PROF.DR.SABILE KEÇMEZI-BASHA: DEKLARATA E SHEFIT TË SHSSH-së, STANISLLAV GËRKOVIQIT, MË 16 KORRIK 1966 (7)

Prishtinë, 18 dhjetor 2019:
2. DEKLARATA E STANISLLAV GËRKOVIQIT
Me kërkesën e komisionit të Komitetit Krahinor të LKS-së për Kosovë e Metohi, dhe në bazë të njohurive që kam unë lidhur me deformimet në Shërbimin e Organeve të Sigurimit Shtetëror japë këtë
DEKLARATË.
V
itet e fundit të shërbimit, respektivisht gati 8 vite kam punuar në Prishtinë, prej të cilave 7 vjet në Sekretariatin e Punëve të Brendshme dhe zyrën e Sekretariatit Krahinor në Prishtinë. Për këtë kohë si unë ashtu edhe shërbimi të cilinë e kam udhëhequr ka bërë shumë gabime, të cilat nganjëherë edhe unë i kam vërejtur. Këto gabime zakonisht dilnin nga mënyra e punës së shërbimit, i cili në të vërtet ishte shumë i zgjeruar dhe kishte pretendime që sa më shumë të ketë të dhëna si për veprimtarit armiqësore po ashtu edhe për lëvizjet dhe disponimin në masat e gjëra, pa marr parasysh se a janë në aspektin pozitiv apo negativ. Këtë qëndrim më shumë e ka nxitur lidhja e jonë vertikale dhe këto qëndrime janë kuptuar ndryshe edhe si obligim ndaj institucionit më të lartë. E tërë kjo ka krijuar në radhët tona një atmosferë të caktuar. Thjesht që ne duhet të dimë gjithçka, dhe ky interesimi i jonë ka krijuar edhe një raport me të tjerët me të cilët ishim në kontakt me personat nga të cilët i merrnim informatat. Kjo edhe iu ka dhënë mundësi një numri të caktuar të nëpunësve që autorizimet e tyre i kalonin dhe vinin në konflikt me njerëzit ne terren apo me ndonjë organizatë, megjithëse edhe në këtë drejtim jemi interesua.

Kur është fjala tek çështjet konkrete, të cilat edhe janë shikua si devijime në shërbim, por me qëndrimet e Plenumit të IV të KQ të LKJ-së, dua ti theksoi disa nga ato:
Zyrat e përgjimit
Para një viti e gjysmë më herët edhe tek ne është formuar shërbimi teknik për përgjimin e njerëzve. Vetë e dijë se numri më i madh i lidhjeve për përgjim është kryer nëpër mes të postës qendrore, dhe realisht kjo është shfrytëzuar më së shumti. Veç kësaj, e dijë se aparatura për përgjim është vendosur edhe në hotelin “Bozhur”. Kur bëhet fjalë për aparatet për përgjim që shkonin nëpër mes të postës. Kryesisht janë orientuar për përgjimin e bisedave të personave për të cilët ne ishim të interesuar për aktivitetin e tyre në veprimtarit armiqësore. Vet nuk kisha ditur t’iu tregoi se sa përgjime kemi kryer, se për këtë askush nuk më ka pyetur dhe për këtë askujt nuk i kam dhënë leje, përveç në një bisedë kur ishte fjala për disertacionin e Dr. Mark Krasniqit dhe për qëndrimin e tij ndaj kritikave nga ana e Katamirit, e kam ditur se ai po përgjohet dhe diçka më është thënë për reagimin e tij, por unë asgjë nuk kam vërejtur. Për raste të tjera sigurisht se do të dinte më mirë të thoshte naçallniku i UDB-ës në Komunën e Prishtinës. Sepse kjo kryesisht është iniciuar nga kërkesa e tij. Sa e di unë për tërë këtë duhet të ekzistoj edhe dokumentacioni, sepse ky udhëzim ka qenë shumë i besueshëm, bile në këtë edhe është thënë se kush, kur dhe sido të lejohet. Kur është fjala tek aparatet e përgjimit që janë vënë në hotelin “Kosovski bozhur”, për këtë jam informuar kur është kryer montimi i tyre, atëherë kur edhe hoteli është hapur. Këto mjete teknike vetëm ishin lëshua në punë. Këto mjete teknike janë vu kryesisht për me përgjua qytetarët e huaj, edhe pse këtu shumë shpesh janë kthyer edhe njerëzit të cilët kishin fillua punë të ndryshme në ndërmarrje e objekte në krahinë. E dijë se ka dokumente për përgjimin e qytetarëve të huaj, por kur është fjala për përgjimin e qytetarëve tonë nuk kam njohuri që dikush i ka dëgjuar. Se sa dhoma kanë qenë me përgjues dhe cilat kanë qenë nuk e di, vetëm se e di se në cilën dhomë ka qenë aparati nga e cila janë përgjuar dhomat.
Kur është fjala për kuadrin udhëheqës, si ato në nivelin krahinor apo në nivelin e komiteteve komunale, nuk dijë asnjë shembull se dikush nga ata shokë është përgjuar.
Dosjet ndaj kuadrit politik e të tjerëve…
Shërbimi i Sigurimit të Shtetit, në sistemin e tij e ka praktikuar që për veprimtari armiqësore të individëve apo grupeve kanë formuar dosje. Këto dosje kanë qenë ose për qëndrimet e tyre gjatë kohës së LDB, ose pas luftës, ose për veprimtarin e tyre të drejtpërdrejt armiqësore. Nuk mund të dijë dhe të them se a ka shembuj nga radhët e udhëheqësve që është marr në përgjim. Megjithatë besoi që ka raste që në hetuesit e ndryshme apo në dosjet e ndryshme përmendet ndonjë udhëheqës, e sidomos gjatë periudhës së IB-ës. Me sa di unë, të gjitha këto janë në dokumente me të cilat disponon ky shërbim, edhe pse aktivisht nuk janë të shfrytëzuara. E di se një numër i madh i këtij arkivi është asgjësuar si i papërdorur, dhe në çfarë mase është kryer këtë nuk di t’iu paraqes.
Materialet komprometuese si kushtëzim
Materialet e komprometuara, nga koha e luftës, kur është fjala për të dhëna të tilla, edhe ato janë në arkiv, sidomos kur janë në pyetje personat të cilët kanë qenë aktiv në forumet e ndryshme politike gjatë kohës së luftës, formacioneve të ndryshme armiqësore, spiun dhe që janë marr me veprimtari të ndryshme armiqësore.
Ata ishin edhe objekt i interesimeve tona për një kohë të gjatë, megjithatë në kohët e fundit, shërbimi vëmendjen e kishte kryesisht tek ata persona që edhe tani u paraqitën si armiq. Diçka të caktuar nuk mundem t’iu them për kohën e kaluar, por këtë interval të fundit, nuk më kujtohet që ka pas ndonjë shembull të përdoret dhe ndonjë organizate ti paraqitet si element komprometues. Në arkivin tonë ka një numër të madh fotografish nga periudha e luftës, por ato nuk janë të sistemuara dhe të rregulluara, bile as nuk kanë qenë këto vitet e fundit objekt i interesimeve tona. Grumbullimi i fotografive ose e ndonjë dëshmie tjetër komprometuese për personat udhëheqës apo të qytetarëve me qëndrime të ndershme nuk ka pasur dhe as shërbimi nuk është marr me punë të tilla.
Përcjellja e njerëzve në pozita
Njëra nga detyrat e shërbimit ka qenë edhe kjo që në situata të caktuara, në raste dhe në vende të caktuara, që ti ruajmë dhe ti sigurojmë udhëheqësit tonë politik. Në këtë drejtim, bile në një mënyrë kishim ngritur një lloj sistemi. E dijë se në krahinën tonë përveç disa udhëheqësve të veçantë të cilët vinin nga jashtë, më së shumti kanë qenë të siguruar shokët Dushan Mugosha, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, dhe shokë të tjerë në tubimet e mëdha. I mendimit jam se sigurimi e kishte edhe qëllimin e vet, por edhe nga në mënyrë recidive është kërkuar. Megjithatë nuk dijë të them ndonjë shembull i cili do të fliste që ky sistem ka siguruar për qëllime të kundërta. Por, nuk dijë ndonjë shembull qe sigurimi ka angazhuar njerëz për përcjelljen dhe përgjimin e tyre. Poqese ka ndonjë shembull kjo ka ndodhur atëherë pa lejen e mbikëqyrësit, dhe këtë e ka bërë ndonjë person i pandërgjegjshëm.
Ne jepnim “viza” për caktimin e njerëzve në pozita
Interesimet tona për vendosjen e personelit në vende udhëheqëse apo në vende tjera pune. Pasi që vitet e fundit të punës i kam kalua në Prishtinë, do të përqendrohem në këtë periudhë, se kjo pjesë e jetës më është më e freskët. Unë personalisht nuk kam ndonjë shembull, se diku jashtë komitetit kam marr pjesë në ndërrimet kadrovike. Unë personalisht nuk kam ndonjë shembull se dikë prej bashkëpunëtorëve të mi, respektivisht të nëpunësve, iu kam dhënë këso udhëzime, se si të vejë atë në këtë vend e tjetrin atje. Për 7 vjet shërbim në Prishtinë si anëtar i komitetit të rrethit apo i komunës, këso problemesh me iniciativë të komitetit i kam zgjidhur në forum dhe kurrë me iniciativën time, dhe kurrë e asnjëherë me ndonjë propozim timin. Kjo, sigurisht për arsye se forumet e interesuara të organizatave të caktuara këto çështje kryesisht i inicionin nëpër mes të komiteteve. Edhe pse komitetet i përcillnin çështjet kadrovike, shokët që në atë kohë ishin në të ose udhëheqshin me to, sigurisht se për këtë drejtim munden të thonë më tepër për përzierjen time apo interesimin tim. Kam një shembull të veçantë për të cilën mund të thuhej diçka për përzierjen time aty. Më kujtohet kur u zgjodh kryetari i Lidhjes Socialiste të komunës së Prishtinës, shoku Lluka më pyeti, ndoshta edhe atë sipërfaqësisht, për Abdullah Jusufin, a do të ishte ai i Përshtatshëm për kryetar të LS në komunë. Edhe pse më kishte pyetur e pash të arsyeshme që të jepja përgjigje, dhe në këtë drejtim u përgjigja pozitivisht. Nuk më kujtohen ndonjë shembull ku më është tërheq vërejtja si njeri në të cilat përzihem aty ku nuk e kam vendin.
Anëtarët e SHSSH zbulonim armiq edhe aty ku nuk kishte
Në këtë periudhë ka pasur një numër të konsideruar të burgosjeve, si të grupeve po ashtu edhe të individëve, por do të thosha diçka lidhur me metodat e koordinimit që kemi pasur me komitetin. Sa më kujtohet kur vet e kam parë dhe jam bindur se situata është verifikuar dhe është e saktë, se bëhet fjalë për grupin apo individin të cilët veprojnë armiqësisht rregullisht e kam informuar komitetin në emrin e sekretarit të komitetit. Mua nuk më kujtohet që ka pasur raste të realizimit të ndonjë grupi apo të ndonjë individi që komiteti nuk ka qenë i informuar. Ka pasur raste kur jo vetëm i kam informuar por në mënyrë direkt edhe dosjet e hetuesisë iu kam dhënë për ti analizuar se kam dashur që ti kem mendimet e tyre edhe në procesin e mëtutjeshëm. Më kujtohet ngjarja më e afërt kur kemi zbuluar një grup nxënësish në Prizren, e cila është dashur që të shndërrohet në një organizatë serioze armiqësore. Në bisedë me udhëheqësit e sekretariatit komunal kam propozuar dhe kam insistuar që të bashkëpunojmë me komitetin komunal. Kur për herë të dytë kam rënë në kontakt me shokët e sekretariatit komunal përveç tjerash më kanë thënë se çdo gjë është rregullua me shokët e komitetit dhe me komunistët e shkollës së Prizrenit. Ka pasur raste të veçanta të arrestimit, kur nuk kemi pasur këso koordinime, por kjo ka ndodhur për arsye se kemi llogaritur se kjo edhe nuk është shumë e rëndësishme.
SHSSH shumë herë i kalonte kompetencat e veta
Ka një numër të konsideruar të shembujve ku shërbimi i ynë ka ndërhy dhe i ka kalua kufijtë e autorizimit. Ky lloj i devijimeve është i rëndësishëm nga se është një lloj i kontrollimit dhe i informimit e nganjëherë është udhëhequr nga persona jo profesional dhe jo të përgatitur. Duke e shfrytëzuar këtë dyfytyrësi për informim shpesh ka ndodhë që individët që kanë punuar edhe jashtë shërbimit tonë, kanë ndikuar me mendimet e tyre në shërbim. Kjo në mënyrë indirekte ka ndikuar në përzierjen në punë të huaja për të cilat ka pasur edhe vërejtje si nga individët po ashtu edhe nga kolektivet. Por, kur bëhet fjalë për sistemin , duhet thënë se kjo është iniciua nga forumet më të larta, dhe ne të gjitha i kemi pranua si obligative. Ka pasur raste kur edhe ne vet i kemi vërejtur se nuk është dashur të jetë objekt i interesimit tonë, por pasi se askund nuk është shkruar me ndonjë rregullore apo udhëzim, jemi shtrënguar që publikisht mos ti komentojmë. Më kujtohet se nga ne janë kërkuar informata për gjendjen në arsim, në fakultete, si komentohen disa masa të ndërmarra, si asht komentua kongresi i VIII. Ka pasur kësisoj por edhe interesime të tjera por këto ishin të fundit dhe më të freskëtat që më kujtohen. Më kujtohet se i kemi analizuar raportet në mes të pakicave nacionale, si po manifestohet shovinizmi, në çfarë mase manifestohet, çfarë masa krejt janë marr, çfarë kemi bërë ne në atë drejtim si organe të ndjekjes etj. Por, kur bëhet fjalë për dhënien e mendimit tonë lidhur me punën e forumeve të caktuara, pa marrë parasysh se a ishin të pushtetit popullor apo të organizatave të tjera, nuk dijë se a ka ndonjë shembull.
Ne radhët e SHSSH rekrutoheshin njerëzit më të kompromentuar
Më herët shërbimi, për 5 apo 10 vjet më shumë iu ka ofrua të dhëna për individët dhe këtë më së shpeshti me kërkesën e të tjerëve. Kështu që ne i kemi verifikuar personat që i rekrutonim për njësit kufitare, për gardën, pastaj për ndërmarrje të ndryshme, për fakultete dhe për vende tjera të punës. Çka është e vërteta kjo tani është zvogëluar shumë, por megjithatë krejtësisht nuk është ndërprerë. E kjo i ka pengua shërbimit dhe sigurisht edhe të tjerave, se krejt shërbimi ka pas një kriter dhe ka mundur edhe negativisht të veproi me rastin e vendimmarrjes.
Nga lartë kërkohej që UDB-ashët, të jepnin vlerësime për anëtarët e Komitetit Krahinor
Kur me zgjedhjet e reja e të fundit për zgjedhjen e Komitetit Krahinor, një apo dy ditë para konferencës, kam marr një zarf të mbyllur me emrat e anëtarëve të ardhshëm të komitetit, me kërkesën që të japi mendimin se a është dikush nga të propozuarit që nuk i plotëson kushte për anëtar në këtë forum. Pranimi i një letre të këtillë më ka befasuar, mu duk se nuk iu përshtatë lëvizjeve shoqërore, andaj sipas vlerësimit tim për tërë këtë punë verifikimi erdha në përfundim që ta konsultoi shokun Miça, shokun Shaban dhe shokun Rajko, me një mënyrë që t’i iku rrezikut që dikush tjetër të mos dijë për këtë verifikim. Me sa më kujtohet, dikujt nga këta shokë nga komiteti në një bisedë joformale ashtu privatisht i kam thënë, se ky gjest më është i pazakonshëm. Unë për 8 vite kam qenë anëtar i komitetit të rrethit, i komitetit komunal dhe i atij krahinor, por nuk kam asnjë shembull që dikush nga unë ka kërkua për dikë që të verifikohet. Ndoshta nuk i kanë dhënë rëndësi derisa unë kam qenë në komitetin e rrethit e komunal, se në forum dhe për këto gjëra më së shpeshti kam qenë edhe unë i pranishëm.
SHSSH me qëllime të caktuara bënte lëshime ndaj funksionarëve shqiptare
Para dy viteve me sa më kujtohet, me rastin e zbulimit të veprimtarisë armiqësore të një grupi të të rinjve-të shkollave të mesme, në atë grup kemi hasur edhe emrin e djalit të Fadil Hoxhës. Me rastin e dokumentimit të aktivitetit u vërtetua se djali i Fadilit ka ditur për këtë veprimtari dhe në një masë të caktuar edhe ai ka marr pjesë në të. Këtë grup nuk e kemi ndjekur, me sa më kujtohet as penalisht, dhe marrëveshja ishte që për tërë këtë ta lajmërojmë shokun Fadil. Në bisedë me Miqen më tha se ai për tërë këtë e kishte informuar shokun Fadil dhe se atëherë shoku Fadil shumë keq u ndje për këtë, dhe kishte thënë “Shumë më lehtë më kishte ardhur të më kishit lajmëruar se ka vdekur”.
Deformimet gjate kohës se Aksionit te Armeve
Kur ky aksion është ndërmarr kam qenë naqellnik i sekretariatit të rrethit në Gjilan. Ky rajon i fundit është përfshi në këtë aksion të armëve. Duke i parë punët në rrethet, mendoi se ne kemi qenë më të kujdesshëm dhe më taktik. Megjithatë ka pasur gabime edhe tek ne, dhe lidhur me të kemi diskutua edhe në komitetin e rrethit lidhur me të. Në një mbledhje të tillë, në fazën përfundimtare, komitetit të rrethit i kam paraqitur referatin. Komiteti kishte dhënë vlerësimin për të. Kur është fjala për vlerësimin politik, dhe a ka dhënë shërbimi i ynë Sigurimi i shtetit a ka dhënë ndonjë vlerësim politik dhe a i ka dërgua atë organeve më të larta, nuk më kujtohet përveç, poqese nuk janë marr informatat e rregullta, të cilat kryesisht e kanë pasur për detyrë që ti regjistrojnë numrin e armëve të zbuluara, llojin e armës dhe të dhëna tjera, të cilat kanë qenë të rëndësishme për këtë lloj informimi. Unë mendoi se në çdo sekretariat të tanishëm mund të gjinden informatat në formë të dokumentit, dhe në të munden të gjinden edhe emrat.
Angazhimi i personave për punë në rrjetin e sigurimit shtetëror.
Tek formimi i këtij rrjeti shërbimi ka krijuar sistem. Regrutimi është kryer në raste të shumta në baza patriotike (tek serbët), a më pak në numër në baza të materialit komprometues. Në ditët e para, derisa ishim ende të pamësuar, ka dominuar momenti i patriotizmit dhe se në radhët e rrjetit shumë shpesh ka pasur edhe anëtar të lidhjes komuniste. Më vonë nga ata ka pasur shumë më pak, por edhe sot ka ende. Çdo rast i bashkëpunimit aktiv me neve ka qenë i regjistruar në librat tona, kështu që kontrollimi i tyre në çdo kohë është i mundur. Personat e tillë në çdo mënyrë kanë dhënë betimin për punë me shkrim dhe ajo mund të gjendet në arkiv. Sot kjo më pak praktikohet, veç disa rasteve kur punëtoret tanë nuk janë liruar ende nga ky shabllon. Pa marr parasysh bashkëpunimin për të cilën fola më herët, kemi shfrytëzuar njerëzit edhe të disponuar armiqësisht, bile kemi rënë në kontakt edhe me ballistët, ka pasur raste kur për shumë shërbime të kryera ne si shpërblim iu kemi lënë që ti mbanin armët. Rregullisht i kemi këshilluar që këto me i mbajt në fshehtësi, që kjo më vonë mos të keqpërdoret, por ka pasur raste kur disa nga ata na kanë komprometuar dhe na kanë krijuar komplikime. Në disa raste ne edhe jemi distancuar nga këta bashkëpunëtor. Ashpër kemi reaguar në veprimet e tyre. Ju kemi marr armët pa marr parasysh se sa na kishin ndihmuar duke mos lejuar që edhe më tutje të na komprometonin si neve ashtu edhe sistemin politik. Por në anën tjetër ka përsëri aso raste kur edhe pse na komprometonin ne nuk ndërmerrnim asgjë dhe tipat e tillë në vendin ku jetonin silleshin si kapadai.
Në Kosovë çdo gjë verifikohej dhe çdo person hulumtohej në detaje
Në rastet kur merrnim pjesë në solemnitetet shtetërore, festat e të rinjve por edhe në solemnitete tjera kur u deshtë që të zgjidhnim delegacionet për të vizituar shokun Tito, nga shërbimi i jonë është kërkua që të verifikojmë çdo person. Sigurisht se u kërkonte që personat e dyshimtë të mos marrin pjesë në solemnitete, andaj ne ishim të obliguar që ti përcillnim të dhënat.
Për çdo gjë informoheshin organet e republikës dhe ato qendrore
Në raportet që i dërgonim republikës, më kujtohet se vitin e kaluar kemi shkruar një raport të gjerë, kështu që në të ka pasur të dhëna për të gjitha lëvizjet shoqërore. Kur e kam marr këtë detyrë, mua më është thënë se kjo po përgatite për KQ. Dhe mu për këtë duhet të jetë më i detajuar, sa më konkret dhe të jemi sa më të përgjegjshëm në këtë punë. Kopja e këtij materiali gjendet tek ne në analitikë.
16 korrik, 1966, Prishtinë
Deklaratën e dha Stanisllav Gërkoviqi
VIJON…
___________________
PROF.DR.SABILE KEÒªMEZI-BASHA: PJESË NGA PROCESVERBALI I BISEDËS SË KOMISIONIT TË SEKRETARIATIT TË KOMITETIT KRAHINOR ME SHOKUN MIQA MIJUSHKOVIQIN, I MBAJTUR ME 27 SHTATOR 1966 (6)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9386

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura