RESHAT NEXHIPI: DIÇKA, RRETH VEÇORIVE TË KOMBIT TONË

Manastir, 11 Maj 2020: Shqiptarët, dallohen, nga çdo komb tjetër, përmes besës, humanizmit, trimërisë, mikëpritjes dhe origjinës së tyre të vjetër
Elaborimi i nëntitullit
Për çdo nga këto virtyte, kam shkruar, disa herë, në të kaluarën, prandaj, për të mos u përsëritur, në këtë tekst, pothuajse ,,telegrafisht,, evidentojnë një vend, vetëm thelbin e tyre, me qëllim që të freskoj, sado-kudo, kujtesën e lexuesëve të këtij portali mbarëkombëtar. Po filloj me rradhë, me besën.

Për këtë virtyt, kanë shkruar mjaft shkencëtarë të huaj, siç është Bajroni, etj., që do të thotë, pranohet botërisht, se fjala e dhënë e shqiptarit, nuk kthehet prap, prandaj, mjafton të kujtohemi në veprën e Sami Frashërit ,,Besa,, dhe të kalojmë te virtyti i dytë-humanizmi.
Edhe për këtë veti, nuk duhet të lodhemi tepër, përveçse të përmendim emrin e ,,Nënës,, të tërë botës, ose shpëtimin e mijra hebrejëve, (përfshirë edhe Ajnshtajnin), si dhe të 20.000 ushtarëve italianë, të cilët, me urdhërin e Hitlerit, duhej të pushkatohen, si hakmarrje, për kapitullimin e Italisë, në vjeshtën e v.1943. Shqiptarët, pra, janë të vetmit, që nuk e përfillën urdhërin e Hitlerit, duke i fshehur, si hebrejtë, ashtu edhe italianët, nëpër shtëpitë e tyre, edhepse, për pasojat, ishin, plotësisht të vetëdishëm.
Rradhën e ka, guximi dhe trimëria. S’ka njeri, që të mos ketë lexuar, ose dëgjuar, për Oso Kukën, Mic Sokolin dhe disa të tjerë, si ta, në të kaluarën, ose Haki Tahën, Tahir Mehën e Prekazit, mos flasim për Adem Jasharin, i cili flijoi veten dhe familjen, vetëm e vetëm, për të mbrojtur dinjitetin kombëtar.
Virtyti i rradhës është mikëpritja. Edhe për këtë, Bajroni dhe disa shkencëtarë të tjerë me famë botrore, kanë shkruar, gjërë e gjatë, prandaj, nuk do t’i lodh lexuesit, përveç që do t’i kujtoj me rastin e një shqiptarit të moshuar, i gjendur para litarit.

Xhelatët serbë, me tallje, e pyetën, a është ndodhur ndonjëherë më keq se sa sot? Shqiptari, pa u menduar fare, ishte përgjegjur: ,,Kjo, s’është gjë, për mua, në krahasim me momentin, kur më erdhi mysafiri, dhe, e përcolla pa drekë, se s’kisha asgjë për të ngrënë,,.
Për hir të së vërtetës, nuk do isha i sinqertë, nëse anashkalonja edhe dy vese të kombit tonë, të cilat e veçojnë këtë popull nga të tjerët, por, fatkeqësisht, në konotacion negativ. Fjala është për hakmarrjen dhe kokëfortësinë, edhepse, pothuajse, i takojnë të kaluarës.
Lidhur me vesin e parë, dihet, prandaj të kaloj te i dyti, edhese ka lidhje me të parin – kokëfortësia. Më tepër si barcoletë tregohet që, nëse shqiptari, pengohet në gur, nxjerr revolen, dhe e bën copë-copë!. Rradhën tani e ka veçantia e fundit dhe më kryesorja.
Origjina e kombit tonë
Lidhur me këtë, disa herë, kam shtruar pyetjen: Kujt duhet besuar, shkencëtarëve të Londrës, Athinës, Vashingtonit, Parisit, apo atyre të akademisë antishqiptare të Shkupit, ose shqipfolësve tanë, disa prej të cilëve, për të fituar ndonjë beneficion, mohojnë, jo vetëm origjinën pellazge, por edhe atë ilire, dhe, ajo që është më e turpshme, tentuan të mohojnë edhe origjinën shqiptare të Skenderbeut (lexo librin e dr. Ilmi Veliut me titull ,,Skenderbeu nuk ishte sllav, Kërçovë, 2006).
Përndryshe, me Londrën, kam aluduar te etnologja e shquar Edit Durham (disa vepra të saj), me Athinën te Enciklopedia e Madhe Greke (vëllimi 19, f. 873), me Vashingtonin te Xhorxh Fred Viliams, ambasador amerikan (Dhimitër Pilika ,,Pellazgët,, Tiranë, 2005, f. 448). Enciklopedinë greke e citojnë dr.Ilmi Veliu, te libri i tij ,,Skenderbeu,, Kërçovë, 2005, f. 32 dhe Rahim Ganiu te gazeta ,,Lajm,, 26 shtator, 2009.
Me Parisin, kam aluduar te shkencëtari i shquar Robert d.Angelu (Enigma…f. 250) dhe te akademiku Maurico Druon, i cili pas shumë hulumtimeve, ka erdhur në përfundim se fjala e parë, e dalë nga goja e pellazgut, mund të deshifrohet vetëm përmes gjuhës shqipe (INFO SHQIP, 12. 04. 2017).
Mos harrojmë edhe shkencëtarin Niko Stillo, i cili tre dekada me rradhë, është marrë me periudhën parahistorike dhe ka erdhur në përfundim që shqiptarët janë më të vjetër se historia (Arben Llalla, Fakti,18 gusht, 2007).
Në favor të konstatimeve të posa përmendura, shkojnë edhe këto në vijim, të evidentuara, sipas rendit alfabetik: Historia e popullit shqiptar, 8, Tiranë, 2000, f. 5: Nga Pellazgët kanë dalë ilirët.
Historia e popullit shqiptar,I,Prishtinë, 1969, f.102: ,,Zeusi ishte perëndi ilire.,, (prandaj ne e quajmë zot. Dhe, meqenëse, ai, njihet si ,,baba,, ose ,,mbret,, i perëndive, me të cilët mburen grekët, këta, i takojnë racës tonë-R.N).
K. Amantos: Sllovenët në Maqedoninë e sotme, gjetën vetëm pellazgët, gjegjësisht shqiptarët (Robert d, Angely, Enigma… f. 250)
Mathia Aref: Pellazgu, konsiderohet për njeri i parë në botë, gjë, të cilën, e thotë edhe Ibrahim Hoxha, në librin “Rrugës së Alfabetit shqiptar”, Tiranë, 1986, f. 17). Fjala e parë e Pellazgut, siç thashë më sipër, ishte me rrënjë të gjuhës shqipe.
Pashko Vasë Shkodrani: Pellazgët janë të parët e shqiptarëve. (Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 373)
Sami Frashëri: ,,Pellazgët, kanë folur gjuhën, që flasim ne sot,, dhe se ,,Gjuha pellazge, me gjuhën shqipe, dallohen si toskërishtja me gegërishten (Pashtriku, org. 19.11.2015). Si mos i besojmë këtij njeriut i njohur si enciklopedi në Perandorinë osmane, i cili i kishte në dispozicion tëra arkivat e perandorisë në fjalë.
Sulejman Kulçe: Historian turk: Nga Pellazgët kanë mbetur vetëm shqiptarët. (Dr. Skender Rizaj, Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë, Prishtinë 1991, f. 11, 31, 33, 49)
Shnajder (Shllajner): Pellazgët janë një racë autoktone, më e hershme se periudha kuaternare… gjuha e tyre e ruajtur në një mënyrë pothuajse të paprekur, nuk do të ishte tjetër veçse shqipja e sotme”.
Thomopulos: “Shqiptarët janë pasardhësit të vërtetë të pellazgëve.
Në vend të përfundimit
Nga sa u tha më sipër, del konkludimi se, në librat e ardhshme të historisë, të paktën, nëpër fusnota, duhet shkruar: Shqiptarët janë me origjinë pellazge dhe ndër popujt më të vjetër në botë, edhepse fjala ,,ndër,, mund të jetë e tepëruar, por për korektësi dhe, për çdo eventualitet, mirë është, të qendrojë.
E sugjeroj këtë, sepse, 99 përqind të autorëve të lartpërmenur, janë të huaj dhe me reputacion botror, prandaj dhe, pa qënë qindpërqind të sigurtë, nuk do t’i lejonin vehtes, për hatrin tonë, të kompromitohen para botës të qyteruar!
Megjithatë, nëse ndonjë ekspert i kohës më të vjetër, disponon me kontra argumente autentike, është e udhës, që botërisht të paraqitet, dhe të polemizojë me ta, me çka, do të kontribuonte në afrimin e realitetit, edhe pse, historia, ka qënë, është dhe do mbetet, pothuajse, përherë diskutabile, varësisht, nga ajo, kush qendron në pushtet!
***
Përshëndetje nga vendlindja e 36 ,,muzave,, shqiptare, suksese të mëtejshme dhe gëzuar Ramazani.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura