Pashtriku, 4 nëntor 2019: Dashuri pa pasion, marëdhënie pa ereksion: Po bëhet thuaja një muaj kur zgjedhjet e përgjithshme, të parakohshme, përfunduan e që tani , pas numërimeve dhe rinumërimeve, ankesave dhe parashtresave e kemi një pasqyrë më të qartë , edhe të fituesve edhe të jofituesve. Këtë mozaik të rezultateve po e mjegullon koalicioni NISMA-AKR dhe PD duke krijuar një situatë ku ata deklarojnë se e kanë kaluar pragun në ndërkohë që rezultatet preliminare e që duhet të certifikohen nga KQZ-ë e thonë të kundërtën, ky koalicion mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës duke marrë në thua pikërisht në këtë prag . Fitues i padiskutueshëm i këtyre zgjedhjeve është Albin Kurti, i shoqëruar nga LVV, pas së cilës vjen LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe e Aleksandar Vuçiqit në Kosovë. Koalicioni parazgjedhor midis LDK-së dhe LVV-ës dështoi për faktin se LDK-ë, konsideronte se do të jetë pa konukrrencë në këto zgjedhje, natyrisht si fitues prandaj nuk pranonte kurrfarë marrëveshje me LVV ndonëse njëra-tjetrës i shprehnin dashuri platonike , ekskluzivisht për përfitime të pushtetit dhe politike. Sondazhet para zgjedhjeve e nxirrnin LDK-në fituese me 6-7% dallim prandaj , pse të bëjë koalicion parazgjedhorë dhe të pranojë kushte kur, si “fitues“, ju i përcaktoni rregullat e lojës ! Nuk doli të jetë ashtu dhe , përkundër trendit që nuk linte asnjë hapësirë se kush është fitues i këtyre zgjedhjeve , LDK po pretë certifikimin e rezultateve nga KQZ-ë ndonëse e ka të qartë se , sa i përket rezultateve: “pordhi kali në derë të hanit …”prandaj nuk po ngutet në arritjen e një marrëveshjeje që duket të jetë e pashmangshme me LVV . Nëse LVV dhe LDK janë deklaruar për një koalicion apo “dashuri politike“ , nuk e kam të qartë pse tani vonohen për arritjen e kësaj marrëveshjeje ?! Rezultati i zgjedhjeve nuk ka gjasa të ndryshojë në favor të LDK-së sikur që duket se koalicioni NISMA – AKR dhe PD nuk do të mund të përdoret nga LDK si kërcënim për disiplinim të LVV prandaj situata është shumë e qartë. Më heret , LVV dhe LDK kanë qenë në luftë të hapur verbale dhe fizike të cilën , disa zëra oportunistë të LDK-së e arsyetuan se ata që kanë ushtruar dhunë ndaj LDK-së nuk janë më pjesë e LVV por e PSD –së ! Ky arsyetim e sjellë armëpushimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm midis këtare dy subjekteve që “ duan “ dhe duhet ta bëjnë koalicionin dhe , çdo zvarritje në këtë drejtim është e paarsyeshme duke vonuar formimin e institucioneve. Këto dy subjekte politike do t’i kenë , së paku 60 deputetë dhe me përkrahjen e pakicës joserbe mund të sigurojnë 70 vota, mjaftueshëm të bëjnë institucione , më stabile se koalicioni paraprak. “Armiqësia“ midis LVV dhe LDK duhet të pushojë përkundër dallimeve të mëdha , jo vetëm programore. Në fund të fundit , këto parti kanë pasur dallime edhe para zgjedhjeve por janë përcaktuar për një koalicion qeverisës , e që në rastin konkret duhet të vlerësohet si pozitive dhe standard i munguar , me asgjë nuk po pengohet nga opozita, PDK dhe AAK. Është krijuar një mit se pikërisht PDK dhe AAK e duan dështimin e marrëveshjes midis LVV dhe LDK-së për të krijuar matematika tjera qeverisëse e që mendoj se janë krejtësisht të pavërteta . Jam shumë i sigurt se në asnjë rrethanë PDK nuk do të pranojë të bëhet pjesë e pushtetit sepse , me pranimin e shpejtë të rezultateve dhe deklarimin se kalon në opozitë ka dërguar porosi të qarta se do të bëhen përpjekje për konsolidim të partisë , si opozitë konstruktive. Frika nga PDK dhe AAK është vetëm një arsyetim për mungesën e ereksionit qeverisës të një dashurie , pa pasion që ka qenë dhe mbetet ajo midis LVV dhe LDK. LDK , e mësuar se pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve ( nga viti 2004 kurrë nuk ka qenë fituese ) , gjithmonë është bërë pjesë e pushtetit duke e marrë postin e kryeministrit e që është menaxhuar nga PDK . Në këtë kartë po luan edhe tani duke e injoruar faktin se Albinb Kurti dhe LVV do ta kallin Bangladeshin dhe Nepalin e nuk do të lëshojnë pe për postin e kryeministrit . Dhe kanë plotësisht të drejtë ! Të kota janë kërcënimet e Isa Mustafës se , ose do të “ martohen “ me LVV , ose “ virgërinë e shkërdhyer shumë herë më parë “ nuk do ia japin askujt tjetër por se do të shkojnë në zgjedhje të reja apo do të kalojnë në opozitë sikur që bënte dikur Penelopa , gruaja e Odiseut që trillonte njëqindmijë arsye për të refuzuar shkuesit apo hamshorët që donin t’i hipnin , jo se ishte shumë e bukur por se ishte gruaja e Odiseut ! LDK , nëse nuk “ martohet “ me LVV nuk ka alternativë tjetër përveç Kadriut dhe Ramushit . Do të bëhej pjesë e një tresheje ku do të dhunohej pamëshirshëm. Është një e keqe me të cilën po përballet thuaja e gjithë LDK-ë ; nuk duan ta pranojnë të vërtetën se Albin Kurti e ka fituar të drejtën e votës të bëhet kryeminister i Kosovës dhe “ partneritetin “ me LVV , nuk po e marrin si përparësi dhe detyrim të përmbushjes së premtimeve elektorale por se po e përjetojnë si një dhunë që mund të zgjasë një mandat të plotë apo një pjesë të këtij mandati. Nëse Franca dhe Gjermania e kanë tejkaluar armiqësinë shekullore duke e shndërruar në miqësi dhe bashkëpunim , nuk ka asnjë arsye që kështu të mos veprojnë LVV dhe LDK-ë. Kam përshtypjen se në këtë situatë , LVV po duket më pajtuese kurse LDK po tregohet më rigjide . Së paku nëse i referohemi zyrtarëve të lartë të këtyre dy subjekteve politike . Nëse është kjo që po duket dhe po dëgjohet , LVV e ka të padiskutueshëm vetëm postin e kryeministrit kurse LDK , edhe këtë post po e konsideron si të negociueshëm !
Pse po ndodhë kështu : Isa Mustafa e ka menaxhuar me një saktësi mahnitëse mundësinë e ndarjes së LDK-së duke e rifaktorizuar në skenën politike. Po të mos ishin të theksuara kundërshtimet e mëdha brenda LDK-së , sot kjo parti do të ishte fituese e zgjedhjeve. Me fëmijë të lazdruar , asnjë prind nuk mund të ndjehet rehat por , edhe LDK , si çdo prind i pa-përgjegjshëm , është munduar t’i mbulojë dhe arsyetojë çarjet e thella brenda partisë. Po të mos ishte Isa Mustafa , LDK do të ishte duke luftuar për vend të tretë , me AAK-në . Kjo është gjendja momentale , çka do të bëhet në të ardhmen me LDK-në , mbetet të bëhet një analizë pr të cilën unë nuk kam kapacitet të duhur . Isa Mustafa i pajtoi të gjithë , dikend në listë për deputetë , tjetrin kandidat për ndonjë post kryeministror apo ministror dhe shumë premtime tjera në këtë bingo të paskrupullt politike. Tash , Isa Mustafa , në vend se të pajtohet me gjendjen reale dhe të bëjë përpjekje që sa më parë të formohen institucionet , duke lëshuar në ajër ballona provues dhe kondomë me afat të skaduar politikë , po e teston reagimin e LVV . Vetëm në monarkitë janë të trashiguara postet dhe kurrsesi në shtetet dhe vendet demokratike. Duket se Kosova , ndonëse e deklaruar si Republikë Parlamentare , në sjelljet dhe veprimin praktik ka elemente të trashigimisë jomorale dhe të pamerituar. Mbahet mend parapagimi i Enverit për post të ministrit për punë të jashtme që edhe e realizoi. Apo planifikimi i Hashim Thaçit – Shimës për postin e presidentit e që e realizoi pikërisht në saje të përkrahjes së LDK-së dhe disa mercenarëve që fituan poste ambasadorësh apo favore në biznes. Tash , Isa Mustafa po e vlerëson se posti i presidentit qenka mënyra më e mirë për përmbyllje të karrierës politike , me shumë rënie por edhe ngritje. Menjëherë pas kësaj doli Luta duke thënë se si nuk na është kujtuar se ky post është i bekuar për Isa Mustafën . Kështu deklaruan edhe disa ballonë tjerë të blerë në shitoret ; gjithçka 0.1 cent aq sa është edhe vlera e tyre reale. LDK duhet ta urojë LVV dhe Albin Kurtin për fitore dhe postin e kryeministrit dhe me urgjencë të bëjnë marrëveshje politike për formim të institucioneve . Përralla janë zgjedhjet e reja dhe qëndrimi në opozitë; as nuk e do LDK e as nuk e lejojnë “ miqtë “ ndërkombëtarë ! LDK , duke përdorur taktikat e vjetra , është fisnikëruar edhe me “ përkrahje “ të reja, nga “ miqtë” ndërkombëtarë. LDK po luan në kartën se LVV , duke pasur qëndrim të fortë rreth bisedimeve me Serbinë do të hasë në mllefin e ndërkombëtarëve ndaj Albinit e që do të ndikojë që LDK të eklipsohet si bashkëpunëtor i pazëvendsëueshëm . Dhe besoj se nëse luan në këtë kartë , do të digjet shumë , deri sa të bëhet shkrumb e hi. Nuk ka asnjë dyshim se , edhe LVV sikur edhe Albini , do të kalojnë me sukses procesin e zbutjes sepse janë të vetdijshëm për pasojat prandaj , në këto rrethana të reja LDK duhet të jetë partnere e LVV , jo për të realizuar 100% e bisedimeve por për të bërë më të vogla dhe më të menaxhueshme dëmet që i janë bërë më heret Kosovës e që iu ka rënë në hise të nënshkruajnë Albini dhe Isaja.
Po si duhet të veprojë opozita : Ramush Haradinaj bëri mirë që hoqi dorë nga posti i deputetit sepse , në këtë mënyrë do të ketë më shumë kohë të merret me partinë. Realisht AAK më ka zhgënjyer me numrin e votave aq më parë që u bashkëdyzua me PSD-në. PSD mbeti parti që menaxhon me kryeqytetin e Kosovës , Hiroshimën të cilën skajshmërisht e ka shëmtuar duke e shpërfytyruar hajnisht nga identiteti i saj. Po duket se kjo do të jetë veprimi i fundit që e bëjnë , së bashku me oligogarkët mafiozë të ndërtimit . Nuk mund të gjeni sot asnjë rrugë të Prishtinës e që nuk është e dëmtuar nga kamionet e shumta që 24 orë bartin dhe dhe materiale inerte nga lokacionet që i kanë shndërruar në varreza kolektive arkitektonike . Më shumë takoni autobote me betone në rrugët e Prishtinës se vetura të Policisë së Kosovës apo ato të Ndihmës së Parë. Tmerr i papërshkruar , në rrugët e Prishtinës . Ramush Haradinaj dhe AAK duhet ta përkrahin formimin e qeverisë dhe nuk duhet të lejojnë që Lista Serbe ta ketë votën përcaktuese për Kosovën dhe proceset politike .
Edhe Kadri Veseli , veprimin më të mirë do ta bënte nëse largohet nga posti i deputetit dhe të merret me reformimin e partisë , me një kusht nëse i mbijeton vullnetit të Samiut që po e kërkon kokën politike të Kadrisë. Nuk është aspak e preferueshme që nga posti i kryetarit të Kuvendit , të bëheni deputet. Këtë e pati provuar edhe Jakup Krasniqi por se më vonë u përcaktua për postin e që e kishte , me të gjitha beneficionet që i takojnë dhe pa asnjë përgjegjësi reale. Kadri Veseli , pavarësisht se çfarë programi do të kenë koalicioni LVV – LDK , pa asnjë kusht duhet ta votojë këtë qeveri , si veprim teknik duke mos u dëgjuar fare për 100 ditët e para të qeverisjes. Pastaj duhet ta luaj rolin e opozitës , pa asnjë dyshim asaj konstruktive . PDK dhe AAK kanë detyrim moral të jenë konstruktiv sepse edhe vet kanë kontribuar në këtë gjendje që e kemi sot . Madje , përgjegjësia e të gjithë akterëve , hiç këtu LVV është tepër e madhe për t’u tërhequr nën mriz ! Edhe nëse nuk pranojnë , do të detyrohen të pranojnë ! E mira e së mirës është që të bashkëpunojnë në mënyrë që dëmet të jenë sa më të vogla. Jam shumë kureshtar të shoh nëse opozita do ta votojë qeverinë Kurti e që do të ishte edhe një standard demokratik , në të kundërtën do të jenë në kundërshtim me veprimet që i morën menjëherë pasi përfunduan zgjedhjet .
Sa mund të realizohen pritjet : Po të mos ishin bisedimet me Serbinë prioritet dhe kusht i caktuar nga ndërkombëtarët , gjërat do të shkonin më mirë. Kosova ka buxhet social dhe çdo ndihmë materiale nga jashtë do të kushtëzohej me dëgjueshmëri politike. Ky do të jetë Pragu i Nismes për LVV e cila do ta kushtëzojë jetëgjatësinë në skenën politike kosovare. Bisedimet me Serbinë do të jenë parakusht për të gjitha proceset tjera , me gjasë do të prodhojnë efektin domino. Prandaj , shumë votues edhe mund të zhgënjehen për shkak të mospërmbushjes së premtimeve elektorale. Aktualisht , në pozitën më të rëndë është Albin Kurti , i mbërthyer midis Skilës ( premtimeve të dhëna dhe qëndrimit të fortë ) dhe të Haridbes ( kërcënimeve të ndërkombëtarëve dhe mundësisë reale për implementim të këtyre kërcënimeve ) . Albin Kurti do të kryqëzohet sikur Krishti në rrugën e tij të gjatë të Golgotës , deri në përfundim të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë. A do t’i mbijetojë kësaj Golgote , nuk jam aspak i sigurt ! Mirëpo , në variantin më të keq , më mirë është të ju kryqëzojnë të tjerët se ta kryqëzosh veten ! Serbia , e ndihmuar nga ndërkombëtarët dhe një grusht të politikanëve kosovarë , rëndë e ka dëmtuar dhe po e dëmton Kosovën duke imponuar një marrëveshje të dëmshme. Kjo është ajo që mund t’i presë këmbët e veprimit , edhe Albinit por edhe koalicionit qeverisës prandaj edhe pritjet e mia janë të vogla . Nëse gaboj në këtë parashikim , do të bëhet mirë për Kosovën dhe shumë kam dëshirë të gaboj në këtë rast. Mirëpo shenjat janë ndryshe , po luhet një lojë e ndyrë ku askush nuk do të mbetet i papërlyer; sikur ata që i kanë krijuar kushtet e shpërthimit të kanalizimit , me ndyrësira , ashtu edhe ne që për interese të ndryshme kanalizimin e kemi pranuar si të ishte Drini i Bardhë. Gjithmonë na kanë mashtruar ; bëjeni këtë do t’i keni vizat . E bëmë por se na treguan bërrylin . Nuk e kam të qartë pse ne duhet t’i besojmë presidentit Tramp në kohëpn kur më shumë se 60% e amerikanëve nuk i besojnë. Duhet të mos i gënjejmë të tjerët pasi e kemi gënjyer veten se jemi më amerikanë se vet amerikanët. Kurrë nuk mund të bëhemi të tillë , me gjithë servilizmin antologjgik mashtrues që e kemi. Sa më shumë të servilohemi , aq në pak do të na besojnë ! Kosova duhet të bisedojë me Serbinë vetëm duke mbrojtur dhe kërkuar respektimin e integritetit territorial , sovranitetit shtetërorë brenda këtij integriteti , respektimit të fqinjësisë së mirë dhe eliminimit të pretendimeve territoriale. Këto janë parimet bazë që duhet të jenë të panegociueshme kurse , për të gjitha të tjerat duhet të bisedohet !
Deri atëherë , LVV duhet të hjek dorë nga e “ drejta e Sheriatit “ duke bërë ankesë për çdo votë të panumëruar sikur edhe që Luta duhet , më shumë të dëgjojë muzikë relaksuese e jo të shpërndajë kakofoni të tipit : “ edhe po ma kona , edhe nuk po më lenë nana”. Formoni institucionet dhe bashkërisht ndërtojeni murin mbrojtës apo Linjën Mazhino !
4 nëntor 2019 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Postime të Lidhura
SHPEND A.AHMETI: PËRGJIGJE PËR PESË KUSHTET E EDWARD JOSEPH’it
Pashtriku.org, 18. 06. 2013 – (Përgjigje për Edward Joseph) – Ju falënderojmë shumë për letrën dhe këshillën tuaj.…
MË 28 SHKURT GREVË KUNDËR VAKSINIMIT TË DETYRUESHËM PËR STAFIN SHËNDETËSOR NË GJERMANI
MË 28 SHKURT GREVË KUNDËR VAKSINIMIT TË DETYRUESHËM PËR STAFIN SHËNDETËSOR NË GJERMANI Përgatiti: Sheradin Berishja, Pashtriku 16…
NË GJERMANI PATOLOGËT I DHANË INSTITUTIT PAUL EHRLICH NJË AFAT TË SHKURTËR PËR TË NDALUAR VAKSINIMIN E DËMSHËM PËR SHËNDETIN E NJERIUT!
Dy letra për Institutin Paul Ehrlich: NË GJERMANI PATOLOGËT I DHANË INSTITUTIT PAUL EHRLICH NJË AFAT TË SHKURTËR…
BEHXHET SHALA BAJGORA: RULETI RUS I OPOZITËS DHE LOJA E MAKUSHIT E POZITËS!
Prishtinë, 17. 10. 2015: (Ku ka tym, ka edhe flakë) – Kuvendi i Kosovës disi po i ngjanë…