SHTABI I GJENERAL NIKOLLA LUBIÇIQIT NË LUFTË PËR SLLAVIZIMIN E KOSOVËS

SHTABI I GJENERAL NIKOLLA LUBIÇIQIT NË LUFTË PËR SLLAVIZIMIN E KOSOVËS

Nga Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë 31 gusht 2021

5 prill 1981…

Zanafilla e luftës speciale për ta mbajtur nën robëri Kosovën deri në gjenocid, siç vepruan prap serbët në Sanxhakun e Nishit më 1877

(Nikolla  Lubiçiq, e pastaj edhe Sllobodan  Millosheviq))si dhe Lufta shqiptare në anën tjetër për ta çliruar Kosovën nga robëria serbe (e drejtuar nga Adem Demaçi dhe LPK), do të zgjatë publikisht deri në fund të shekullit XX.

Lidhur me këtë, MË 5 PRILL 1981   U THEMELEA SHTABI i gjneralit serb Nikolla Lubiçiq….  NË BEOGRAD SI INSTITUCION I PARTISË, USHTRISË DHE SPB PËR T` I DENUAR DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË 1 dhe 2 PRILLIT 1981.

Kosova ishte vendi më i prapmbetur në Jugosllavi. Në një kiliometer katror jetonin shumë më tepër banorë se kudo në Jugosllavi. Por sllavët donin  të siellin ende sllavë. E me që jeta ishte e vështirë dhe disi shqiptarët fituan njëfar barazie më 1974, por kur dihet se serbi barazi nuk donte dhe të rezignuar e lëshonin Kosovën.

Demonstratat shqiptare e 1 dhe 2 prillit 1981 në Kosovë ishin të organizuara nga rinia partiotike shqiptare. Demonstrantët nuk e muarën Kuvendin e Kosovës, nuk e muarën asnjë ministri, as radion dhe televizionin. Çka është më e rëndsishmja, demonstantën në asnjë rast nuk kërkuan ndryshin e sistemit kushtetues dhe shoqëroro politik në Kosovë. Pra, nuk kërkaun kthim të shoqërisë në kapitalizëm. Lidhuer me këtë, Komisioni i Historisë Kosovës kishte debatuar më 5 prill 1981. Aty nga Hakif Bajrami ishte theksuar se demonstratat nuk kanë karakter “kontrarevolucionar“. Pra me forcë mund t` i quani si të doni, (iu drejtua të pranishëmve) por kongtrarevolucionare nuk janë.

E vërteta, në anën tjetër, po atë moment kur Ruzhdi Xhaka e mer armen dhe në Besi i djeg TRE kamion me armë të okupatorit, i formon dy çeta të armatosura, kjo do të thot se Demonstratat provuan të kthehen në kryengritje. Por atëherë nuk patëm popull e as organizim të tillë për ta realizuar. E vërteta kjo ngjarje i parapriu veprimit të Mustafë Hoxhës , Komnadant e Mbrojtjës Teritoriale në Llap, i cili do t` i vejë oficerit serbian revolën në gjoks duke i thën, “Duhet për 30 minuta të largohesh nga Kosova“. Oficeri do të pyet kah të shkoi? Mustafa, në Kushumli’’.

Çka zihej në Beograd dhe si i përdorën demonstrat ish Udbashët serbian?

Shtabin e Beogradit përbënin: Gjeneral Nikolla Lubiçiq, Gjenerali Graçanin, Slllobodan Millosheviq dhe popi Pavle. Aty, Gjenerali Lubiçiq doli me propozim se ‘’duhet të sllavizohet Kosoova“, Gjenerali Graçanin theksoi se “Demonstratat e `81 në Koosovë janë kontrarevolucionare“. S. Millosheviq, në themelimin e këtij shtabi thelsoi se “Në Kosovë duhet ndryshuar sisetemi kushtetues dhe të gjitha ligjet“. Popi Pavle theksoi se “Në Kosovë kishat janë të rrezikuara“, Ky Shtab do të punojë me aktivitet të shtuar deri më 9 qershor 1999 në fusha të ndryshme antishqiptare. Nëse ivejmë argumentet arkivore para opinionit, të cilat i kamë botuar në 239 vazhdime në “KOSOVA SOT“, më 2007, atëherë e kuptojmë se diverzionet nepër lokale, thyerjen e gurëve të varrezave, diegëjen e Manastirit Pejës, ngacmimet e mugeshave dhe ultësi të tjera, të gjitha i ka organizuar Shtabi i Nikolla Lubiçiqit në kontinuitet. Jo vetëm kaq, nëse konsultohen publikimet e KLDMNJ-ës del se ky Shtab për çdo vit organizonte vrasjen e civilëve dhe ushtarëve shqiptar. Edhe më ulët, Shtabi pati filluar shkatrrimin e të gjitha bustave të shkollave që u kishin ngritë si bje fjala Hasan Prishtina, Shote dhe Azem Galica, 28 Nëntori, Isa Boletini, Kongresi i Manstirit etj.

Në administratë dhe vende publike po nuk e kuptove serbishte pasonte një fyerje ndër më të ultat. Madje një UDBASH, zakonishtë ditëve të tregut nepër qytete i rrahte qytetarët pa asnjë faj, vetëm që ta lëshojnë Kosvovën. Në një dokument të këtij Shtabi thuhet se për fillim përqindjen e popullsisë duhet ta siellim në 49% shqiptar, turq, rom, hashkali, egjiptas. Ndërssa serbianët të janë 51%. Më vonë kjo përqindje deri më 28 qershor 1999, parashihej të jetë simbolike, aty kah 4%. Kjo popullsi duhej të ndahje në vijim në dy kategori. Në kategorinë e parë hynin ata persona që ishin të luhatshëm dhe kishin afinitet për t` u konvertuar në sllavë. Në kategorinë e dytë hynin ato familje që duhej deportuar nepër Jugosllavi, e sidomos nepër Serbia, me që rast për një kohë gjenerata e dytë do të ndihej se është serbe.

Veprimi i parë antishtetror i Shtabit Lubiçiq më 10 prill 1981

Që në mbledhjen e parë, Shtabi e lëvizi çështjen e vënjës jashtë funkisonit “Dekrertin e 6 marsit 1945“ nga Kryesia e AVONJ-it, për moslejimin përkohësisht të kthimit të ish kolonistëve në Kosovë. Por, me që Dekretin për mos kthimin e kolonistëve sllavë në Kosovë, Kushtetuta e vititi 1846 dhe 1974 e kishin venë jashtë ligjit, kërkesa nga Shtabi i Lubiçiqit iu u drejtua Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Kjo gjykatë do të përgjigjet se: “nuk është kompetente për një çështjen e till”. Pastaj, Shtabi i Lubiçiqit kërkesën e dergoi në Gkykatën Kushtetuese të Jugosllavisë. Edhe kjo gjykatë lëshoi përgjegje negative se: “nuk është kompetencë e saj të mirret me me atë çështje,  sepse Gjykata Kushtetese e Jugosllavisë është kompetent vetëm që të ruajmë kushtetutëshmërinë e shtetit“

Veprimi i dytë i Shtabit Lubiçiq

Shtabi i Lubiçiqit, me kohë e kishte lëvië çështjen e Kthimit të sllavëve në Kosovë qysh më 6 prill 1981. Dhe kështu filloi avantura jugosllave, që do ta destabilizoj tërë pushtetin në Kosovë.Për çdo javë dhe muaj kërkoheshin informata se sa sllavë janë kthyer në Kosovë. Në Kuvendin e Kosovës dhe komitete të LKJ ishin shtabet shtesë për këtë çështje. Po një fakt duhet theksuar se sa banorë në një kilomter katror kishte Kosova e sa Serbia dhe Jugosllavia. Vetëm atëherë kuptohet qëllimi kolonial i Shtabit të Lubiçiqit.

Kur serbët e  vrejtën se nuk kanë mundësi për t` u përballuar me faktet historike avanturën e tyre, veprimtarinë e tyre antishqiptare më 15 maj 1985 në Beograd, dualën me tezën: ` Kombi nënshtrues dhe i nënshtruar“. Me që në simpozium psuan debakël para argumneteve të historianëve shqiptar, atëherë,  çështjen e dërguan në Akadamin serbe dhe prej atje doli Memoranduami i Akademisë Serbe më 1986. Nga ky dokument Millosheviqi e nxorri “PEOGRAMIN JUGOSLLAV PËR KOSOVËN më 1988. E vërteta, Memorandumin e kundërshtoi Ivan Stambolliq, të cilin Millosheviqi e likuidoi në mnyrën më mizore.

Si i përgjigjen shqiptarët keësaj politike neofashite serbe

Mbledhja ilegale në shtëpinë e Fadil Hoxhës më 6 maj 1988, detal historik i panjohur

Në Mbledhje i pari e merr fjalën Hakif Bajrami. I nderuari Fadil Hoxha, i ndruari Riza Sapunxhiu, në Kosovë po vazhdon fushata e egër për sielljen e sllavëve në Kosovë. Se çfar qëllimi ka ky programim i Shtabit Gjeneral Lubiçiiqit, tregon fakti se në një kilometër katror në Kosovë jetojnë 205 banor, në Serbi jetojnë 105 banor dhe në Jugosllavi jetojnë 88 banor. Ktë e  argumenton Enti jugosllav i statistikave 1981-1991..Sipas një burimi shtesë në Kosovë më 1948 jetonin në një kilometër katror 67,20 banor. Më 1981 jetonin 145, 25 banor. (Vjetari statistikor i Republikës Kosovës, 2021, f. 14). \ndërsa në Serbi më 1948 jetonin 73, 9 banor. Më 1981 jetonin në një kulometër katror jetonin 105, 4 banor.(burimi Statistiçki godisnjak Srbije 1995, f. 35). Në Jugosllavi më 1948 në një kilometër katror jetonin 61 banor, kurse më 1981 jetonin 87,7 banor.(burimi Statistiçki godisnjak Jugosllavije 1985,f. 12)

Shtrohet pyetja, në Serbi dhe Jugosllavi kishte sieprfaqe toke sa të duash për me umarr me bujqësi dhe për t` u punësuar kudo në punë.. Por në Kosovë, me qellim të SLLAVIZIMIT, po dërgohen nëpunës, udbashë e policë, të cilët për një kohë rekorde (1981-1983), në Kosovë i hapën 750 000 dosje kundër shqiptarëve. Kjo tregon se sllavizimi i Kosovës po paralajmërohej me të gjitha mjetet. Edhe një fakt. Kosova më 1981-1989 i kishte vendin e parë në Evropë për kah të burgosurit politik. Ose më tepër kishte të burgosur politik shqiptar në Jugosllavi se sa në tërë Evropën.

Si silleshin sllavën për t` u punësuar dhe jetuar në Kosovë 1981-1999?

Siellja e sllavëve të ri në Kosovë është bërë obligative dhe për këtë e kanë ngarkura Refik Agajan që të raportoj në Federatë për çdo muaj. Ky operacion i ngjanë kohës 1938 kur u ligjsua se shqiptari mund t` i ketë 40 ari tokë ndërsa sllavi deri 45 hektarë.

Problem tjetër është sulmi kundër historisë, gjuhës shqipe dhe muzikës. Çdo gjë po hetohej dhe kur nuk kishte prova pasonin trillimet e kohës së Rankoviqit, me të ciilat hapur po drejtonin: Spasoje Gjakoviqi, ish shef i OZN-ës për Kosovë, Çeda Mijoviqi, Çeda Toplalloviq etj. Grupin shqiptar që i ndihmon terthorazi e apo drejtë për drejtë ishin: Ali Shukriu, Kolë Shoroka, Sinan Hasani, Rrhaman Morania dhe disa piksa tjerë që për çdo ditë përmes TV Prishtinës e sulmonin çdo pjesë të historisë shqiptare. Por, ju them se rinia dhe klasa punëtore nuk do të i durojë më dhe shumë shpejtë,  disa intelektual do të fillojmë aksionin e PAJTIMIT Kombëtar-Pajtimit të gjaqeve. Kjo do të thot se pas të kryhet ky aksion do të pasojë diçka edhe më serioze, do të themelohet UÇK. Me këtë është menduar në luftë të armatosur, që doli në sqenëm historike si UÇK më 1993. Në realitet UÇK –ën ilegalja patriotike shqiptare e ka paralajmëruar më 1988. Pastaj, aktivitet ka zhvilluar edhe UNIKOMB-i drejtuar nga Halil Alidema etj. Sidomos DIASPORA shqiptare do të vihet në ofenzivë ptriotike, më 1989-1999.

Në vijim e mer fjalën Fadil Hoxha i cili shprehet se edhe neve kemi ba gabime jo të vogla. Ua kemi lanë hapsinën shovinistave serbian e malazez. Më kujtohet se Vlladimir Bakariqi pati intervenuar dy herë duke pyetur se çka është kjo histeri kundër të gjithë shqiptarëve. Nëse vazhdohet kështu, shqiptarët do të rrebelohen. E besa ne duhet ta dijmë se nuk është koha e Avni Rrustemit. Por është mbushë shqiptaria e Kosovës me Esat Pasha , aludon në katërshin-Ali, Kolë, Sinan dhe Rrahman. Thekson se Azem Vllasin e kanë qëllimin më e menjanue nga politika. Po ky Fadil Hoxha në do të pajtohet me Adem Demaçin, duke e pranuar përgjegjësinë që i tokaonte dhe duke kërkuar falja.

Flet Rizah Sapunixhiu, Neve tani informtatat na vijnë të klsifikuara. Përfaqsuesi slloven nuk i lexon por vetëm i shtin në çantë. Kurse kroati ato vende ku janë pikat ua lexon publikisht. Fjala është për dyshime ndaj shqiptarëve se do të ngritën në kryengritje në stilin e Tahir Mehes në Drenicë.

Takimi mbaroi me një porosi, se duhet ndryshuar polika kadrovike në Kosovë.

Pse u përpilua “Programi Jugosllav për Kosovën“ qysh më 1987?

Programi u përpilua që tërë veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit të maskohet kinste për kthimin e sllavëve në Kosovë, e ku merrnin pjesë  të gjitha republikat. Atë Program e pati përkrah edhe Këshilli Ekzekutiv Federativ dhe i pati publikuar shifrat e mjetetve finansiare për realizim. Në lëdhje me këtë në dokument konfidensial thuhet se me realizimin e Prormait tash e tutje do të drejtojë Sllobodan Millosheviqi (11 maj 1989). Në shtabin e tij hynin edhe Nilolla Shainonoviq, Stoilkoviqi, Zh. Igiqi, Dushan Ristiqi etj. Kuptohet se pas 23 marsit 1989 Millosheviqi e kishte shfaq hapur rreshtimin e tij dhe këtë shqiptarët e kuptuan në formën më serioze. Të gjitha detyrat që duhej zbatuar silleshin si propozime  nga tereni. Në realitet, Millosheviqi ia shtron Jugosllavisë 90 detyra, por atro do të mbesin vetëm një `shuzë` në letër, sespe pasoi shkatrrimi i LKJ dhe ngadal edhe i segemneteve tjera shtetrore. Edhe pushteti marionetë në Kosovë pati përpiluar program special. Në atë Program ai pushtet ishte zotuar se do t` i kryen 33 detyra në interes të kolonializimit serboamdh. E vërteta, shumë krimnelë që u lëshuan nga burgjet do të vijnë në Kosovë, do të punësohen dhe do të marrin banesa luksoze. Ato pas disa muajëve do t` i shesin dhe pas tyre vinin sllavët tjerë.

Fillon etapa e sllavizimit të institucioneve dhe largimi i shqiptarëve nga puna

Më 1990 në 87 instutucioone të Kosovës u instaluan masat e dhunëshme dhe drejtimin do ta marrin serbianët. Në disa organizata ishin të pranishëm edhe disa shqipfolës. Por prezenca e tyre ishte vetëm sa për dekor, për t` iu treguar të huajëve se `ka edhe shqiptarë në drejtim të pushtetit”, neofashist.

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

DY SHTABE NË LUFTË PËR KOSOVËN

a). Shtabi i Sllobodan Millosheviqit themelohet më 13 maj 1991

Më 13 maj 1991 në Beograd themelohet Shtabi special për Kosovën. Shtabin e përbënin Sllobodan Milosheviq (kryetar), Zoran Sokolloviq (ministër), Komndanti i ushtrisë tokësore, Koamandanti i ushtrisë ajrore, Komandanti i ushytrisë detare (marinës), Zhivorad Igiq, nga Prishtina, Zoran Angjellkoviqi (kryetar i pushtetit marionet në Kosovë, Velko Odalloviq,me ekspoziturat e tyre në tren.

Qendra e këtij Shtabi në Kosovë ishte në Priashtinë. Detyrat i distribuonte në drejtim të Mitrovicës, në drejtim të Pejës dhe Prizrenit dhe në drejtim të Ferizajit dhe Gjilani. Një nënekspozituarë e kishin edhe në Vrajë për të malltretuar popullsinë e Luginës Preshevës.

Shtabi me qendër në Beograd më 15 maj 1991 lëshoi urdhër që të “lirohen të gjithë kriminelët serbë dhe malazezë nga burgjet. Ata me 20 maj me dy autobus u sollën në hotelin “Grand” në Prishtinë dhe aty Zh. Igiq ua caktoi detyrat. Atyre iu tha se janë me rrogë mujore. Seicili do të ketë  veturë zurtare dhe në të gjitha pomapat e benzinit nuk duhet të paguajnë fare. Detyra e tyre ishte që ditëve të pazareve të shkojnë dy deri në tre persona dhe të organizojnë rrahje publike në popull. Kuptohet, se këto aksione bëheshin me leje të pushtetit vendor.

Qëllimi kryesor i këtyre baditëve ishte që sa më shumë shqiptar të largohen nga Kosova. Aksioni i tyre shkonte edhe në drejtim të presionit ndaj agjencive private të udhtimit, prej të cilëve kërkonin provizione të caktuara. E vërteta, deri më 1997 shumë të rinjë e të reja e kishin lëshuar Kosovën. Por prognoza e Milloshevqit nuk u realizua sepse evolutivisht u krijua DIASPORA SHQIPTARE, e cila ishte e tubuar nepër klube. Ato klube shqiptare, pas 4 korrikut 1992, kur Badinteri i shpalli Jugulsllavinë të vdekur, i hudhën fjalmujtë e Jugosllavisë dhe e vunë kudo Flamurin Kombëtar shqiptar. Ato klube do të avansohen në një shkollë sespe kërkuan ndihmë edhe nga Shtabi i Anton Qetës. Vizitat, e Shtabit të Anton Qetës nepër Evropë dhe Amerkië u kthyen në një shkollë edukative kombëtare. Faktori më i rëndësishëm në këtë drejtim ishte se Diaspora filloi të punësohet dhe të dërgojë edhe mjetet materale në familjet që u kishin mbetur në Kosovë.

Veprimet diverzive të agjentëve të shtabit të Milloshevqit

Marrja në biseda informative e intelektualëve dhe shqiptarëve të njohur për të shkaktuar frigë në çdo familje shqiptare, ishte një dukuri i rendomtë. Zakonisht në pyetje mirreshin natën, ose të dieleve. Divrzionet i organizonin oficerët me pervojë, që drejtohej direkt nga Shtabi i Millosheviqit. Pastaj, milicia e fillonte dhunën ndaj këdo që e gjente aty afer.E Verteta, ka raste që deri në katër herë fshtarët kanë qenë të obliguar të arratisen nepër male të Kosovës, e më në fund nepër kampet e Kuksit, Stankovecit dhe Çegranit, prej kah u larguan nepër tërë botën. Rasti i Bllacës është një “Mathauzen” në veti. Në faktë, gjatë vitit 1998 dhe pjesë parë të vitit 1999, sikurse Topica (1877), siç shkruan Dibran FYLLI, u kthye në tokë të MBIELLUR ME VARRE.

(…..) Udhëtimi me trena, vetura, traktor me rimorkio dhe këmbë i shqiptarëve të dëbuar  nga Kosova ka zagjatë deri në tri e pesë ditë. Këto mizoiri i shkaktonte Shtabi i Millosheviqit, i cili e themeloi organizatën terroriste “NOVA SRBIJA” (Serbia e Re). Këtë organizatë e drejtonte Luba Divlak, i njohur për kontrabandë me dorgë dhe i lidhur me Dafina Bankën dhe Vllazërit Kariq nga Peja, Kjo organizatë oroganizoi tinzisht bartjen e kufomave të shqiptarëve dhe i varroste nepër Serbi, si dhe hudhjën e kufoamve nepër bunare.Një dokumnet i kësaj organizate i kishte rënë në dorë edhe Viktor Çernomërdinit. Ky politikan rus do t` i thot Milosheviqit në zyre: “JU JENI ORGANIZATOR DHE PËRGJEGJËS I NJË SHTETI TERRORIST. PËRMES ORGANIZATËS “NOVA SRBIJA” DHE ÇETNIKËVE TË V. SHESHELIT I KENI SHFAROSË DY FSHATRA: HRTKOVCI DHE NIKINCI. ATO FSHATRA BESOHET SE KANË ORIGJINË SHQIPTARE. Tash doni ta ktheni Kosovën në tokë që është mbushë me varre. Shiqoni se so po çuditet bota ku në qendër të Ballkanit i keni detyruar shqiptarët të koncentrohen në tri kampe të përqëndrimit: Kukës, Stankovec dhe Çegran….”.

Me krime monstruoze, sidomos me dhunime do të mirren organizata “Cervene Bereteke” (Beretat e Kuçe). Këto organizata si : SRNAO, BELI ORLLOVI, ORJUNA, STRELCI SRBIJE, do të organizojnë vrasje në masë: nga Pokleku, Prekazi, Qyshku, Shvrainat, Meja, Rahoveci i tëri,  e deri te krijimi i Kampit të Bllacës.

Sidomos, organizata “Srbia e re” do të propogandojë se Serbia do të shtrihet (1993) nga Subotica e deri në Durrës e Selanik; nga Sremski Karllovci e deri në Dubrovnik.” Organizata me urdhër të Millosheviqit e kishte planin për ta sulmuar Maqedoninë, pasi ta kryej shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës. “Nuk ka rënëdësi, thonin agjentet e Luba Divlakut, se Kosova një kohë do të mbetet Sibiri i Serbisë, sepse nuk do të kemi popullsi”. Por apoelohej që çdo serbian në botë të kthehet në Serbi dhe për dy vite Kosovën ta serbizojmë totalishtë”.

Kuptohet se për ta asgjasuar këtë program u nevoit jo vetëm lufta e UÇK-ës, por edhe intervenii HISTORIK i NATOS-s, që përmes luftës 78 ditëshe ta kthej Serbinë në tavolinë dhe në Kumanovë ta nënshkruaj KAPITULLIMIN (9-12 qershor 1999). Me këtë u penguan që Milosheviqi më 28 qershor 1999 ta festojë përvejtorin e fjalimit tij në Gazimestan (28 VI 1989), pas asnjë shqiptarë në Kosovë.

Nuk është pra e rastësishme se S. Millosheviqi më 28 qershor 2001 u dërguan në Burgun e Sheveningenit, për t` i treguar  çdo diktatori neofashit se çka e pret në fund, nëse vepron seç veprohej në Kosovë ndaj shqiptarëve. Pra, nuk është e rastësishte se më 4 korrik 1992 Badinteri e shpalli Jugosllavinë inkezistenete. E 4 korriku ishte dita e luftetrait në Jugosllavi. Kto simbolika duhet të bëhen model për histrinë më të re, se koha e fashizmit dhe neofashiszmit duhet të mbyllet.

E verteta, sot realitetit që krijoi UÇK shumë shtete, sidomos evropiane po i frigohen, sepse kanë nga dy e tri “Kosova” brenda. Llogritet se gjatë shekullit XXI do të lajmërohen 96 Kosova Evropiane.

SHTABI I ADEM DEMAÇIT THEMELOHET MË 10 QERSHOR 1992

Më 10 qershor 1992 në Prishtinë themelohet Shtabi i Adem Demaçit për t` iu përgjegjë ofenzives agresive serbe, kuptohet me shkrime agrumentuese. Në Shtab u ftuan, Hakif Bajrami, Gjyltekin Shehu, Ali Aliu (ish drejtor i RILINDJËS) dhe Fehmi Baftiu që e quanin advokati. Ky staf e kishte për detyrë ta përpilojë LIBRIN E BARDHË PËR KOSOVËN. Këtë detyrë Demaçi ia besoi Hakif Bajramit (historian). Detyra do të kryhet në afat prej një muaj dhe së  bashku me dërëshkrimin “PROGRAMI POLITIK I SHQIPTARËVE”, do t` idorëzohet Adem Demës më 15 korrik 1992. Dorëshkrimin  “LIBRI I BARDH”, do ta merr partioti Halil Alidema, dhe do ta botojë në Tiranë në: shqip, serbisht, frengjisht, anglisht dhe gjermanisht në 12000 kopje. Distribuimin do ta bëjë në trojet e shqiptare partia UNIKOMB, kurse në diasporë Klubet shqiptare.

Publikimi i argumenteve kriminale serbe në Kosovë nga viti 1981

Me 15 qershor 1992 Hakif Bajrami Shtabit Demaçit, do t`ia praqes këto të dhëna tragjike për shqiptar të shkakturara nga veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit dhe pastaj Millosheviqit. Në Kosovë më 1981 vritën mizorisht 13 civilë dhe 4 ushtar. Më `1982 vritën 2 civil dhe 7 ushtarë. Më 1983 vritën 3 ushtarë shqiptar. Më 1984 vritën 3 ci8ivilë dhe 2 ushtarë. Më 1985 vritën 1 civil dhe 5 ushtarë. Më 1986 u vra 1 ushtar shqiptar. Më 1987 u vranë mizorisht 6 ushtarë shqiptar. Më 1988 u vranë 4 ushtarë shqiptarë.Më 1989 u vranë 33 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1990 u vranë 39 civilë shqiptarë dhe 5 ushtarë. Më 1991 u vranë 14 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1992 u vranë 20 civilë shqiptar. (Kjo pjesë e shkrimit inkorporohet në vijim!-HB). Më 1993 u vranë 15 civilë shqiptar. Më 1994 u vranë 18 civilë shqiptar. Më 1995 u vranë 14 civilë shqiptarë.Më 1996 u vtanë 14 civilë shqiptarë. Më 1997 u vranë 86 civilë shqiptar duke u mbrojtur. Më 1998 u vranë 1934 civilë shqiptarë, prej tyre 229 femra, , 213 fëmi, 395 pleq. Pushteti neofashist serb më 1999 vrau mizorisht 7382 civilë shqiptarë, prej tyre 1407 ishin femra dhe 574 fëmijë.Për të humbur gjurmë ka bartur kufoma nepër serbi dhe ato ende janë të pazbuluara.

Shqiptarët detyrohet të shpërngulën nëpër tërë globin

Për shkak të terrorit shtetëror serbian në fund të vitit 1998 dhe gjatë janarit e deri më 9 qershor 1999 nga Kosova do të largohen me dhunë afro 1 milion shqiptarë. Prej tyre në Shqipëri u dëbuan 507 800 persona, në Maqedoni u dëbuan 360 000 persona, në Mal të Zi u dëbuan 70 000 persona, në BH u dëbuan 21000 persona, në Kroaci 4000 persona, në Slloveni 3450 persona, në në Francë deportohen 6500 persona, në Itali 10 000 persona, në Gjermani 14000 perosona, në Angli 3300 persona, në Suedia deportohen 7000 persona, në Norvegji deportohen 8000 persona, në Belgjikë deportohen 9000 persona, në Turqi deportohen18 000 persona, në SHBA deportohen 6100 persona, në Kanda deportohen 3200 persona, në Australi deportohen  3500 persona, në Zvicër deportohen 4100 persona, në Zelandën e Re deportohen 600 persona, në Izrael deportohen 450 persona, që do të thot se ishin detyruar ta lëshojnë vendlindjen 993 588 persona.(Burimi është i KLDMNJ 1999/2000).

Adem Demaçi në detyrë të shekullit

Adem Demaçi më 1992 e tutje do të mirret me punë shumë ndërlikuara politiko ushtarke. Shumë shpejtë me pashaportë kroate do të gjindet në Maqdoni e pastaj në Tiranë. Aty do të takohet me Sali Berishën, i cili kishte krijuar miqësi shumë të sinqertë me Kryetrain e SHBA (Xhorgj Bushin-Plaku). Bushi legjendar për shqiptarë, me shprehjen “nuk do të lejohet të kalohet vija e kuqe në Kosovë”, tërë kombin shqiptar e mbushi me SHPRESË se nuk do ketë Milloshi sukses me banditizimin e tij neofashist antishqiptar.

Adem Demaçi atëbotë do ta krijojë edhe një miqësi me drejtuesit kulmor të pushtetit në Slloveni. Prej andej merrte informata shumë speciale se: “Milloshviqi e ka qellimin që më 28 qershor 1999 të festoj përvjetirin e fjalimit tij në Gazimestan, pa asnjë shqiptar në Kosovë”. Në këtë mision patriotik BACËS do t` i ndihmoi Hetem Ramadani (djali i Bacit Dan që ishte nga Drenica. Ishte partiot i shkollës Hasan Prishtina dhe Bajram Currit e Isa Boletinit).

Se Kush vinte për vizitë në Zyrën Politike të UÇK-ës (1998/1999), BACI përmes burimit “slloven” e mësonte një javë përpara. Kjo kohë ishte e majtuehme për t` i tubuar informatat që i kërkonin. Më duhet të theksoi se informatat i siguronte patroiti Bajrush Behrami me ekipin  e tij nga tereni, ku i kishte shtabet speciale të lidhura ngusht me komandat e Zonave Opertaive të UÇK-ës.

Në fillim të shtetorit 1998 erdhi lajmi se “Hollbruk” do ta vizitojë BACIN në Zyrën e tij,( afër ish Gjyqit Qarkut Prishtinës). Ne të stafit nuk besonim se është fjala për Hollbrukun e vërtetë. Çali (shoferi i Bacit-hb) si zakonishtë ishte në përciellje të rasteve të tilla. Ai do të na informoi se “Hollbruk” rrugës e ka vëndosë në kokë një shubarë serbe, si provokacion. Meqë vetura e tij kishte dalë prej Përfaqsisë Amerikane dhe mbante flamurin dallues, pritja duhej të ishte e nivelit shumë serioz. I autorizuar për t` i pritur musfirët ishte prof Dr Gjyltekin Shehu (një personalitet shumë i sinqertë dhe gjithëmonë buzgaz). Prof Dr Hakif Bajrami ishte i caktuar për t` i përciellë musafërët deri te vetura, pas takimit. Në një momnet kur iu afruam derës së veturës, të cilën e hapën përciellsit e tij, “Hollbruk” do të më thot këtë se: “Jam takuar me këdo bë botë dhe atyre nuk ua kam pasë frigën. Me Adem Demaçin nuk është kështu, sepse NUK ËSHTË INFERIOR. Me një gjuhë t sinqertë ta thot të vertetën. Ai nuk e urren popullin serbian. Thot se i kam lutë ejani ta luftojmë Milloshviqin, dhe ju pastja në shtetin e Kosovës do të i keni të drejtat më të larta si MINORITET në Evropë. Ky qëndrim është për SHBA fascinanat”.

ADEM DEMAÇI PËR KONFERENCËN E RAMBUJES 19 mars 1999

Pasi që BACA i refuzoi dhjetë (10) pikat e panegociueshme të Grupit të Kontaktit për Kosovën në Shkup, disa kshilltarë të tij do të largohen nga Zyra Politike. Kuptohet se kjo ndodhi pas deklartës për shtyp se hjek dorë nga Përfaqsuesi Politik i UÇK-ës. Në Zyrën e Demaçit do të mbesin tre kshilltarë të padeklaruara: Gjyltekin Shehu, Gjeneral Sulejman Ajeti dhe Hakif Bajrami. Një të merkure do të fitohen nga Baca për t` u deklaruar se a janë për Dokumentin e Rambujesë, apo kundër tij. I pari në zyre do të ftohet Prof dr  Gjyltekini. Ky profesor do të dal nga Zyra shumë i merzitur, sepse nuk kishte mundur ta bindë Bacën që të shkojë në Konferencë të Rambujesë për Kosovën. Edhe Gjenerali doli nga zyra, po me ato tipare deshprimi.

I fundit të ftohet Prof dr Hakif Bajrami. Pas një bisede 30 minutëshe, fundi do të jetë deshpruse, sepse Baca nuk e pranoi propozimin që të shkoi në Rambuje dhe mos të nënshkruaj asgjë. Për herë të parë kisha harruar të përshendetëm me Bacin. Por ia them: BAC, po të shkoni Ju në Rambuje, pozita e shefit të Ekipit shqiptar, dihet kujtë i takon. Pra ata që do ta nënshkruajnë se “Kosova mbetetet nën Jugosllavinë e Zhablakut”, do të turprohen për tërë jetën, sepse 11 000 ushtarë dhe milicë mbeteshinn në Kosovë. Madje kufirin me Shqipërinë e ruanin ushtarët serbo-malazez dhe gjuha e parë zyrtare mbeteshin serbishtja. (Gjatë vitit 2021 pritet të botohet libri: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, ADEM DEMAÇI THEMELON ZYRËN POLITIKE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, 1998/1999, në 523 faqe)

Por kur më 24 maras 1999 u hodhë bomba e parë në Kazermën “Josip Broz Tito” në Prishtinë, tyrpi i përfshiu të gjithë ata që nënshkruan dokumentin e rambujesë. Profecia e Bacës, do të dali e sakt sepse Baci ishte i tillë. E verteta, bombardimi nuk ka ardhur si rezultat i nënshkrimit të dokumnetit me 10 pikat e panegociueshme, por për shkak të krimeve monstruoze të qarqeve pushtetore të Millosheviçit.

Drama në maj dhe qershor 1999 në Beograd dhe Moskë

Bombardimet do të fillojnë më 24 mars dhe do të zgjasin deri më 10 ershor 1999. Gjatë bombardimeve u përdorën 1200 aeroplanë, u organizuan 35000 fluturime, u hudhën 3000 raketa në objektet strategjike ushtarke të Jugosllavisë Zhablakut, u hodhën 30 000 bomba”, lexojmë në librin e Viktor Çermerdinit, Kapitullimi i Millosheviqit, Tiranë, f. 257). Se Rusia ishte nxierr prej çdo veprimi për ta penguar NATO-n, vërteton fakti se më 14 maj 1999 Jellcin e ndrron nga posti i Kryetarit Qeverisë Jurij Primakovin dhe e emron Sergej V. Stepshinin. Por Milloshevqi ende taktizon. Për ta bindur se ka humbur çdo gjë Çernomerdin TRI herë do të shkon në Beogrda. Ndërsa Parlamenti Evropina do ta emroj Marti Ahtisarin, Strob Tallbotin dhe V. Çernomerdnin si ekip për negociata me Beogradin. E një fakt duhet shënuar se, kjo treshe dilpmatike, do të konkludojë se “Kosova me çdo rrethana duhet të mbetet pjesë e Jugosllavisë Zhablakut”.

Pas qershorit 1999, çdo gjë në Kosovë do të ndryshojë

Pushtetin ekzekutiv pas qershorit 1999, e merr organizata e OKB-ës e quajtur UNMIK. Pastaj organizata e BE e quajtur EULEX. Më fund këto orgsnizta do të mbesin vetëm simbolike, por jo pa ndkimi politik. Pas bombadrimeve 78 ditëshe, në Kosovë do të mbetetet Institucioni më i nderuar KFOR.

Sot, detyrë mbi detyrat e Qeverisë Kosovës është që ta profesionalizojë dhe modernizojë Ushtrinë e Kosovës (FSK).

Në vijim rrrethanat do të ndryshojnë dhe Xhorxh W Bush më 10 qershor 2007 në Tiranë do të thot: “Çka është mjaftë është, Kosova duhet të shpallet e pavarur”. Këtë porosi të Mikut  të madh të shqiptarëve, do ta realizojnë Deputetet e Kuvendit Kosovës, më 17 shkurt 2008, ku në cilësinë e musafirit  të nderuar ishte edhe tashmë i ndjeri Adem Demaçi. Prishtinë, më 23 gusht 2021

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura