhe Kryeministrit të Shqipërisë dhe politikës së Shqipërisë në tërësi që dinë pak, që bëjnë ndoshta edhe sikur nuk e dinë të vërtetën historike të genocidit dhe të holokaustit serb kundër shqiptarëve të Kosovës.
Politika e Tiranës nëse ajo nuk ka ndjesi për atë se çfarë kanë pësuar shqiptarët e Kosovës, apo pse edhe u intereson vetëm interesi i ngushtë personal i tyre ,pushteti e pasuria; dhe nëse nuk e mbrojnë dhe nuk e përkrahin integrimin, konsolidimin e shtetit dhe të pavarësisë së Kosovës, integritetin territorial të saj, bëjnë mirë që të heshtim dhe të mos i bëjnë dëm Kosovës dhe as kombit shqiptar. Po ua kujtoj shkurtimisht holokuaustin serb kundër shqiptarëve si opinionit, mediave, politikës dhe politikanëve të Tiranës që ta shohin si historinë ashtu edhe realitetin në marrëdhëniet shqiptaro-serbe ashtu si realisht që meritojnë të shikohet dhe të mbahet qëndrim i duhur ndaj tyre, e po ashtu por edhe Presidentit të Kosovës H. Thaçi e sejmenëve rreth tij.
Fjala holokaust ka si sinonim të saj fjalët krim, plaçkitje, djegije e rrënim , pastrim etnik dhe genocid të cilat i përdor një shtet dhe një komb i prishur shpirtërisht dhe antihuman si kombi serb për të asimiluar, dëbuar dhe zhdukur etnikisht një komb tjetër.
Të gjitha këto i kanë kryer serbet dhe shteti serb për rreth 150 vitesh kundër shqiptarëve. Holokausti serb kundër shqiptarëve është holokausti i parë europian në historinë e Europës ku një komb si kombi serb, shteti, ushtria, policia, administrata, politika, diplomacia e deri dhe akademia e sidomos Kisha Ortodokse serbe kanë ushtruar kundër shqiptarëve të gjitha format më çnjerëzore të padëgjuara më parë për natyrën njerëzore si: me qindra mijra burra e fëmijë të pa armatosur të vrarë, gjymtuar e therur; me mijra gra të përdhunuara, djeguara e të zhdukura ;pleq të mbytur, me qindra e mijra shtëpi të djegura e fshatra e qytete të rrënuara me qëllim pastrimin etnik të trojeve shqiptare, asimilimin, dëbimin dhe shfarosjen e kombit shqiptar.
Europa nuk kishte pare holokaust deri në kohën kur serbët ndërmorën genocidin, holokaustin kundër shqiptarëve, duke filluar sidomos që nga viti 1878 me pastrimin etnik të mbi 600 fshatrave shqiptare të Toplicës, vrasjen e mbi 80 mijë shqiptarëve, gjymtimin e mijra të tjerëve, përdhunimin e mijra grave si dhe dëbimin e mbi 200 mijë të tjerëve nga trojet e yre.
Holokausti serb mbi shqiptarët kulmoi sidomos në vitet 1912-1913 ku u asgjësua dhe u dëbua nga trojet e tyre më shumë se gjysma e shqiptarëve. Deri në atë kohë Europa, pra, nuk kishte pare, kohë më parë një holokaust të tillë kaq mizor dhe barbar ,ku një komb donte të zhdukte etnikisht një komb tjetër si serbët kundër shqiptarëve.
Përgjegjësinë për këtë genocid e kanë edhe Europa, e cila qëndroi dhe e mbështeti në heshtje por edhe e përkrahu moralisht, politikisht, strategjikisht, sidomos fetarisht, por edhe ushtarakisht me mjete dhe me armë holokaustin serb kundër shqiptarëve.
Holokausti serb kundër shqiptarëve ka arritur kulmin në vitin 1912-1913 kur barbarët serbë vranë rreth 500 mijë shqiptarë të Toplicës, Sanxhakut, Kosovës, pushtuan Shqipërinë e Veriut dhe arritën deri në Durrës.
Holokausti serb kundër shqiptarëve ka vazhduar edhe pas viteve 1912, pas shpalljes dhe pas formimit të shtetit të Shqipërisë, genocid dhe holokaust kundër shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta në Mal të Zi, Maqedoni dhe sidomos kundër atyre të Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe njëqind vjeçare janë vrarë e gjymtuar me mira e mira shqiptarë; janë dëbuar nga trojet shqiptare mbi 500-600 mijë shqiptarë fillimisht në Turqi dhe pastaj nëpër Europë dhe Amerikë. Europa, përkatësisht Franca pas Luftës së Parë Botërore ishte mbështetësja kryesore e vendimtare që Serbia e ripushtoi përsëri Kosovën pas Luftës së Parë Botërore, e cila mori dhe zbatoi reformat antihumane genocidiste kundër shqiptarëve të Kosovës në vazhdën kriminale të vrasjeve, torturimeve, shkatërrimit psikologjok , me reformën agrare dhe me dëbim te organizuar të shqiptarëve nga trojet e tyre. Ky genocid dhe holokaust kundër shqiptarëve vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku në vitet 1944-1949 genocidin serb kundër shqiptarëve e ndihmoi edhe Tirana komuniste, në kontributin e saj në luftën kundër nacionalizmit dhe nacionalisteve kosovar, regjimi partizani Shqipërisë ndihmoi në instalimin e regjimit ushtarako-policor jugusllav në Kosovë si dhe në masakrën e njohur tashmë si masakra e Tivarit ku u zhdukën dhe u asgjësuan fizikisht mbi 4 mijë kosovarë.
Por është e frekët në kujtesën shqiptare edhe shkelja e embargos ndërkombëtare të naftës kundër Serbisë nga pushteti i Partisë Demokratike Shqiptare, duke furnizuar me naftë ushtrinë dhe makinerinë vrastare, kriminale e genocidiale të Milloshevicçit.
Format kriminale genocidiale të përdorura nga Serbia kundër shqiptarëve, bota e qytetëruar, por edhe shqiptarët e Shqipërisë i panë edhe gjatë krimeve dhe genocidit më të fundit, në fund të mijëvjecarit të dytë dhe në fillim të mijëvjecarit të tretë të viteve 1990 -1999, me po ato metoda barbare shtazarake që ka përdorur gjithmonë shteti dhe makineria shtetërore kriminale serbe e cila rrënoi e rrafshoi me qindra e qindra fshatra e qytete, përdhunoi mijra gra, vrau e masakroi mbi 15 mijë shqiptarë dhe dëboi nga Kosova 1 milion shqiptarë, gjysmën e popullsisë.
Pra Kosova dhe shqiptarët e Kosovës janë rast unikal në Europë , populli i së cilës ka pësuar një genocid dhe holokaust serb njëqindvjecar, dhe që akoma Serbia as nuk e njeh , as nuk e pranon dhe as nuk ka kërkuar as falje për genocidin që ka ushtruar kundër shqiptarëve, por përkundrazi luan edhe rolin e viktimës .
Europa e di shumë mirë këtë të vërtetë të rëndë të këtij holokausti , por edhe nuk i pëlqen që ta njohë e ta pranojë , pasi vetë ajo është indirekt dhe ka fajësinë dhe kusuret e saj kundër shqiptarëve.
Është Europa ajo që ia njohu pushtimin dhe pastrimin etnik të trojeve shqiptare Serbisë, sllavëve e tjerë dhe Greqisë; është Europa ajo që coptoi trojet shqiptare dhe lejoi coptimin e tyre dhe dëmtimin, agjësimin, pastrimin etnik me pasoja të rënda për substancën shqiptare, për trojet shqiptare të cilat u rrudhën nga 180 mijë km2 në 28 mijë Shqipëria, dhe në 10 mijë Kosova. Dhe sot është e papranueshme idea e ndarjes së Kosovës, dhe për ata shqiptarë të cilët e përkrahin këtë ide, qe për ta kjo do të ishte mëse tradhëti.
Dhe ajo e cila çudit është p.sh. edhe nje fakt, fakti se si ka mundësi që izraelitët dhe Izraeli , të cilët e kanë pësuar nga holokausti gjatë Luftës së Dytë Botërore , dhe se shqiptarët janë treguar si populli më human që i mbrojti, i strehoi dhe nuk i dorëzoi te nazistët, Izraeli as si mirënjohje nuk e njeh akoma shtetin dhe as pavarësinë e Kosovës?!
Europa edhe sot sillet me dy standarede, duke e përkëdhelur Serbinë pavarësisht se Serbia ka marrëdhënie dhe aleancë strategjike me Kinën dhe Rusinë, Europa më shumë e përkrah Serbinë për integrimine saj në BE se sa Shqipërinë e Kosovën edhe për kundër faktit që ato janë dy shtetet më proeuropiane dhe më proamerikane në botë.
Pra, Europa e cila edhe e shpërbleu holokaustin serb duke i falur asaj troje shqiptare, sot Europa mban larg integrimit dy shtetet shqiptare. Europa i shpërblen edhe dy shkrimtarë, njërin serbin Ivo Andriq, hartuesin e projektit antishqiptar për dëbimin e shqiptarëve të Kosovës dhe për asgjësimin e shtetit shqiptar të Shqipërisë që “çuditërisht” citate prej vepës së të cilit citoi edhe Rryeministri i Shqipërisë E. Rama për “pajtimin shqiptaro-serb”. Europa edhe këtë vit në 2019-tën i jep çmimin Nobel shkrimtarit austriak Peter Handke i cili është simpatizan dhe që ka përkrahur dhe mbështetur genocidin serb mbi shqiptarët të regjimit të Millosheviçit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura