Në 24 vjetorin e Epopesë së UÇK’së
NË PREKAZ, NË FORTESËN E PARË TË UÇK’së – TE KULLA E HAMIT JASHARIT!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 6 mars 2022
Prekazi i Poshtëm shtrihet rreth 2 km në lindje të Skënderajt. Është vendbanim i ndarë në lagje, i shtrirë në kodrina dhe lugina.
Para luftës kishte 220 shtëpi, me 1630 banorë shqiptarë. Gjatë luftës janë djegur e shkatërruar 178 shtëpi dhe objekte të shumta ekonomike, ndihmëse dhe të tjera.
Si shkohet deri në Prekaz?
Në kthesën e parë sapo e kalon Skënderajin, në krah të djathtë të rrrugës së asfaltuar, është i vendosur mbishkrimi “BAC U KRY”.
Ndërkaq në hyrje të fshatit Prekaz, përpara Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, ndodhet Kulla Memoriale e familjes së madhe të Hamit Jasharit (e familjes së Gjeneral Musa Jasharit), e cila në Betejën e Lavdishme të 5 – 7 marsit 1998, ishte fortesa e parë e UÇK-së që u përballë me forcat pushtuese ushtarake – policore serbe!
Gjatë kësaj rezistence të fuqishme ranë dëshmorë 12 anëtarë të familjes së Hamit e Sala Jasharit, dhe 3 anëtarë të familjes Halili & Bazaj.
Në këtë betejë ranë për të mos vdekur kurrë:
1. Hamit Jashari 1934 – 1998
2. Sala Sheremet Jashari 1943 – 1998
3. Sadik Hysen Jashari 1932 – 1998
4. Afije Hysen Jashari 1938 – 1998
5. Hamdi Sadik Jashari 1960 – 1998
6. Elfije Sadik Jashari 1963 – 1998
7. Fatime Sadik Jashari 1970 – 1998
8. Ramiz Sadik Jashari 1974 – 1998
9. Qerim Hus Jashari 1944 – 1998
10. Hajrije Zymer Jashari 1957 – 1998
11. Shahin Qerim Jashari 1973 – 1998
12. Ukshin Qerim Jashari 1976 – 1998
13. Isak Halili 1934 – 1998
14. Fatime Bazaj 1978 – 1998
15. Smail Bazaj 1980 – 1998
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorët e Kombit!