(Suedi, 04. 12. 2012) – Zeqir Gërvalla: “Lexues të nderuar! Për hir të së vërtetës dua t’ua them një realitet të asaj kohe, që i takon: jo vetëm asaj kohe të veprimtarisë sonë ilegale në Lëvizjet tona për (I)LIRI e Ribashkim Kombëtar e Territorial – drejt ribërjes ShtetPlotë të Nënë SHQIPËRISË ETNIKE, por që u takon të gjitha kohëve për të MIRËN e Kombit, Atdheut e NJERËZORES, – që FITORJA gjithmonë të jetë: me mendim të ndritur e me veprim punëmirë e të drejtë gjithnjë në mbrojtje të Vet(Ë)FITORES me drejtësi e realitet…
1. SHPËTIMI PREJ MËRGATËS SË QYQEVE NGA MËRGATA E QYQEVE
2. JUSUF GËRVALLËN UNË E KAM TAKUAR E NJOFTUAR ME ADEM DEMAÇIN DHE METUSH KRASNIQIN
3. PËRSHËNDETJE NGA ZEMRA PËR GAZETARIN, PUBLICISTIN DHE VEPRIMTARIN ISMET RASHITI
4. ENVER HOXHA, PA KURRFARË NGURRIMI THOTË: EPO, KËSI BURRASH I DUHEN KOSOVËS
5. KËTA ISHIN DORA E DJATHTË E METUSH KRASNIQIT – DAJKOCI
Zeqir Gërvalla
……………………………………………………..
1. SHPËTIMI PREJ MËRGATËS SË QYQEVE NGA MËRGATA E QYQEVE
Zeqir Gërvalla: “Andaj, sa i përket familjes së vëllait Jusuf, u ndjeva shumë i gëzuar që ishte rahatuar në gjirin e Nënës SHQIPËRI; sepse: edhe e kisha një fije merite për këtë rahati të kësaj familjeje të vëllait Jusuf; sepse, po atë vit që ndodhi tragjedia në Shtutgart (vrasja e këtyre Tre Yjeve tanë, Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, që e përjetuam aq rëndë e thellë këtë humbje të madhe në krye të Lëvizjes gjith(Ë)Kombëtare, jovetëm ne të afërmit e të dashurit e tyre, familjet Gërvalla dhe familjet Zeka… por, edhe i gjithë Populli Shqiptar, kush kishte e ka: Mendje të ndritur e (Z)emër e SHpirt të bardhë SHqiptari e SHqiptarje…): pra, ato ditë vjen në vizitë në Prishtinë shkrimtari ynë,i nderuari Nasho Jorgaqi (autori romanit “MËRGATA E QYÇEVE”), me të cilin takohet shoku dhe vëllai im i idealit Dr.Sadri Fetiu dhe ai e porosit: “Ma gjej Zeqir Gërvallën të takohem me të…” – andaj, Sadriu ma sjellë mua porosinë: – Zeqir, sot, pas drake prej orës tre e gjen shkrimtarin N. Jargaqi, në bibliotekën e Fakultetit Filozofik: të takoheni me të, aty të pret…Dhe, unë, po atë ditë: disa minuta pas orës tre: arrijta në bibliotekë… Dhe, posa e hapa derën… më ra në sy një burrë i gjatë, i veshur me rroba kat-ngjyrëkafeje, me një pamje serioze, por të çiltër, e kur pas shikimeve edhe i këmyem fjalët e para dhe përshëndetjet… që u kuptuam se kush jemi: vëllezër gjuhe e gjaku, që shiheshim për herë të parë… – Ju jeni shkrimtari Nasho? – iu drejtova… ( sepse: edhe ashtu si e pashë në shikim të parë….ishte: po ashtu sikurse ma kishte përshkruar Sadriu); – Po, – mu përgjegj, pakëz me buzë në gaz, e menjëher shtoi: E, Ju Zeqiri? – Po, iu përgjegja edhe unë dhe ia ia zgjatëm dorën njëri-tjetrit vëllazërisht dhe ngrohtësisht sikur t’ishim takuar edhe shumëherë më parë…
– Po dalim, – tha, e shëtisim pakëz në qytet… Edhe unë e pëlqeva këtë propozim dhe dolëm duke zbritur shkallëve të Fakultetit Fillozofik, ashtu ndadalë-ngadalë… u nisëm për në qëndër të qytetit… Por,menjëherë rrugës më pyeti për Jusufin dhe për Rexhep Elmazin (duke e ditur që unë isha shoku më i ngusht i tyre…); i shpjegova për të dytë, se si i njihja unë: patriotë, talentë dhe veprimtarë të Çështjes KOmbëtare… deri në devotshmëri. Dhe, Nashoja mbeti i kënaqur dhe më falënderoi, por unë, shtova: se e kam një porosi për Ju, për Qeverinë Shqiptare… për Xhaxhin Enver: Familjen e Jusufit nga Gjermania ta tërhiqni dhe ta merrni në Shqipëri; që t’i rritën fëmijët nën kujdesin e shtetit shqiptar. – Mirë, – tha – do të intersohemi… dhe me plot admirim vëllazëror-kombëtar e njerëzor u ndamë nga njëri-tjetri… ende pa hyrë në qëndër të qytetit, mu të Tre Sheshirat…” (Ajo Je Ti o Nënë Shqipëri, www.albaniapress.com, 17 maj 2012)
Jusuf Gërvalla (1945 – 1982)
…………………………………………
2. JUSUF GËRVALLËN UNË E KAM TAKUAR E NJOFTUAR ME ADEM DEMAÇIN DHE METUSH KRASNIQIN
Zeqir Gërvalla: “Kur lirohet nga burgu Adem Demaçi, Idriz dhe Jusuf Gërvallën unë i kam takuar e njoftuar me Adem Demaçin dhe me Bacë Metush Krasniqin – Dajkocin; gjithashtu, edhe me Sabri Novosellën, unë i kam njoftuar; së bashkë me ta unë kam shkuar në dugajën e tij të rrobaqepsisë në Prshtinë (që e ka pasur, asokohe, prapa ndërtesës së Postës dhe përballë gjelltores “Kosova”); aty kam shkuar edhe me Bacën Metush (Krasniqi – Dajkoci), sikurse edhe me Jusuf e Idriz Gërvallën, edhe me shumë të tjerë… Këto e shumë të tjera i di mirë Sabri Novosella; madje, ai, e di fort mirë se çka i ka thënë Baci Metush atij dhe Jusufit, që: “Ju, as ti as Jusufi, me Zeqirin s’keni punë; madje, as emrin të mos ia përmendni, sepse vetëm unë vet dua të kem kantakt me të…” (Zëri i Drinit…, SQARIME ME DISA KUJTIME,
www.albaniapress.com, 13 qershor 2012)
3. PËRSHËNDETJE NGA ZEMRA PËR GAZETARIN, PUBLICISTIN DHE VEPRIMTARIN ISMET RASHITI
Zeqir Gërvalla: “(P.S. Sqarim. Në këtë Shënim përkujtimor: NË BALLË I PUTHI KOSOVA … NËN DEGËT PLOTË QERSHI TË KUQE… ( PJESA E PARË) – fillimi, prej dy faqesh tekst: PËRSHËNDETJE nga ZEMRA, është për gazetarin, publicistin dhe veprimtarin Ismet Rashiti, mërgimtar në Zvicër, (që atij, me rastin e 100-Vjetorit të PAVARËSISË së SHQIPËRISË, iu kishte besuar nga një Shoqatë Patriotike: përgaditja e filmit dokumentar për të Nderuarin tonë: Metush Krasniqin – DAJKOCI, – Hasan PRISHTINA ynë i Dytë); e, pra – ai (Ismeti): mund ta tërheqi – ta marrë nga AlbaniaPress.-i shënimin e lartpërmendur (PËRSHËNDETJE nga ZEMRA:), të cilin vetë ma ka kërkuar Ismeti me anë të telefonit, para 15 Tetorit të muajit të kaluar… (Kurse, numërin e telefonit tim e kishte marrë nga veprimtari Ramadan Pllana, i cili edhe ai është mërgimtar në Zvicër. Andaj, në lidhje me këtë rast, po e bëjë një sqarim të shkurtër zinxhiror rrjedhjetëkohore…Pra, Ramadan Pllana numërin e telefonit tim (këtu, në Amerikë) e kishte marrë nga Sami Krasniqi,veprimtar mërgimtar në Gjermani; Samiu, të ndjerin, Abdyl Lahun – veprimtar i devotshëm i Çështjes Kombëtare, të cilin, unë e kisha Shok dhe Vëlla Shpirti e Ideali, e Samiu – e kishte dajë,vëlla të Nënë Salës, që edhe mua, Zeqirin, më donte Motër Sala si vëllain e vet, Abdylin; andaj edhe unë Samiun e numërojë sikur nip timin, sikur Azemin, djalin e Motrës sime, Ajetës, sepse, Samiu e meriton; sepse, Samiu e ka zëvendsuar dajën e vet- Abdylin me të gjitha virtytet Kombëtare-Njerëzore, madje edhe me ato cilësi Dije Diturie Shpirtmirësore.
Pra, si e theksova më parë: Samiu së pari ia pat dhënë numërin e telefonit tim Ramadan Pllanës, për të cilin edhe unë kisha një simpati të veçantë ndaj tij, në bazë të disa shkrimeve… kujtime – rrëfimore nga veprimtaria ilegale… si dhe nga burgjet serbosllave… të rënda… nga një burg në tjetrin… që më shumë fliste me simpati për qëndrimet patriotike të shokëve të idealit sesa për bëmat e veta; po, Ramadani, në shkrimet e tij, sikur më shumë merakosej: mos po harron ndonjë shok ideali pa e përmend për qëndresën e tij… sesa të rrëfejë për vetveten që ishte një veprimtar i ditur dhe i denjë – bashkëveprimtarë: me Abdyl Lahun, Shefqet Jasharin –Strofcin, Sabri Novosellën, Skënder Jasharin, e që të gjithë këta ishin në lidhshmëri veprimi me vëllain Jusuf (Gërvalla) e me shumë vëllezër e motra të tjerë idealista kombëtar e njerëzor me në Krye- Lë-Vi-(Z)Je-n Patriotike SHqiptare (LNÇKVSHJ) me në BALLË Bacë Metush Krasniqin – DAJKOCI, – Hasan PRISHTINËN tonë të Dytë; e, që të gjithë këta të lartpërmendurit: Abdylin, Shefqetin, Sabriun, Skënderin etj., unë i pata njoftuar me Idriz e Jusuf Gërvallën, e që të gjithë, me Bacë Metush Krasniqin – Dajkocin, i cili nuk ka dashur njeri atdhetar më shumë se mua, e që më çmonte dhe më kishte këshilltarin e parë Shpirtror – kryesor për Çështjen Kombëtare, prej kur jemi takuar e njohur, i cili edhe më ka ruajur si sytë e ballit, siç thotë një fjalë e popullit; madje, Sabriut, Shefqetit dhe Jusufit iu ka thënë: – Ju s’keni punë me Zeqirin, vetëm unë kam punë me të; emrin e tij askund mos e zini në gojë… Kjo është e vërteta; edhe për shumë kujtime tjera, në dashtë Zoti, që do të rrëfejë herë-pasherë…. Me respekt, Z.G. )” (NË BALLË I PUTHI KOSOVA… NËN DEGËT PLOTË QERSHI TË KUQE… (II),www.albaniapress.com, 15 nëntor 2012)
4. ENVER HOXHA, PA KURRFARË NGURRIMI THOTË: EPO, KËSI BURRASH I DUHEN KOSOVËS
Zeqir Gërvalla: “Lexues të nderuar! Për hir të së vërtetës dua t’ua them një realitet të asaj kohe, që i takon: jo vetëm asaj kohe të veprimtarisë sonë ilegale në Lëvizjet tona për (I)LIRI e Ribashkim Kombëtar e Territorial – drejt ribërjes ShtetPlotë të Nënë SHQIPËRISË ETNIKE, por që u takon të gjitha kohëve për të MIRËN e Kombit, Atdheut e NJERËZORES, – që FITORJA gjithmonë të jetë: me mendim të ndritur e me veprim punëmirë e të drejtë gjithnjë në mbrojtje të Vet(Ë)FITORES me drejtësi e realitet… Pra në këtë kontekst: Bacë Metush KRASNIQIN, atëbotë, vetë Enver HOXHËS ia kemi prezantuar se – Metushi është një veprimtar jo komunist, që nuk e do atë sistem, por që është një nacionalist i vërtetë i ditur dhe i drejtë i pathyeshëm dhe i pandalshëm në veprimtarinë Kombëtare për LIRINË dhe RIBASHKIMIN e KOSOVËS me SHQIPËRINË. Enver HOXHA, pra,fare pa kurrfarë ngurrimi thotë: “Epo, kësi burrash veprimtarë i duhen Kosovës dhe popullit shqiptar…” Andaj,na përkrahi në veprimtarinë tonë të vazhdueshme…me në ballë Bacë Metush Krasniqin – DAJKOCI; e që unë, vëllain Jusuf Gërvalla e pata njoftuar me Të, pra, me Bacë Metushin (sikurse që më vonë e pata njoftar edhe me Adem Demaçin kur doli nga burgu i dytë prej kapedamit të Pozharevcit më 1974.” (NË BALLË I PUTHI KOSOVA… NËN DEGËT PLOTË QERSHI TË KUQE.. (II) (www.albaniapress.com, 15 nëntor, 2012)
5. KËTA ISHIN DORA E DJATHTË E METUSH KRASNIQIT – DAJKOCI
Zeqir Gërvalla: “Epo, ku e pata fjalën te Jusufi… që prej kur e njoftova me Metushin, ai iu bërë dorë e djathtë Bacë Metushit në veprimtari kombëtare, jo vetëm në diasporë… po edhe më gjerë… Që, pastaj, së bashku me të vëllain Bardhin dhe me veprimtarin e mirënjohur Kadri ZEKËN, këta Tre Yje veprimtarë (së bashku edhe me shumë shokë e shoqe të tjerë veprimtarë të të njëjtit ideal): të cilët vepruan pandalshëm deri kur ranë në kurth-pritat satanoserbobarbare; sigurisht të ndihmuara edhe nga disa shqipfolës që n’zemër i kishin të ngjizura tradhtitë…!!!…. E kur, pra, Tre Yjet tanë: Jusufi, Bardhi e Kadriu ranë në kurth-priten e UDB-së jugoserbosllave, atë natë të kobshme dhe të ftoftë të 17 Janarit 1982, në Gjermani… krejt Kombit shqiptar iu shkatua një plagë-dhembjemadhe…sikur Nënës Ajshe… sikur NËNËS SHQIPËRI! Dhe, jo vetëm që u tranditëm ne Shqiptarët dhe Trojet tona etnike – e tërë SHQIPËRIA … po sikur u tranditë edhe tërë bota!!! Andaj, këtë dhembje- pikëllimthellë të Kombit për këta Tre Yje e djeu në shpirt edhe Vetë Xhaxhi Enver Hoxha; dhe me propozimin tonë, të ne shokëve (në prapavijë, në veprim të pandalshëm për Ribashkim me SHQIPËRI), pra ky propozim na u tumir-pranua nga Qeveria e Shqipërisë dhe për familjen e vëllait Jusuf: për bashkëshorten Suzanën, të bijën Donikën dhe dy të bijtë Premtonin dhe Ergonin; me vetë urdhërin e Enver Hoxhës, qeveria shqiptare i tërhoqi nga Gjermania dhe i strehoi në Tiranë, me banesë jo larg Enverit, të respektuar prej Tij dhe Nexhmies e, shpeshherë të vizituar prej tyre si dhe nën kujdes dhe mbrojte të përhershme të Qeverisë shqiptare, duke i gëzuar të gjitha privigjet që i takojnë nga shteti një familjeje të një veprimtari patriot shqiptar, në këtë rast i Kosovës martire, siç ishte yni vëlla Jusuf GËRVALLA – Yll mes Dy Yjesh,vëllait Bardhoshit dhe shoqit Kadri ZEKA; pra të këtyre TreYJEVE në qiellin e Kujtesës së popullit shqiptar që do të rrezatojnë për jetë e mot… Ja, pra, këta ishin: dora e djathtë, siç thotë populli, të Bacë Metush Krasniqit – DAJKOCI, të këtij ideologu e veprimtari të madh të Çështje gjithëKombëtare Shqiptare, si vazhdimësi që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (LSHP 1878) e Lidhje pas Lidhjeve deri LRBSH-ja, iedeothemeluese e parë e UÇK-së, të parashikur me Statut e Program të Saj… Ja, kjo është e vërteta me pak fjalë: e me shumë kujtime e mallë…në Lëvizjet tona të pandalshme: për (I)LIRI e Ribashkim Komëtar e Territorial – drejShtetPlotë të Nënë SHQIPËRISË Etnike në RRUGË DRITE…” (NË BALLË I PUTHI KOSOVA… NËN DEGËT PLOTË QERSHI TË KUQE… (II), www.albaniapress.com, 15 nëntor, 2012)