“KUR NAFTA DREJTOHET NGA SHTETI”

“KUR NAFTA DREJTOHET NGA SHTETI”

Nga Hazbi M. Shehu, Inxh. Gjeolog Nafte, bashkëpunëtor i vjetër shkencor,

Prof. Doktor i Shkencave Gjeologjike, ish shef i kabinetit të perspektivës për kërkimin e naftës.

Instituti Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike të Naftës, Fier

Drejtuar Popullit, Intelektualëve, Naftëtarëve, Deputetëve të Parlamentit, Presidentit Republikës dhe Qeverisë që drejtojn vendin tonë!

Kur nafta drejtohej nga shteti asnjë pikë naftë nuk derdhej në tokë dhe me naftën nuk abuzohej, sepse gjithë prodhimi i naftës ishte nën kontroll të rrept. Në vitin 1974 nxjerrja e naftës nga vendburimet arriti rreth 2.5 milion ton/vit. Të ardhurat nga nafta në buxhetin e shtetit mbulonin dhe ndriҫonin ekonominë e vendit tonë.

Me të ardhurat nga nafta siguroheshin investimet për mbrojtjen e atëdheut, importi dhe prodhimi i armëve të kohës deri tek fortifikimi i territorit me ndërtimin e bunkerëve apo tuneleve të tipeve nga më të ndryshme.

Nxjerrja e naftës nga vendburimet ekzistuese ishte nën kontroll nga Instituti Teknologjik i naftës dhe realizohej nëpërmjet studimeve duke e mbajtur shfrytëzimin e tyre në regjimin optimal, në mënyrë që me sasinë që nxirrej në sipërfaqe të ruhej energjia e shtratimit për të realizuar një naftënxjerrje sa më të lartë, duke menduar kështu edhe për të ardhmen e vendburimit.

Po në gjithë këto vite tranzicioni deri më sot si është operuar nafta?!

Kompanitë e huaja konҫesionare marrin të gjithë fitimin që del nga prodhimi i naftës, ndërsa shtetit i paguajnë disa thërmija të vogëla, nga gjithë ai fitim kolosal, që është vetëm taksa minerare. Si rrjedhoj qeverisë i ngeli: Të pastroj bunkerët dhe të kërkoj mbrojtje nga NATO.

Kompanitë konҫesionare i shfrytëzojnë vendburimet tona në mënyrë të sforcuar, barbare, sepse përdorin pompa të fuqishme dhe shfrytëzimin me puse horizontal, si dhe duke injektuar në to ujra me kimikate të ndryshme për të stimuluar krijimin e ҫarjeve hidraulike në rezervuarët naftë – gaz mbajtës, me qëllim që të marrim sa më shumë, në një kohë sa më të shkurtër dhe pa u menduar se sa rezerva nafte mbeten në rezervuar dhe për të ardhmen e vendburimeve tona, ashtu siҫ mendonim ne dikur para 34 vitesh që të nxirrnim maksimumin e rezervave nga rezervuari. Përvëҫ kësaj, si rezultat i këtij shfrytëzimi barbar, ata kanë dëmtuar jo vetëm rezervuarët nëntokësor naftë – gaz mbajtës në thellësi por kanë ndotur edhe sipërfaqen e vendburimeve duke krijuar kështu një situatë shumë të rëndë për jetën e popullatës që jetojnë në këto zona për rreth. Pra, situata në vendburimet tona, si rrjedhoj e këtij shfrytëzimi barbar, ka shkaktuar tragjedi si në shfrytëzimin e kësaj pasurie natyrore, ashtu edhe në jetën e banorëve apo gjallesave të tjera që jetojnë në këto fshatra, duke shkaktuar pasoja të rënda në shëndetin e tyre. Ky është rezultati i dhënies me konҫesion i vendburimeve ekzistuese të naftës dhe gazit në vendin tonë.

Për sa kohë, që nafta administrohej nga shteti, ekonomia i buzëqeshte vendit tonë dhe shtetit. Për sa i përket kërkimeve në rajonet perspektivë për naftë dhe gaz, shteti krijoi institucionet shkencore përkatëse, konkretisht Institutin e Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike, fillimisht me qendër në Qytetin e Kuҫovës dhe më vonë në Qytetin e Fierit. Në institut u krijuan kabinetet, u ngritën laboratorët dhe grupet e punës me specialistë të kualifikuar për studimin e rajoneve dhe projektimin e puseve të kerkim – zbulimit, konturim – vlerësimit dhe shfytëzimit për të gjithë rajonet perspektivë në vendin tonë. Si rezultat i punës së grupeve të specialistëve shqiptar, u zbuluan një numër i madh vendburimesh të rinj të naftës dhe gazit si Marinës – Bubullumë, Visokë – Patos – Verbas, Ballsh – Hekal, Gorisht – Kocul, Cakran – Mollaj, Amonicë, etj., si dhe disa vendburime gazi natyror, të cilët i dhanë një zhvillim të madh industrisë tonë të naftës dhe asaj kimike, pra, industrializimit të vendit dhe ekonomisë në tërësi.

Në këtë shkrim po japë më posht një listë me të gjithë kategoritë e puseve të projektuar nga unë gjatë gjithë periudhës që punova në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Naftës. Aty jepen puset e aprovuar nga Këshilli Shkencor i Institutit dhe që janë shpuar; puset e aprovuar që nuk janë shpuar dhe puset e projektuar për kërkim – zbulimin në rajonet e reja perspektivë. Kjo listë është firmosur dhe vulosur nga ish Drejtori Institutit Gjeologjik të Naftës.

Si përfundim gjatë gjithë kohës që shfrytëzimi i vendburimeve edhe kërkimet janë drejtuar nga Instituti i Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike, d.m th. nga shteti, shfrytëzimi i vendburimeve ishte nën kontroll të plot, është kryer në kushtet e regjimeve optimale dhe prodhimi sa vinte e rritej, sepse në ecuri janë zbuluar vazhdimisht vendburime të reja. Ndërsa gjatë dhënies me konҫesion vendburimet ekzistuese jo vetëm që u shkatërruan nga kompanitë e huaja por nuk u zbulua asnjë vendburim i ri. Prandaj i propozoj qeverisë që vendburimet ekzistuese dhe kërkimet në rajonet e rinj perspektivë t’i operoi një dorë e fortë, që për mendimin tim është vetëm shteti, nëpërmjet kompanisë shtetërore Albpetrol dhe kjo është një emergjencë për të shpëtuar atë ҫ’farë ka mbetur ende pa u shkatërruar nga kjo pasuri natyrore e zbuluar në 5 dekadat e atij regjimi që lamë pas, nga specialistët tanë.

Respekte,

Prof. Dr. Hazbi M.Shehu

New York

——————-

E VËRTETA …

https://pashtriku.org/e-verteta/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura