ASAJ
Ti që troket në mendjen time
Ma mbushë shpirtin plotë gëzi
Je freskim i zemrës sime
Jetës sime i jep kuptim
Në jetën time Ti bën dritë
Atëherë kur është errësirë
Rrugën time Ti ma shëndritë
Në të keqe dhe në të mirè
Edhe atëherë kur vjen pranvera
Edhe lulet fillojnë të çelin
Aromën tënde ma sjellë era
Kujtimet vetëm në ty më mbesin
Edhe Hëna po bën dritë
Ja dhe yjet po ndriçojnë
Dielli natën po bën ditë
Me dashuri që na rrethojnë
Ti nuk e di çfarë është vetmia
Edhe atëherë kur asgjë nuk shkon
Do të mbajë në dhimbjet e mia
Prania jote më shëron
Kohë e gjatë paska kaluar
Pa u parë e pa u ndi
Mos mendo qè të kam harruar
Je e vetmja Dashuri.
Argjira (Ari) Ukimeri
Mr.sc. Pedagoge
Prizren, Mars 2022