Pashtriku, 28 shkurt 2020: Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hedhur menjëherë poshtë propozimin e mbrëmshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.
Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se SHBA-të nuk i mbështesin masat gjysmake të Kurtit, por duan heqjen e plotë të taksës.
Këto zhvillime i ka komentuar edhe gazetari i njohur britanik, Tim Judah, se oërderisa Kurti e ka kundërshtuar ekipin e ambasadorit Grenell, në anën tjetër i dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimore, Mathew Palmer po qëndron i heshtur.
Sipas Judah Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e thonë publikisht por mendojnë se Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Hashim Thaçin, fuqia e të cilit ka rënë.
“Moment interesant. Kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar skuadrën e Richard Grenellit, ndërsa ekipi i dytë i SHBA-së, Palmers po heshtin. Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e thonë publikisht por mendojnë se Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Hashim Thaçin, fuqia e të cilit ka rënë. Çfarë tjetër Kosovë”, shkruan Judah.
Postime të Lidhura
PROF.DR.FLORIM ISUFI&PROF.DR.SHPEJTIM BULLIQI: MATJA/LLOGARITJA E TERRITORIT TË MALIT TË ZI SI FAKT I DEMARKIMIT TË KUFIRIT ME KOSOVËN
Prishtinë, 24. 02. 2017: “Hulumtimi nuk ka asgjë personale me qarqet politike dhe profesionale, por vetëm si dëshmi…
ALBIN KURTI I INKURAJONË QYTETARËT TË VAKSINOHEN (MË 29 MARS 2020)
Nga Arkivi i FB, më 29 mars 2020 Në një vjetorin e vaksinimit të Albin Kurtit! ALBIN KURTI…
DEKLARATË E PAHIR …
Nga Rexhep Kasumaj , Berlin Maj, 2023 DEKLARATË E PAHIR… Kush jam unë me vendos..? Ky ishte mbarimi…
SADRI RAMABAJA: KOHA PËR POLITIKA TË QARTA
Prishtinë, 20. 06. 2014 – Po vijnë çastet që edhe Kosova të formulojë në rrafshin teorik e të…