Durrës, 24 Prill 2020: UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Lufta Çlirimtare e saj është faqja më e lavdishme në Historinë tonë Kombëtare që ju kundërvu me guxim dhe vetmohim makinerisë ushtarake dhe genocidit barbar serb për çlirimin njëherë e përgjithmonë të Kosovës prej kolonizatorit sllavo-serb.
UÇK, Lufta e drejtë e saj për çlirim kombëtar është vepra më heroike e popullit tonë, është UÇK-ja dhe lufta e saj ajo e cila e ndërkombëtarizoi si kurrë më parë Çështjen kombëtare shqiptare në arenën botërore.
UÇK është ajo e cila i detyroi Fuqitë më të Mëdha të Botës, edhe ato të cilat i kishin coptuar padrejtësisht trojet Shqiptare në Vitin 1913, që të mblidhen në një konferencë ndërkombëtare, në atë të Rambujesë, posaçërisht për Çështjen shqiptare; dhe ishte kryesisht Lufta e UÇK-së ajo që mundësoi që për herë të parë në një Konferencë të përmasave të tilla Ndërkombëtare që të jenë pjesmarrës përfaqësues të Kombit shqiptar, Konferencë që ndryshe nga ato të mëparshmet që bënë tragjedinë me shqiptarët dhe me trojet e tyre si ajo e Berlinit dhe e Londrës, kësaj radhe aty ishim të pranishëm edhe Ne shqiptarët, me delegacionin tonë, si dhe aleati ynë i Madh, Fuqia më e Madhe botërore, SHBA.
Ishin vullnetarët e UÇK-së nga të gjitha trojet shqiptare bashkë me ata të cilët vinin me uniforma dhe të organizuar nga Perëndimi dhe diaspora për lirinë e Kosovës, gjë e cila i dha kësaj ushtrie karakterin e një ushtrie gjithëkombëtare shqiptare dhe të një Lufte për çlirim dhe Bashkim kombëtar
UÇK ishte faktori i cili për herë të parë në Historinë tonë Kombëtare bëri të mundur një aleancë ushtarake shqiptaro-perendimore, UÇK-NATO, kundër barbarisë sllavo-serbe për Çlirimin e Kosovës; NATO ishte Aviacioni i UÇK-së, ndërsa UÇK ishte këmbësoria e NATO-s.
Pas faktorit NATO, nën drejtimin e SHBA-s, faktori kryesor që mbrojti dhe që ka meritën kryesore për Lirinë, për Pavarësinë dhe për Shtetin e sotëm demokratik të Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtë mision historik të kryer prej saj tashmë, që njihet edhe botërisht madje, e ka shënuar Historia jonë Kombëtare.
* * *
Këtë realitet, këtë meritë, këtë sakrificë dhe rol vendimtar të jashtëzakonshëm, këtë faqe të lavdishme të historisë tonë kombëtare të UÇK-së nuk e njeh dhe nuk e pranon Serbia për faktin se UÇK në aleancë me NATO-n i sollën asaj disfatën më të madhe, dëbimin përfundimtar nga Kosova. Prandaj Serbia përdor të gjitha mjetet dhe format më të ulta të shpifjeve duke ngritur e montuar akuza nga më të pacipa dhe intriguese me qëllim për ta degraduar Luftën e UÇK-së dhe për ta kriminalizuar atë, si dhe për ta manipuluar dhe mashtruar opinionin ndërkombëtar sikur ushtria dhe shteti serb nuk paskan ushtruar genocid mbi popullin e Kosovës.
Dhe nuk e di se si e marrin guximin edhe disa shqipfolës intelektualë, gazetarë apo të ashtuquajturish opinionistë të cilët edhe këta njëlloj si propaganda e Beogradit fabrikojnë thashethemnaja, intriga, komplote, shpifje, deri dhe akuza që bëhen qëllimisht për ta zbehur, për ta degraduar dhe për ta kriminalizuar Luftën e Lavdishme të UÇK-së.
Është e papranueshme që prej shpifjeve, prej përbaltjes së këtyre dallkaukëve dhe shërbëtorëve të propagandës serbe që të vuajnë akoma Martirët, dëshmorët, veteranët dhe ishluftëtarët e UÇK-së. Kjo nuk përbën rastësi për ata që shpifin dhe komplotjnë kundër UÇK-së, por kjo ka shkakësinë e vet që vjen prej egoizmit politik negativ të tyre, por më shumë vjen prej origjinës dhe të trashëgimisë së tyre si ish-shërbëtorë dhe agjentëve të Serbisë, pasi nuk ka si të jetë ndryshe.
Duhet të miratohet një ligj i posacëm që mbron vlerat e Luftës Çlirimtare të UÇK-së, për ta ndëshkuar dhe ndaluar këtë revansh antikombëtar të këtyre agjentëve shqipfolës të fshehtë por që po guxojnë të dalin edhe hapur; të këtyre mercenarëve mediatik, publik e juridik shumë të dëmshëm kombëtarisht të cilët frymojnë, përhapin dhe propogandojnë por edhe vendosin gjyqësisht pro asaj se çfarë gatuhet, shpifet e komplotohet në Beograd me qëllim që të harrohen e të shlyhen nga kujtesa historike shqiptare dhe ajo botërore krimet dhe genocidi serb mbi shqiptarët si dhe për ta degraduar dhe kriminalizuar luftën e drejtë dhe heroike të UÇK-së.
Por ligji, duhet t’i ndëshkojë edhe më ashpër të gjithë edhe ata që kanë bërë krime të faktuara; por jo të jipen ndëshkime e dënime për akuza e gjykime të fabrikuara dhe të montuara; ligji duhet të ndëshkojë edhe ata të cilët kanë manipuluar, mashtruar dhe spekuluar me luftën, me gjakun dhe me sakrificat e luftëtarëve dhe të dëshmorëve të UÇK-së; edhe ata të cilët kanë vjedhur, grabitur dhe përfituar në mënyrë të paligjshme prona dhe pasuri duke u mbrojtur dhe u justifikuar me pjesëmarrjen në Luftë apo me faktin e të qënurit pjesëtar apo komandant në Luftë.
Askujt nuk i lejohet që edhe pse ka ndonjë meritë dhe kontribut kombëtar që ta mbrojë dhe ta justifikojë sjelljen apo veprimin e tij që është si në dëm të ndonjë individi tjetër ashtu dhe as korrupsionin, abuzimin dhe keqbërjen publike shkaktuar prej tij.
Dhe askush nuk ka të drejtë për ta personalizuar dhe për ta përdorur politikisht Luftën e UÇK-së për interesa të ngushta personale politike dhe pushteti.
Atdheu dhe Kombi janë mbi gjithçka, ata janë të pasfidueshëm, dhe asnjë politikë e ndonjë individi dhe as e ndonjë shoqate dhe partie politike nuk mund t’i përafrohet asaj vepre të madhe, më të ndritshme në Historinë tonë Kombëtare që ka bërë UÇK-ja e popullit martir të Kosovës për Atdheun dhe për Kombin shqiptar.
Postime të Lidhura
HAJDUTËT E RESPEKTUAR!
Politikanët na vjedhin çdo ditë, dhe ne u themi shumë faleminderit! Pse? Lexoni që ta kuptoni: HAJDUTËT E…
PASHTRIKU: NESËR TË GJITHË NË PROTESTË KUNDËR DHUNËS QEVERITARE
(Pashtriku.org, 22. 10. 2012) – Në orët e mbrëmjes, Sekretariati për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetevendosje, ka…
QERIM KELMENDI: BASHKË DO TË PUNOJMË, BASHKË DO TË ECIM …
(Pejë, 17. 12. 2012) – Pas kaq vitesh pritjeje, pa qenë pjesë e politikës, por duke qenë votues…
PASHTRIKU: SLLOBODAN MILLOSHEVIQI – AGJENT I CIA-s!
(Pashtriku.org, 03. 02. 2013) – Në vitin 1995 Stiv Cvetiq (Steve Cvetich), kryetar i organizatës çetnike “Vëllezërit e Drazhës”…