SHERADIN BERISHA: E KEQJA QË NUK DUHET TË TRIUMFOJË

Pashtriku, 12 janar 2020: Në politikë ndryshimi është proces i zhvillimit! Kush s’e pranon zhvillimin ka pranuar stagnimin! Në këtë kuptim mendoj se, nuk duhet ta pranojmë stagnimin, por zhvillimin, i cili sjellë natyrshëm ndryshimin! “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”, kishte thënë gjenerali francez, Napoleon Bonaparte, (1769-1821).
Ndërkaq shkrimtari i shquar spanjoll, Miguel de Servantes, (1547-1616) thoshte: “Nuk është punë që të nderon, t’ia hedhësh atij që të beson”!
Prandaj “e keqja triumfon, falë njerëzve të mirë që mashtron”, ka thënë ekonomisti dhe sociologu francez, Pierre-Joseph Proudhon, (1809-1865).
***
Sot më shumë se kurrë politikanët (fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019) që zotohen për ndryshim (në planin e brendshëm), duhet ta mbajnë fjalën dhe kështu të mbesin të nderuar, ndërsa populli të mos ndihet i mashtruar! Sepse vazhdon t’u beson që e keqja 20 vjeçare e politikës në Kosovë të mos triumfojë!
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura