“LIRIA ËSHTË MË E SHTRENJTË SË GJAKU”
Nga dr.Vaxhid Sejdiu, Zvicër 6 mars 2022
Në vazhdimësi është thënë dhe thuhet se «Liria është më e shtrenjtë se gjaku», se LIRIA është amaneti i heronjve dhe dëshmorëve të kombit, është fjala e parë dhe e fundit e atyre që e duan ATDHEUN më shumë se veten dhe janë në gjendje të bëjmë të, pamundurën, të mundshme në shërbim të Atdheut të Lirë. Dhe një gjë e tillë dëshmohet në të gjitha pikëpamjet në bazë të fakteve të popujve që kanë zhvilluar dhe zhvillojnë luftë çlirimtare.
Në historinë e popullit shqiptarë në mesin e mijëra e mijëra fakteve skalitet me shkronja të arta edhe Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga luftërat më të lavdishme të bijve dhe bijave më të mirë të kombit në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin. Sakrifica e Familje Jashari është e rrallë në historinë e njëzimit dhe po kjo histori i tejkalon shumë herë ngjarjet në historinë botërore me përkushtimin, angazhimin dhe dashurinë ndaj atdheut. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e veçantë në shumë pikëpamje dhe mbetet medalje e shenjtë, jo vetëm në historinë shqiptare, por edhe në historinë botërore
Atdheu, nuk mbrohet me fjalë, pro me punë, përkushtim dhe sakrificë. Prandaj datat e rëndësishme historike na detyrojnë të veprojmë dhe të punojmë edhe më shumë për Atdheun. Për atdheun asnjëherë nuk mjafton të thuash: unë bëra, apo edhe më keq unë bëra shumë sepse në krahasim me gjakun e dëshmorëve të kombit, me sakrificën e luftëtarëve të lirisë, me sakrificën e rilindësve tanë mundi dhe djersa jonë janë një pikë ujë në Detin Jon.
Lavdi Dëshmorëve të kombit!