Kur kastën politike e kishte verbuar pushteti!
GJENOCIDI I PANDËSHKUAR I SERBISË KUNDËR SHQIPTARËVE DHE HEZITIMI I KOSOVËS PËR HETIMIN DHE GJYKIMIN E KRIMINELËVE!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 07 nëntor 2021
Pas luftës, njëra nga plagët më të rënda në Kosovë ishte zhdukja e mbi 3 mijë trupave të shqiptarëve (civilë) të vrarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Deri në fund të vitit 2006 rreth 1000 mbetje mortore u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, si në Peruqac, Petrovo Sello, Batajnica 1, 2 dhe 3, etj., ndërsa kishin mbetur pa u gjetur edhe 2.202 trupa të tjerë.
Familjarët e të pagjeturve për shkak të neglizhencës dhe hezitimit të institucioneve vendore (qeveri, kuvend, presidencë) dhe atyre ndërkombëtare (UNMIK), përmes organizatave të tyre vazhdimisht (edhe me protesta) kanë kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve!
Qysh atëkohë (dhjetor 2006) kam shkruar për këtë temë, e cila ishte tabu dhe e papërfillshme për kastën politike, dhe mediet televizive dhe ato te shkruara dhe elektronike!
Në vijim ju ftojë të lexoni shkrimin “Kërkojmë të pagjeturit / SERBIA GJATË LUFTËS AUTOR I KRIMEVE – SOT REZERVAT I KRIMINELËVE”, të botuar në dhjetor 2006, në pashtriku.org.
***
Kërkojmë të pagjeturit
SERBIA GJATË LUFTËS AUTOR I KRIMEVE – SOT REZERVAT I KRIMINELËVE
Përgatiti: Sheradin BERISHA
Më 28 dhjetor 2006
Me 31 dhjetor 2004, organizata “Thirrjet e Nënave” së bashku me aktivistët e Rrjetit të Aksionit për Kosovën – KAN (sot Lëvizja VETVENDOSJE) kanë vendosur 235 fotografi të të pagjeturve nga Kosova në grilat e Kuvendit të Kosovës, ndërsa me 16 mars 2005 u vendosën edhe 37 fotografi të tjera.
Sot (më 28.12.2006) Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Pagjeturve të Kosovës (KKAFPK), në një takim pune akuzoi Qeverinë e Kosovës, për neglizhencën e saj gjatë këtij viti (2006), rreth zbardhjes së fatit edhe të 2.202 të të pagjeturve në Kosovë.
Të indinjuar nga kjo papërgjegjësi totale e institucioneve, pikërisht më 31 dhjetor 2006 (të dielën) familjarët e të pagjeturve, kanë paralajmëruar protestë.
Duke u solidarizuar me Asociacionin e familjarëve të të pagjeturve, në vijim sjell qindra fotografi të bijëve dhe bijave tona të pagjetur, që janë vendosur në grilat e Kuvendit të Kosovës, si dhe dy protesta të familjarëve që kërkojnë zbardhjen e fatit të djemëve dhe burrave të tyre.
Gjatë luftës Serbia ishte autor i krimeve, ndërsa sot ajo është bërë rezervat dhe mbrojtës i kriminelëve.
– TË GJITHËVE NA MUNGOJNË!
– KTHENI DJEMTË TANË!
– KU ËSHTË BABI IM!
Në foto lexoni shkrimin, dhe shikoni galerinë e gjenocidit serb që s’u ndëshkua kurrë, nga lidershipi politik dhe institucional i Kosovës!
***