Gjermani, 28 nëntor 2019:
NËNTOR I PËRLOTUR
Me lotë po qan nëna në Thumanë,
Në 28 copa, zemra iu nda,
Më dhemb më shumë se vdekja,
Më frigon me shumë se jeta,
tha Nëntori, sot ç’kam parë,
Kjo dridhje e vendit tim,
Shpirtin plagon,
Ai sot mbeti jetim,
me 28 jehona po vajton,
Nëntori trim,
Nuk ke faj ti,
Nëntor, me shekuj rrezatove gëzim,
por sot kemi mort.
Sot Nëntor, jo ti po as Zot,
nuk mund të ndalë këta lotë.
Më 28 dhembje, Shqiponja, lëngon.
Nëna e jonë gurnore humbi fëmië sot,
Çdo dridhje Nëntori
Na forcoi, Osmanliu,
e Serbi, nuk na dorëzoi,
Sot Nëntor,
na rrëmbeu Toka,
gëlltiti jetërat tona.
Na ndihmo Nëntor,
na jep fuqi, ashtu siç din ti.
Ndale, këtë makth, ktheji përsëri!
Nëntori me gëzim e dhembje,
pret Shqipëtarët anë e mbanë,
historia në gurë është shkruar,
vuajtjen ta kemi në ballë.
Vuajtjen në ballë,
Nëntor, vëllau është pranë,
motra është gjallë, akoma.
Një dhembje,
Një komb,
Një luftë,
Një lot,
Sot Nëntor, me 28,
dridhet Shqipëria,
qan me dënesë,
E ndjej…
Nëntor,
sot si çdo herë një gjë nuk ndërroi,
dy krenarja,
më shumë se kurrë sot rroi!
Dhembjen…
bashkoi
Të lutem Nëntor,
qëndro me ne.
Më 28.
Nga larg, shumë larg,
Arbisa Musliu
28 Nëntor 2019, Berlin
______________
– Autorja është studente e sapodiplomuar – Master në Gjermani