Avdyl Gërvalla: Isa Mustafa, Krye ball-zhigosuri dhe shërbëtorët e tij

Gjenevë, 26 dhjetor 2020: Më pak se 40 ditë më kanë mbetur për të dëshmuar ty dhe të gjithë ball-zhigosurve tuaj, se LDK-ja ka ndërruar banesë, se është e gjallë dhe se s’do të bashkëfrymojë me ball-zhigosurit tuaj.
Do të shkruaj edhe një herë pas zgjedhjeve, ty përvetësuesit – hajnit të fitoreve të huaja.

Establishmenti i yt, kryeshef i LDK-së, i regjur dhe i helmuar me propagandën tënde të sofistikuar të bratstvo – jedinstvos komuniste ; të anti-rugovizmit tënd të ushqyer nga kaca e 3% me bujar bukoshin; të shmangur nga të gjitha radhët atdhedashëse, prej vitit 1989 gjatë Luftës Çlirimtare të shqiptarëve të prirë nga Dr. Ibrahim Rugova; të besëprerjeve tuaja, si ajo e rrëzimit të Fatmir Sejdiut, me ndihmën e bandave kriminale të shik-ut ; korre suksese dhe u ngjite lartë, lartë…
U ngjite aq lartë nga ku guxon çdo ditë të nxjerrish nga goja jote helmin e nepërkës, në emrin tënd dhe qatipave tuaj të LDK-së ndaj të nderuarës Zonjë Vjosa Osmani, dhe madje partisë së VV-së… Ti je i ndihmuar, jo gratis, por me fonde marramendëse nga bandat kriminale dy shtetërore, të lehaqenëve dhe miratuesve të ndarjes së territoreve shqiptare, atyre që Kosoven e konsiderojnë plaçkë… si ti dhe ball-zhigosurit tuaj.

Avdyl Gërvalla:

Isa Mustafa, Krye ball-zhigosuri dhe shërbëtorët e tij

Sot të tmerroi valëvitja e Flamurit Dardan i ngritur nga duar të luftëtares së nderuar Vjosa Osmani në ambientet e Presidencës.
Ti bëhesh se e do dhe ke respekt për këtë flamur Dardan… por ti dhe ball-zhigosurit tuaj veproni për t’ua mbushur mendjen simpatizantëve tuaj se është ashtu… pa na dëshmo se kur guxove ta shpalosish apo të flasish për Flamurin Dardan gjatë mbretërisë së thaçit tënd? Shqiptarët e dinë se e vërteta është krejt ndryshe, e dinë se ti këtë flamur e përdor si mjet të pasurimit tënd dhe përfitimit të partisë së cilës i prinë që nga fillimi tradhëtisht… E kaluara e jote dëshmon se ti ke vjedhë nën shumë flamuj të cilëve iu ke përkulë pa reshtur… ti një ditë do të biesh… e në atë rënie tënde do të dalin në shesh duqat e mbushur me para… a ke pyetur veten se si do të të mbajnë mend ty shqiptarët ?
Ja po të tregoj unë :
– si hajn i fondit të 3%
– por edhe si përvetësues – hajn i fitoreve të huaja…

Ti mund t’i kesh vjedhur së paku nja 320 thasë Euro dhe ende mendon se do të bësh prapti… por harron se kanë kaluar kohët e dhelprës, e cila shkretoi Kosovën për 21 vjet.
Tregoj elektoratit tënd se po vjen Baiden i cili do t’i konsideron NYL (nyl = zero) marrëveshjet me qeveri jolegjitime – alkimisë tënde gënjeshtare…
Rreje elektoratin edhe kësaj radhe… duke i shtërnguar fort rreth vete të gjithë ball-zhigosurit.
Do të shkruaj edhe një herë pas zgjedhjeve, ty përvetësuesit – hajnit të fitoreve të huaja.

Gjenevë, më 25 dhjetor 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura