DR.ABDULLA MEHMETI: PARAJA VRET NJERËZ DHE POPUJ!

Tetovë, 1 maj 2017: (Me rastin e 1 Majit, Dita ndërkombëtare e punës) – Nga kohët e lashta, mesjeta dhe deri në shekullin njëzet, luftërat janë zhvilluar për territore, pasuri të mbretërive të rëna, flori dhe diamante; më vonë për tregje, resurse dhe burime energjetike; kurse sot luftërat zhvillohen për financa, para të gatshme, të fituara shpejtë dhe lehtë.
Domethënë, asgjë nuk ka ndryshuar në esencë. Edhe më tej politika dhe lufta janë mjete, ndërsa ekonomia, pasuria dhe financat, janë qëllim.
Mos u habitni pse aktualisht edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, të lobeve, fondacioneve dhe korporatave të mëdha ndërkombëtare, gjatë kohës së fundit i sjellin në pushtet dhe përkrahin përfaqësuesit e bandave kriminale, oligarkët dhe menaxhuesit e trafiqeve të mëdha të drogës, karburanteve, armëve dhe transferit të parave, të cilët mund të ngrihen edhe në nivel të diktatorëve lokal në shtetet e tyre.

Kjo ndodh sepse, organizatat me ndikim global nuk financohen nga tatimet e qytetarëve, nga buxhetet e shteteve, por përmes fondeve të zeza nga kontrabanda, kompanitë mashtruese fitimprurëse, si korporatat energjetike, të telekomunikimit, rrjeti i kazinove dhe bastoreve sportive etj., ndërsa oligarkët, makrotë dhe bosat e trafiqeve u shërbejnë atyre si punkte për grumbullimin, vjeljen e financave.
Edhe diktatorët e mëdhenj modernë, si Sadami, Gadafi dhe të tjerë, u kanë shërbyer si arka këtyre organizatava dhe shërbimeve të huaja, deri sa nuk janë zëvendësuar nga thesarë të tjerë të ri më të leverdishëm dhe efikas.
Mos harroni, organizatat, shërbimet dhe bosat e mëdhenj të kapitalit botëror nuk mbledhin tatime nga qytetarët, por pasuri dhe para, kapital të gatshëm marramendës të akumuluar nga oligarkët lokalë dhe rajonalë, duke i korrur dhe vjelur sipas nevojës kokat e këtyre diktatorëve e oligarkëve të krijuar nga vetë ata. Kush e ka radhën në Ballkan, pas Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij?

(1 maj 2017)  

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura