Pashtriku, 19 mars 2020: Në Kosovë, nuk është COVID’19 pandemi kronike (afatgjate) sepse një ditë ky virus do të mposhtet, por është pandemia virale, e nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar COVID’HASHIMI&CO, që duhet ndalur! Pa e mundur këtë virus kriminal, nuk mund të kemi as shtet e as pushtet normal!
***
Një vit më parë (më 19 mars 2019) në rrjetin tim facebook, për këtë VIRUS kam shkruar!
SEKTORI PUBLIK SI KORPORATË E FAMILJES THAêI!
Evgjeni Thaçi, vajza e Gani Thaçit dhe mbesa e presidentit Hashim Thaçi (aktualisht Deputete e PDK’së në Kuvendin e Kosovës) pasi ka punësuar bashkëshortin e saj (Lulzimin) në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), ka punësuar edhe tre tezakët e saj në PTK, RTK dhe Byro të Sigurimeve!!!
Ky trend i keqpërdorimit të pushtetit nuk ndalet pa e ndryshuar strukturen ne sistemin e sektorit publik, të ndërtuar nga krerët partiak e shetëror për interesa të tyre!