Pashtriku, 24 nëntor 2019: Është iluzore dhe njëkohësisht mashtrim i madh për shqiptarët, të thuhet me plot kuptimin e fjalës se, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran!
– Atëherë çka është Kosova?
– Është republikë e Pakos së Ahtisarit, që ka:
– 95% shqiptarë,
– 3% minoritet serbë e 2 % minoritete jo’serbe,
– 10 komuna etnikisht serbe,
– 44 kisha e manastire serbe si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta,
– 10 vende të rezervuara për deputetët serb në Kuvend e Kosovës,
– 2/3 e shumicës së pakicës serbe në këtë Kuvend.
Pastaj ka:
– pjesëtarë të shërbimeve sekrete të Serbisë, brenda AKI’së,
– pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës,
Pastaj ka:
– postën e Serbisë,
– telekomin e Serbisë,
– bankën e Serbisë,
– spitalet e Sebisë,
– planprogramet e Serbisë në të gjitha nivelet e arsimit serb në këtë republikë ahitisariane,
Pastaj ka:
– partinë ‘listën Srbska’ e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit,
– dhe kjo ‘sërbskë’ udhëheq me 10 komunat etnike serbe, të cilat sipas marrëveshjes Thaçi-Daqiç-Eshton, të arritur më 19 prill 2013, në Bruksel, priten të bashkohen në njësinë autonome etnike serbe të quajtur Asociacion (Zajednicë),
– dhe kjo Zajednicë pritet të ketë, kuvend, kryetar të kuvendit etj.etj!!!
Kjo është Republika e Ahtisarit!
***
Tani shtrohet pyetja:
– Kush mund ta ndryshojë këtë republikë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës?
– mund ta ndryshojë shumica shqiptare!
– Në ç’mënyrë?
– në mënyrë institucionale!
Për ta ndryshuar këtë republikë të Ahtisarit (e cila kurrë nuk ishte aspiratë e shqiptarëve), si punë e parë dhe urgjente e kuvendit dhe qeverisë së re në krye me Albin Kurtin, duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisarit, për t’i hapur kështu rrugë, Republikës së Adem Jasharit, për të cilën janë flijuar historikisht mijëra shqiptarë!
Nëse nuk ndodhë ky ndryshim, atëherë nuk mund të themi se kemi shtet të pavarur dhe sovran, por kemi republikë të Ahtisarit, e cila qeveriset nga Prishtina dhe Beogradi nën mbikëqyrjen e Brukselit…!
***
Nëse s’është kështu me thoni si është ndryshe?!
Postime të Lidhura
MUSTAFA SHTEGËTARI
MUSTAFA SHTEGËTARI! Nga Sheradin Berisha, FB 20.12.2020 – Pashtriku 16.01.2023 Shtegëtari i partive politike, teologu Mustafa Bajrami tashmë…
RRENCAT E PUSHTETIT DHE BREKËLËSHUARIT E OPOZITËS!
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Nuk ka Asociacion , nuk ka Zajebnicë , nuk ka Serbi por…
SAIMIR LOLJA: SHPËTIMI SHQIPTAR I HEBRENJVE DHE USHTARËVE ITALIANË, GJATË LUFTËS II BOTËRORE
Pashtriku, 11 shkurt 2021: Më 30 Janar 2021 në Tv RTSh2 u kujtua „Dita e Holokaustit. Flitet për…
Suada Qorraj: Shkëlzen Gashi reagon për librat e “Projekti i Historisë së Përbashkëtâ€! Frashër Demaj ka masakruar historinë tonë, Masakrën e Reçakut e prezanton si incident
Pashtriku, 3 tetor 2020: Vendi nuk do të ekzistonte dot pa historinë, të kaluarën, të bëmat, popujt e…