KISHA ORTODOKSE MESIA E GREQIZIMIT TË EPIRIT (V)
Nga Besnik Imeri, Vlorë 3 Prill 2022
PJESA E PESTE
-Mitropolitët dhe Kryepeshkopët e Patriarkanës së Stambollit, njëkohësisht edhe të Kishës Ortodokse Greke, gjeneralë të “Kryqëzatës Helenike”.
Një pjesëe klerit ortodoks grek, elita e tij, kryesisht mitropolitët, të cilët kanë 300 e kusur vjet, që kanë lënë mënjanë punët e zotit, dhe janë shndëruar në kryqtarë të një Kryqëzate Ortodokse në Ballkan pë t’u kthyer grekëve “Tokën e Premtuar”.
Historia e fatkeqësive, genocidit, deportimit, dhunimit, vrasjeve, djegjeve, spastrimit etnik të fshatrave të tërë të popullsisë shqiptare të Epirit, nga 1881 deri në 1945, për 65 vjet rresht, ka vetëm një autor: Klerikët ne hierarkinë më të lartë të Kishës Greke. Kisha Greke, me thikë dhe urën zjarrit në dorë, ka vrarë dhe djegur shqiptarët. Nuk e di se cila perëndi do t’u falë mëkatet këtyre vrastarëve të maskuar me veladonin e zi.
Një fakt interesant na shpalos Zhan Klod Faveirial lidhur me implikimin e klerikëve të lartë grekë në veprimtarinë politike të aneksimit të territoreve të popujve të tjerë në favor të Greqisë:
“Në pranverën e vitit 1881, me nxitjen e Athinës u formua në Janinë një komitet me qëllim që t’i aneksojë Epirin Greqisë. Ky komitet kishte për kryetar kryepeshkopin Sofron”[1]
Por siç e thamë më lart; patriarkana e Kostandinopojës dhe peshkopë të saj në territoret që mëtoheshin të bëheshin greke, punohej ethshëm për greqizimin e popullatës së tyre. Në krye të kësaj veprimtarie ishin peshkopët ose mitropolitët greqizantë. Pas tyre vinin konsullatat greke që ishin ngritur pikërisht në ato territore që mëtoheshin nga Greqia dhe bizanti për t’u greqizuar, dhe më pas aneksuar. Mitropolitë dhe konsullatat ishin kthyer në poste të avancuara diversioniste, prej nga ku drejtoheshin bandat kriminale në funksion të greqizimit. Mitropoliti lidhej me kapobandat duke u dhënë para. Konsullatat ishin kthyer në depo armesh dhe arka nga ku shpërndaheshin paratë që vinin nga Greqia.
Faveriali na thotë: “…Në Zagori…Një plan brigandizmi i ishte dërguar patriarkut grek (të Kostandinopojës), dhe nga patriarku u dërgohej ky plan kryepeshkopëve që vareshin prej tij. Në përputhje me këto udhëzime, Cirili, metropoliti i Grebenesë mbante lidhje me kryetarin e brigandëve, Stavrin, nëpërmjet sekretarit të tij Vasilaqit dhe fëmijve të Papa Kristos së Tistës. Hilarioni, mitropoliti i Kosturit, në rast nevoje, fshihte banditët në metropoli…Në bazë të një rregulloreje dërguar nga Athina, çdo bandë duhej të kishte një peshkop në shërbim të saj, dhe anasjelltas, çdo peshkop duhej të kishte një bandë të tijën…Mateu, mitropoliti i Manastirit, i kalonte Valiut të Manastirit, Kemalit, çdo vit 600 lira…më në fund, me anën e konsullatës greke të Selanikut, u sollën armët greke në Kostur…Haxhi Petro, në vitin 1878 pushtoi Thesalinë me bandat e dërguara nga Athina, i propozoi peshkopit të Kalabakës të vinte dhe të bekonte flamujt e tij…”[2]
Tani a janë të vërteta këto akuza që u bëhen patriarkanës së Kostandinopojës, patriarkanës greke dhe mitropolitëve të tyre? Ka një dëshmitar të madh dhe të pakundërshtueshëm që dëshmon dhe vërteton këto plane makabre të hartuara nga patriarkanat, të cilat asnjëherë nuk kanë qënë institucione klerikale, fetare, por qëndra spiunazhi, qëndra diversioniste në dëm të interegritetit dhe sovranitetit dhe interesave kombëtare të popujve të vendeve fqinj të Greqisë.
Kush është ky dëshmitar? Dëshmitarë autentik janë kufijtë e rinj politikë të Greqisë, dhjetë, njëzet apo tridhjetë vjet pas kësaj veprimtarie. Selaniku me rrethinat dhe gjithë Maqedonia e Filipit të II, Kalabaka dhe gjithë Thesalia, Janina, Zagoria, Pindi dhe gjithë Çamëria, Kosturi dhe Follorina në vitin 1913 ishin bërë tokë greke. Ja dëshmitari i kësaj veprimtarie kriminale të patriarkanës së Kostandinopojës, asaj të Athinës dhe mitropolitëve të tyre në dëm të popujve shqiptarë, vlleh dhe bullgarë të Ballkanit, të cilët i pushtuan, i vranë, i dogjën, u hoqën gjuhën, kulturën, traditat, zakonet dhe i kthyen në skllevër të ortodoksisë greke të formatuar në shtet politik.
Shikoni sot në Shqipërinë Trung ku i ka ngritur konsullatat Greqia: në Korçë dhe në Gjirokastër, pikërisht në territoret që mëtohen si Vorio-Epir. Shikoni ku ka hapur shkolla greke: në Korcë dhe në Himarë. Shikoni ku ka mitropolitë grekë dhe greqizantë: Korçë, Berat, Gjirokastër me shtrirje në Lushnje, Fier, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë. Kush do të jetë fati i këtyre territoreve? A do të jetë si fati i Selanikut, Janinës dhe gjithë Çamërisë, Kosturit, Follorinës?!!! Nuk mund të flas. Por pashkët ortodokse greke të “së premtes së zezë të Shqipërisë” nuk janë larg!
I pari, siç e thamë, ishte murgu Kosma Etoliani. Pas tij dhe Sofronit vjen Dhespoti i Korçës Fotis Kallpidhis (i vrarë nga çeta atdhetare e Mihal Gramenos në kohën e turkut). Pas tij Dhespot Jakovi i Durrësit, që donte të pengonte Ismail Qemalin për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Pas tyre vijnë mitropolitët grek të Qeverisë Autonome të Vorio-Epirit të vitit 1914 të Jorgo Zografos, ku ministra ishin Mitropoliti i Drinopulit, Vasilios Papahristo; Mitropoliti i Kosturit i transferuar në Korçë në vitin 1914, Germanos Karavangjeli; Mitropoliti i Konicës, Spiridhon Vllehu. Kjo qeveri shpalli aneksimin e Shqipërisë së Jugut.
E bukur qeveri me priftërinj, ku këta dhespotër do të qeverisnin shqiptarët.
“…Në maj 1915, mitropolitët e korçës, Gjirokastrës dhe Konicës; përkatësisht Vasilios, Spiridhon dhe Germanos organizuan një kongres të “Vorio-Epirit”, ku zgjodhën deputetët për në parlamentin grek…”[3]
Mitropoliti i Athinës Spiridhon, i cili nga mesi i viteve 1920 u kishte lidhur pension banorëve vorioepirote me banim në Shqipëri; …me largimin e trupave franceze nga Korça, mitropoliti grek Jakovi u shpreh për një “pushtim të kënaqshëm të qytetit prej grekëve”; Mitropoliti i Gjirokastrës në vitet 50, Pandelejmoni; Dhespoti i Janinës në vitin 1947; Dhespoti i Janinës Serafinos në vitin 1972 bëhet kryetar i QEVA-s (Komiteti Qendror i Luftes për Vorio-Epirin); Mitropoliti i Konicës Sebastianos drejtuesi i SFEVA-s në vitet 80 (Komiteti Koordinues Studentor i Luftës për Vorio-Epirin); Kryepeshkopi i Athinës në vitet 80, Serafim; Së fundmi, kujtojmë edhe Mitropolitin e Konicës, Andreas, i cili ka vendosur që si kryqtarët e kryqëzatave të çlirojë “Vorio-Epirin”.
Pak ju duken këto, me gjithë këta “jeniçerë” të greqizimit. Por ka dhe më.
- Genocidi grek i viteve 1913-1914 vepër vrastare e udhëhequr nga Kisha Greke.
Mid’hat Abdyl Frashëri, kur flet për genocidin dhe “holokaustin” e shqiptarëve prej shovinizmit gjakatar grek në vitin 1914, nuk harron të përmendë edhe veprimtarinë vrastare të Kishës Greke:
“…Zografos dhe klika ushtarake përgjonin kryerjen e aksionit të armatosur në Korçë të përgatitur prej grekëve nën patronazhin e peshkopit grek të qytetit,një fanatik sektar, andartët ishin të gjithë priftërinjtë e sjellë prej Patriarkanës Ekumenike të Konstadinopolit, një kolerë e vërtetë për besimtarët ortodoksë shqiptarë, të cilëve ata mendonin t’u udhehiqnin shpirtrat…Treqind e pesëdhjetë ushtarë u nisën nga Kosturi (qytet në Jug të Korçës, një territor shqiptar i aneksuar nga Greqia), të komanduar nga oficerë të ushtrisë aktive të madhërisë së saj helenike: Mavraza, Laza, Benapoli, Asterio, Ilia Papageorgiu… Ushtarë e oficerë, përpara se të merrnin udhën e agresionit, do të merrnin bekimin e peshkopit grek të Kosturit…” [4]
Klerikët më të lartë greke, dhespotlerët, shoqëruan ushtrinë greke gjatë pushtimit të Vorio-Epirit, si dhe andartët greke në vrasjet e popullsisë shqiptare në Jugun e Shqipërisë. Gjithashtu, dhespotlerët grekë , sic e kemi thënë edhe më parë, ishin organizatorë te Kryengritjes dhe shpalljes së Autonomisë së Vorio-Epirit. Ja se si e përshkruan këtë Kosta Papa Leusa:
“…Mbledhja u caktua në 27 janar 2014 në Gjirokastër. Kryetar i mbledhjes ishte Dhespoti i Konicës (Spirodon Vllehu). Në këtë mbledhje dërguan delegatë këto qytete: Preveza, Janina, Konica, Paramithia, Voshtina, Leskoviku, Kolonja, Korça, Përmeti, Tepelena, Gjirokastra, Himara dhe Delvina…Të shtunën mbrëma erdhi nga Gjirokastra në Përmet një oficer grek i quajtur Joanidhi. Në mëngjes u nis me disa ushtarë grekë dhe mblodhi djemtë e këtyre fshatrave: Malëshovë , Brezhdan, Argova dhe Buhal…Këta djem me armë në dorë të dielën në më ngjes rrethuan Përmetin dhe ngritën flamurin e Autonomisë ,i cili kish ngjyrë të kaltër me një shqiponjë me dy krerë , lart në Bolëngë. Tek kisha e mitropolisë u mblodh populli me armë …
…Veqil mitropoliti i Përmetit që ishte nga fshati Hllomo i Gjirokastrës tha: Sot është dita e kryengritjes; sot deklarojmë Autonominë e viseve që u gjykuan nga Fuqitë e pamëshirshme dhe ia dhanë Shqipërisë dhe nxorri flamurin e Autonomisë …”[5]
Ndërsa studjuesi Arben Llalla lidhur me organizimin dhe drejtimin e masakrave greke në vitet 1913-1914 thotë:
“…Mitropoliti i Vellas dhe i Konicës, Spiridon Vllehu, më 1913 bashkë më Mitropolitin e Drinopolis dhe Pogonias, Vasileos, ishin në krye të ushtrisë greke, kur kjo ushtri hyri në Janinë më 21 shkurt 1913…Mitropoliti famëkeq i Kosturit, Germanos Karavangjeli, ka marrë pjesë direkt në masakrat e ushtrisë greke ndaj popullsisë shqiptare në Kostur, Follorinë dhe fshatrave përreth…
….Në një fotografi e bërë më 21 shkurt 1914, në Gjirokastër shihen dy Mitropolitët, Spiridon Vllahu dhe Vasileos në mesin e ushtarëve dhe andartëve grek, që kishin bërë masakra mbi popullsinë shqiptare…”[6]
Barbaritë greke në Shqipëri në vitet 1913-1914 në drejtimin e dy dhespotë ve grekë , i tregon me hollësi Kosta Papa Tomori (Leusa):
“…më 25 shkurt 1914 andartët hynë në fshatin Pacomit pasi vranë 75 burrat e fshatit duke i therrur, plaçkitën 1500 krerë dhën e dhi dhe 100 krerë lopë, fëmijët që kishin mbetur në fshat u therrën… Në Këlcyrë kë gjetën në shtëpi e therrën si bagëtia, masakruan, gra, foshnja dhe ca burra… Në 2 prill 1914 pasi therrën 40 burrat e fshatit Peshtan, përdhunuan gratë dhe vajzat dhe pas kësaj i therrën, ndërsa 27 foshnjave, pasi u prenë kokat i hodhën në pus. Komandant i andartëve ishte Kocifaqi (vllah)…Në 20 prill hynë në Panarit dhe therrën 275 vetë…Në Hormovë 160 burrat e fshatit pasi u lidhën këmbë e duar u therrën tek kisha e fshatit…Në Backë u therrën 30 shpirt, gra dhe foshnja…zunë 180 familje në Ujin e Zi (Çorovodë) dhe i therrën…midis komandantët të andartëve shumica ishin vlleh Koçifaqi, Farmaqi nga Malindi, Qiro Vaso nga Miçani, Lake Kosina, Sotir Bubuna, Fjorgakaqi, Jorgollaqi…”[7]
Krimet janë të llahtarshme. Nuk u bën dot asnjë koment. Pjesa më e madhe e komandantëve andartë ishin vlleh: nga Greqia dhe Shqipëria. Por në krye të kësaj masakre janë dhespotët grekë vllehë të Konicës, Spiridhon Vllahu, dhe ai Kosturit. Krime të përbindshme të kishës greke. Kisha greke ishte shndëruar në një organizatë terrorise kriminale dhe dhespotët e saj, në kapobanda kriminale. Kisha greke kishte dalë nga udha e zotit dhe ishte kthyer në një shoqëri të fshehtë dhe të egër sataniste.
Komenti i vetë Kosta Papa Leusës për veprimtarinë dhe krimet e klerit ortodoks është ky: “…Sa veqil i besës, sa veqil i Krishtit, ashtu të thotë Krishti or Judë: Merr kryqin dhe deklaro kryengritje brenda në kishë! Vrasje, therrje, çnderime grash, e mijëra të liga të tjera…Se atë kryq që mbani ju nuk është i Krishtit por i Djallit. Gjer kur o popull i ngratë, do të përmëndeni nga ky gjumë i thellë dhe të shpëtoni nga këta korba që u kanë hipnotizuar dhe s’dini se ç’bëni dhe ju bën vegla për të mbaruar dëshirat e tyre djallëzore…”[8]
- Genocidi grek i viteve 1940-1945 vepër vrastare e udhëhequr nga Kisha Greke.
Tani nuk përbën më “lajm” fakti se klerikët më të lartë grek janë ideatorët dhe realizuesit e ‘Holokaustit’ të popullsisë së Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Studjusi i mirënjohur Arben Llalla me fakte, dokumente dhe fotografi ja ka çjerrë maskën hipokrizisë greke për “virgjërinë” e klerikëve grekë gjatë kësaj Lufte duke i paraqitur në dritë të diellit si vrasësit e popullit shqiptar të Çamërisë, Por edhe si bashkëpunëtorë të gjermanëve.
Ndërkohë që genocidin ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, përpiqen ta justifikojnë, se gjoja gjithë kjo popullsi ishte bashkëpunëtore me gjermanët!!! Hipokrizi më të pështirë të klerikëve dhe politikanëve grekë, nuk ka.
Në një shkrim të botuar, por edhe në librin e vet, Arben Llalla jep fakte kompromentuese të pjesëmarjes në masakrën kundër popullsisë çame të mitropolitëve grekë:
“…Përpara të vërtetës edhe vetë Zoti përkulet.
Klerikët grek projektuan genocidin kundër popullsisë shqiptare në Çamëri 1944-1945….Kryepeshkopët dhe mitropolitët e Kishës Autoqefale të Greqisë me rroba ushtarake të EDES së Napolon Zervës. Kisha Autoqefale Ortodokse e Greqisë dhe Patriarkana e Stambollit, Fanari, gjithnjë janë përpjekur për mos ekzistimin e gjuhës shqipe, kombit shqiptar dhe ortodoksisë tradicionale shqiptare. Shqiptarët ortodoksë dhe mysliman kanë qenë nën presionin e Fanarit të Stambollit për asimilimin e tyre…Mitropoliti i Janinës, Spiridon, më 1940, kishte udhëhequr një mbledhje në Gumenicë ku u mor vendimi që të internohen të gjithë meshkujt shqiptar të Çamërisë nga mosha 10 vjeç e lart…
…Kur ushtria e Greqisë pushtoj Shqipërinë gjatë luftës italo-greke nëntor 1940 – prill 1941, Mitropoliti i Janinës Spiridon, vizitoj trupat ushtarake greke që ndodheshin në Gjirokastër.Në prill 1943, Dhorotheos Naskari zgjidhet Mitropolit i Paramithisë, Filatit, Gjiromeriu dhe Pargës…
Prifti Serafeim (Visarion Tika), nga ushtar i EDES të Napolon Zervës që kryen masakra mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë do të bëhej Mitropolit i Artës më 1949, Mitropolit i Janinës më 1958. Nga viti 1974-1998,do të ishte Kryepeshkop i Greqisë….
Në fillim të nëntorit 1943, Mitropoliti Dhorotheos ju bashkua forcave guerrilase të Napolon Zervës, EDES duke veshur rrobat ushtarake të këtij grupacioni.E martë, 27 qershor, 1944, rreth 2.500 forca të EDES, me në krye Zervën dhe të udhëhequr atë ditë nga Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rroba ushtarake kryen masakra kundër shqiptarëve, duke mos kursyer askënd.
3 Qershor 1944, Paramithi. Në krah të djathtë të Zervës famkeq, është Mitropoliti Dhorotheos me rroba ushtarake (Foto siguruar nga Arben Llalla).
Pasi dogjën shtëpitë e shqiptarëve, vranë dhe përzunë ata që kishin shpëtuar nëpër rrugët e kalldrëmta të Paramithisë…Mitropoliti Dhorotheos, tashmë krah i djathtë i Napolon Zervës marshonte me ushtrinë EDES. Udhërrëfyesi i masakrave kundër shqiptarëve në Çamëri është Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos sepse ishte njohës i mirë i territorit, njihte personalisht të gjithë parinë e Çamërisë dhe e fliste gjuhës shqipe.
Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos ishte krahu i djathtë e Zervës dhe e udhëzonte atë për çdo veprim që duhej të merrte në Çamëri, pasi Napolon Zerva nuk e njihte territorin, njerëzit. Pasi përfundoj lufta dhe spastrimi i Çamërisë nga shqiptarët, dy Mitropolitët që kishin bashkëpunuar me gjermanët, tashmë kërkonin pjesën si shpëtimtar të grekëve në Epirin e Jugut-Çamëri nga çamët myslymanë…
…Mitropoliti i Janinës, Spiridon Vllahu, në vitin 1949 u zgjodh Kryepeshkop i Athinës dhe i gjithë Greqisë, vdiq në vitin 1956. Pasi u zgjodh më 1949 Kryepeshkopi i Greqisë Spiridon Vllahu, vendosi Mitropolit të Artës, Serafeimin, i cili kishte marrë pjesë direkt në masakrat kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë. Nga gjaku i shqiptarëve të Çamërisë u shpërblyen për karrierë të lartë klerike projektuesit dhe pjesëmarrësit, të cilët lanë rrobën e klerit fetar dhe veshën uniformën ushtarake të EDES për të spastruar Çamërinë nga shqiptarët myslimanë më 1944-1945. Dy pjesëmarrësit në gjenocidin grek kundër çamëve Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos dhe prifti i thjeshtë Serafeim, i ngjitën shkallët e karrierës së tyre klerike pikërisht fal pjesëmarrjes në masakrat kundër shqiptarëve myslimanë të pambrojtur të Çamërisë…
Duke lidhur ngjarjen historike, aktivitet e dy Mitropolitëve të Epirit të Jugut-Çamërisë, atij të Janinës, Spiridon Vllahu dhe të Paramithisë, Filatit, Gjiromeriu dhe Pargës, Dhorotheos Naskara, letrën sekrete të Kryepeshkopit Damaskino me anë të korrierit të cilin e kishte veshur ai Dhjak, Sarafeim që më tej do të bëhej Mitropolit dhe Kryepeshkop, nxjerrim përfundimin se projekti për spastrimin e Çamërisë nga shqiptarët mysliman është bërë pikërisht nga klerikët e lartë të kishës së Greqisë…
…Mitropolitët Dhorotheos dhe Spiridon Vllahu e dinin gjuhën shqipe sepse ata kishin jetuar me shqiptar ortodoksë dhe mysliman në Çamëri. Ata kishin mbaruar të dy shkollën e Teologjisë Halki në Stamboll, dhe kishin një urrejtje ndaj myslimanëve…
…Çfarë e shtyu Mitropolitin e Paramithisë të hiqte rrobën e njeriut shpirtëror të besimtarëve ortodoksë dhe të vishte rrobat ushtarake të EDES, kur dihet që gjermanët i mbronin drejtuesit e kishës greke, manastiret me urdhër direkt të Hitlerit? Përse Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos hyri me EDES në Paramithi i veshur ushtarakisht, për të kryer masakrat kundër popullsisë së pa mbrojtur shqiptare dhe nuk veshi rrobën e Mitropolitit?…
…Nga të gjitha këto sa parashtruam ne nxjerrim përfundimin se projektuesit e genocidit grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri është kisha greke, Kryepeshkopi Damaskinos, Mitropoliti i Paramithisë Dhorotheos dhe Mitropoliti i Janinës, Spiridon Vllehu. Pjesëmarrës në këto maskara ka qënë edhe kryepeshkopi i Greqisë Serafeim, cili atë periudhë ishte ushtar i EDES të Napolon Zervës në Çamëri…Në qershor1993, Kryepeshkopi i Greqisë Serafeim takoj në Athinë udhëheqësin sërb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç…”[9]
Sot, në fillimshekullin e XXI, një mitropolit tjetër grek apo vllah, ka marrë flamurin e antishqiptarizmit, mitropoliti i Konicës, Andreas. Ja çfarë na thotë për bëmat e ketij mitropoliti, studjuesi dhe patrioti Arben Llalla: Të dielën më 13 mars 2011, në qytetin Larisa të Greqisë, disa shoqata nacionaliste greke organizuan një tubim në përkujtim të Autonomisë së Vorio-Epirit. Manifestimi filloi me leximin e letrës së Mitropolitit të Konicës, Andreas, ku ndër të tjera thuhej:
“…Rregjistrimi i popullsisë në Shqipëri (Censusi) është shumë i rëndësishëm për grekët, sepse Shqipëria njeh vetëm 58 mijë grekë etnikë, ndërsa në të vërtetë numri është mbi 250 mijë. Po të llogariten edhe vllahët që janë grekë, numri i minoritetit tonë do të jetë edhe më i madh…”.
(Fund i kreut)
Besnik Imeri (marë nga libri “Greqizimi i Epirit”)
________________
KISHA ORTODOKSE MESIA E GREQIZIMIT TË EPIRIT (IV)
Nga Besnik Imeri, Vlorë 3 Prill 2022
[1] Zhan Klod Faveirial, Historia e Shqipërisë,Bot.Plejad-2004,Përkth.Fr.Gent Ulqini, f, 450
[2] Zhan Klod Faveirial, Historia e Shqipërisë,Bot.Plejad-2004,Përkth.Fr.Gent Ulqini,f,471,478
[3] Gazeta Ndryshe datë 31 janar 2009
[4] Mid’hat Frashëri”L’affaire de l’Epire” 1919, në Gjenevë
[5] Kosta Papa Leusa, “Barbaritë Greke në Shqipë ri”, Bot. “Naimi”, 2012, Tiranë , f, 31-37
[6] Arben Llalla, Kolaboracionistët grek, projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit në Çamëri, Bot.Tringa Desing,Tetovë-2016, f, 112-113
[7]Kosta Papa Tomori,“Barbaritë Greke në Shqipëri”,Bot.”Naimi”-2012, f.47,48,69,71,72,81,87, 88,93
[8] Kosta Papa Leusa, “Barbaritë Greke në Shqipëri”, Bot. “Naimi”, 2012, Tiranë , f, 36
[9] Arben Llalla, Kolaboracionistët grek, projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit në Çamëri, Bot.Tringa Desing, Tetovë-2016, f, 114-121