TËRHEQJE E IMPONUAR PËR RESTAURIMIN E SHTËPISË SË XHAFER DEVËS

TËRHEQJE E IMPONUAR PËR RESTAURIMIN E SHTËPISË SË XHAFER DEVËS

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 09. 02. 2022

Xhafer Deva është një figurë kontroverse rreth të cilit thyhen shumë shpata dhe mendime; nacionalistët dhe patriotët shqiptarë e ngrejnë në piedestalin e një figure të pakontestueshme patriotike që tërë jetën ia kushtoi luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar, ndërsa komunistët jugosllavë dhe shërbëtorët e tyre e kondiderojnë si një kolaboracionist, në shërbim të nazizmit dhe fashizmit përgjegjës për krime ndaj serbëve, hebrenjve dhe komunistëve shqiptarë.

Xhafer Deva kishte lindur në Mitrovicë dhe ishte intelektual i shkolluar që shërbeu si Ministër për Punë të Brendshme në qeverinë shqiptare me kryeminister, Rexhep Mitrovica.

Ishte koha kur shqiptarët e okupuar nga zgjedha sllave frymonin më lirshëm dhe kur arsimi në gjuhën shqipe shënoi përparim të madh.

Nacionalistët dhe patriotët shqiptarë e çmonin rolin e Xhafer Devës kurse komunistët serbë dhe zorra e trashë e tyre në trajtën e komunistëve shqiptarë e kondideronin tradhëtarë sepse këta nuk angazhoheshin për fe dhe atdhe por shërbenin qençe serbëve.

Xhafer Deva kishte një shtëpi në Mitrovicë, thuaja buzë shkatërrimit dhe kur, më në fund u mor një vendim për restaurim si vlerë e tradhëgimisë kulturore, Serbia reagoi e para, pastaj ambasadori gjerman në Kosovë dhe disa figura aspak të shquara për kontribut për çlirim dhe liri të Kosovës, përkundrazi i tërë trungu i tyre gjenealogjik kishte qenë në shërbim të Jugosllavisë dhe Serbisë ndërsa këta bëjnë shtatë palë qejfe në Kosovën e lirë dhe të pavarur në saje të kontributit që ua bënë serbëve paraardhësit e tyre biologjikë dhe politikë.

Pastaj, si kujdestare e përhershme apo ndrikulla e liberalizimit të dështuar të vizave për Kosovën reagoi Violina e çakorduar Von Kramon sikur edhe mbështetësit financiarë të këtij restaurimi, BE dhe UNDP.  Ministria e Kulturës u tremb më shumë se që duhej dhe ky restaurim u ndalë, më shumë për t’i bërë qejfin Serbisë se për shkak të kalurës së Xhafer Devës.

Realisht, gjithkund në botë janë restauruar dhe mirëmbajtur të gjitha objektet që ndërlidhen me nazizmin, Hitlerin, Musolinin, Sasakavën, Vishin, Pinoçetin, Frankon dhe të tjerët, jo për të afirmuar politikat e tyre por për ta ruajtur kujtesën historike.

Pse shtëpia e Xhafer Devës duhet të paraqes përjashtim kur personaliteti i tij konsiderohet si vlerë e përjetshme politike dhe kombëtare tek  shqiptarët që nuk e kanë përkrahur asnjëherë komunizmin. I mjerë dhe i pashpresë është ai popull që, nën presion të antivlerave kombëtare dhe për shkak të oportunitetit politik hjek dorë nga vlerat e mirëfillta kombëtare.

Një intelektual me proveniencë jugosllave thotë se Xhafer Deva paska vrarë 40 veta në Tiranë, shqiptarë dhe të huaj por nuk e përmend faktin se komunistët serbë, jugosllavë dhe shqiptarë vetëm në Drenicë dhe në Mal të Zi kanë vrarë mbi 20,000 shqiptarë që nuk u pajtuan me mbetjen në Jugosllavi. Nga viti 1945 e deri në vitin 1999 po këta komunistë bënë krime të papara ndaj patriotëve shqiptarë për të cilën e kishin përkrahjen mbetjet sllave dhe serbe që flasin shqip.

E pabesueshme!

Apo pritshmërisht e besueshme.

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 09. 02. 2022 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura