SHERADIN BERISHA: FORCAT MALAZEZE PO I DËBOJNË FAMILJET SHQIPTARE NGA KULLA E ZHLEBIT!

Pashtriku, 24 korrik 2020: Skandaloze! Ka nis realizimi i marrëveshjes së ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në shkurt 2018!
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi ka thënë se pasojat e votimit të demarkacionit me Malin e Zi tashmë kanë filluar. Pesë familje të fshatit Llukë deri më tash janë dëbuar nga bjeshkët afër Kullës së Zhlebit!

Lajçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka filluar dëbimi i banorëve të fshatit Llukë nga forcat malazeze, fshat ky i komunës së Deçanit që bjeshkën e kanë afër Kullës së Zhlebit.
“Ky version i gabuar, të cilin e votuan deputetët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike, ku humbën mijëra hektarë tokë po sjellë pasojat e veta”, ka shkuar Lajçi.
Lexoni postimin e plotë të tij:
Pasojat e votimit të versionit të gabuar kufitar me Malin e Zi!
Ky version i gabuar, të cilin e votuan deputetët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike, ku humbën mijëra hektarë tokë po sjellë pasojat e veta.
Kësisoji ka filluar dëbimi i banorëve të Fshatit Llukë, nga forcat Malazeze, fshat i komunës së Deçanit që bjeshkën e kanë afër Kullës së Zhlebit dhe që tatimet i kanë paguar gjithmonë në Komunën e Pejës. (Shih fotografitë e bashkangjitura)
Ky dëbim po bëhet në mënyrë graduale e të heshtur, një nga një, në mënyrë shumë përfide, për pastrimin në baza etnike të asaj zone.
Banori dëshmitar Rasim Mulaj, nga fshati Llukë informon se 5 (pesë) familje deri më tash janë dëbuar.
Rasimi më pyet se kur do të korrigjohet kjo vijë kufitare? “Zoti i vraft këta tanët jarabi” – kështu i mallkojnë banorët ata që e votuan!
Ftoj mediat dhe akterët tjerë që të përcjellin nga afër këtë situatë.
***

Më 27 shkurt 2018 kam shkruar këtë apel!
SHERADIN BERISHA: TË NDERUAR DEPUTETÈ, MOS E RATIFIKONI MARRËVESHJEN, E CILA CËNON TËRËSINË TERRITORIALE TË DARDANISË – KOSOVËS (DOKUMENTE ARKIVORE), 27 shkurt 2018:
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7366

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura