VEPRA E NUSRET PLLANËS DHJATA E RE E DËSHMISË KOMBËTARE!
Nga Akademik ZEF PERGEGA
Kam disa kujtime pёr Kosovën. Jo vetёm qё kam bёrё shkrime tё shumta, por nё konanen e librave tё mi mbi 30 -tё, tё cilat u kushtohen enciklopedisё sё shqiptarёve tё Amerikёs, ndёr ta dy libra janё pёr Kosovën. Gjithashtu nё jetёn time 24-vjet nё Amerikё kam pёrjetuar pёrpjekjet dhe ndihmat e pakursyera tё malёsorёve, si ato materiale, nё demostrata, por edhe bijtё e tyre kanё shkuar nё luftё pёr pavarёsinё e Kosovёs. Si gazetar i Agjensisё Telegrafike nё Tiranё, mё ёshtё dhёnё rasti tё punoj me Institutin Demokratik Amerikan, kur makina ushtarake serbe pёrzuri nga trojet e veta mbi njё milion kosovarё, tё cilёt u strehuan nё Shqipёri. Kam patur rastin tё intervistoj mё shumё se pesё mijё prej tyre…kam kujtime, qё mund tё shkruhen se nё shtёpinё time kanё bujtё familje kosovare e udhёheqёs tё UÇK – së!
Mirёse erdhët nё kёtё takim, i cili i kushtohet nderimit tё njёrit prej figurave mё tё veçanta tё dritёs sё kujtesёs kombёtare, siç ёshtё vepra e Dr. Nusret Pllanës! Mirёnjohje dhe respekt, shoqatёs sё Malёsia Madhe “Nderi i Kombit” si dhe Ndrek Gjolajt si kryetar i saj dhe Prof. Lukё Junçajt, si dhe shoqatёs “Kosova”, tё cilёt morёn pёrsipër promovimin e veprave dokumentare historike tё Prof. Nusret Pllanës.
Proçesi krijues ёshtё stёrmundim i shpirtit dhe i mendjёs, por edhe njё sfilitje, qё ngjitet lart nё prehёrin hyjnor tё mirёnjohjёs, siç ёshtё dashuria. Dashuria pёr kombin, gjuhёn dhe simbolet, dashuria e madhe pёr identitetin, si amanet i tё parёve, e nё kёtё kuptim Prof. Nusret Pllana ёshtё nusёrim i shdritshёm i veprёs sё shkruar me gёrma tё pashlyera, me shkronja gjaku tё pa tharё, se ato vadisin lulёn shqipe tё shёrbesёs sё shenjtё tё kujtesёs kombёtare. Ky za na vjen para nesh, nё botёn e lirё, si zani i zjarrit tё llogorёve tё lirisё, ndёrkohё, qё tё tjerё, hiqen si intelektualё tё mёdhёnj, tek e hedhin shallin e zi tё injorimit, qё kurrё nuk i vaditёn vllajtё e filizave tё lirisё e, pёr rrjedhojё rrёzohen lehtё…mjerё toka qё i mban!
Ndjehem mirё, qё marr pjesё nё promovimin e veprёs së Prof. Pllanës, nё mesin e shqiptarёve nё Detroit dhe veçanërisht mes malёsorёve, qё kёtu nё botёn e lirё, krijuan njё Kosovё tё vogёl, me shpirt tё madh e bujar, nё kontribute dhe me luftёtarё, qё shkuan nga Amerika nё frontin e luftёs. Krenar se origjina e Pllanës ёshtё kufitare me fshatin tim! Ne, jemi nё planet e shovinistëve, pёr tё na shlyer nga harta e me na shfaros nga faqja e dheut. Ështё mëkat me i harrue viganёt e kombit. Ai qё i shёrben kujtesёs kombёtare, siç ёshtё Nusret Pllana, jo vetёm ёshtё njё vigan i rracёs tonё, por na jepet si misionar apostolik, qё me veprёn e tij dёshmon, pёr tё mos harruar!
Mirёse erdhe vёlla i yni i Kosovës dardane, Ti qё farkëtove kohёn e ardhjes nё sytë e dritёs sё kujtesёs shqiptare, Ty qё ciflat e granatave, nuk t’a pёrkulën idealin, Ty qё dhimbjen kosovare deri nё qiellin e shtatё e derdhe nё pёrmendoren e lirisё dhe tё dёshmisё para botёs.
Ti vёllai ynё, qё kur ndanё jep ma shumё pёr tjetrin se pёr vete. Çka duhet pёr komb e pёr atdhe Ti ngrite gjallё mё shumё se njё njё muze. Tё pёrkulen sot, tё rёnёt pёr tokёn, familjen e pragun, pa çka se ndonjёrit nё pushtet nuk ia die, se Ti arshivove pёr Kosovёn mё shumё se njё Akademi.
Unё i kam çel disa herё kapakёt e librit tand tё madh, ato kanё njё dhimbje tё madhe deri nё tragjedi ekstreme shekspiriane, e vjen historia kosovare nёpёr kthetrat e genocidit serb, si njё vullkan, qё drithёron dhe tё rrёnqeth, sa thellё tё therё nё zemёr e tё pikon nё shpirt. Ështё krimi i lig i njё populli barbarar me lёkurё ariu, qё pёr lemoshё u dhamё bukё, u dhamё tokё e u dhamё shtёpi, por kur gjarpёri u ngroh nё mirёsinё tonё na helmoi. Tash nёpёr kambё na e ka lanё helmin!
Sot asht 10 prill 2022 nё Detroit, na ke ardh si diell i bardhё dhe si syth pranvere, me na e kujtue se hovi i shqiptarёve nё mёrgatё nuk shuhet, se ku ka vuajtje ai truell është i shenjtё. Ju i dashtun keni sfidue njё epokё, epokёn e krimit, qё tё mos pёrsëritet. Ti na ke sjellё nё veprën tande, dramën qё nuk i ёshtё tharё gjaku dhe Ti je mishёrue nё heronjtё tuaj, qё shkuan nё luftё si nё dasёm tue kёndue, sa loti i dhimbjeve kosovare, tё ёshtё ba lypsari i syrit tand!
Çfarё kanё bёrё serbët mbi ne, pёr njёmijё vjet, atё qё Hitleri e bёri pёr pesё vjet. Çfarё bamё ne, luftuam e qёndruam, e mbushёm tokёn me heronj, por edhe partinё e tyre brenda vetёs e themeluam. Sa mё shpejt tё çlirohemi prej saj, aq ma shpejt do t’a shijojmё lirinё dhe aq ma shpejt, do t’a festojmё bashkimin!
Se njё komb nuk e shuan lufta, por humbja e kujtesёs kombёtare, shfytyrimi i kulturёs dhe historisё sё tij. Se njё komb pa histori ёshtё si shtylla kurrizore pa palcё. Njё komb pa libra e pa dёshmi ёshtё si toka djerr pa tapi.
Nё kёtё kuptim vepra e Nusret Pllanes, nё çdo shpirt shqiptari ёshtё e mbetet e derdhur nё trajtёn e njё pёrmendoreje, qё ёshtё nderë, pёr secilin tё pёrkulet me respekt, jo vetёm me vu kunora, por me zan mend!
Tue marr nё dorё librin e Nusret Pallanes, u themi fёmijёve:
“Shiko bir, gjakun e derdhun pёr liri, se liria ёshtё lule qё vaditёt…pash besёn e Zotit, mos e le me u tha, se serbi prap mundet tё betitёt”.
E nёse librin e Nusret Pllanes, qё e kemi kёtu dhe po e promovojmё, para bujarisё sё madhe tё malёsorёve, e mbajmё nёn jastek, ka me qenё ora e bardhё e zgjimit tё Kosovёs dhe Shqipёrisё!
Ti Kosovё, udhёn e lirisё e ke shtruar me dhimbjet tona. Kёndona Nusret Pllana, kёndona, na merr edhe ne nё vallёn tande, sa faculeta e ballit tё na bahet flamur e shpirti tё na pёrflaket e, pёr armikun tё kthehet nё plumb. E shikoni burra, se heronjtё kanё veshur petkat e saj, ata po na shohin, mos kujtoni se heshtin, me sy na qortojnё!
Nga gjashtё cepat e hyllit hyjnor, zot nё qiell e zot nё tokё, si njё zemёr nё gjoks, do tё mbesё Shqipёria bashkё me Dardaninё. Se sa thellё i kanё rrёnjёt veç mali e din, mbjellё prej shekujsh, nga pushka e Bacёs sё tё parёve, vaditur me gjakun e Jasharёve, mbledh nё njё libёr prej njё, Nusret Pllane!
Libri i xhepit, qё po na paraqitet sot, duhet me e mbajtё si revolen e brezit. Nusret Pllana ёshtё njё magjistёr i luftёs dhe kujtesёs, qё tё mos bie nё gjumё paqja e liria, se kjo do tё ishte vorri i vetvetёs.
Faleminderit, bac i dhimbjeve kombёtare, qё i mblodhe nё liqenin e dritёs sё të ardhmes, me e forcue shtyllёn kurrizore tё idealeve. Jeta jonё fillon e mbaron, kur heshtja na kaplon, kur rendim pas defrimit e fitimit e guximi na mungon, pёr tё folur, pёr gjёra mё tё rёndёsishme, pёr njё shoqёri, qё ёshtё liria, tё drejtat njerёzore dhe fatet e kombit.
Sot, nuk i djegin librat, si nё kohёn e Sokratit, as i vёrbojnё shkrimtarёt, si nё kohёn e Homerit, por i bёjnё tё pavlefshёm, duke shpifur dhe anatemuar idealistët, duke mos i promovuar dhe duke i nёnçmuar. A mund tё anashkalohet vepra e Nusret Pllanës, me tё cilёn duhet mëkuar kombi, mё parё se me qumёshtin e nanёs?! I dogji komunizmi nё turrёn e druve, bashkё me jetёn e misionarёve dhe u ngritën idhtarёt e ideologjisё sё barit, duke ua vjedh lavdinё, pёr poste e privilegje.
Çka zyrtarёve tё Europёs, se çka ka ndodhur me popullin e Kosovёs?!
E Fishta do t’i shkruante Dom Ndoc Nikёs , shkruesit tё historisё sё Shqipnisё: A e din çka ban, merri bajnё Bac, 100 ambasadorё tё Kosovёs nёpёr llamburitjet e botёs, apo flasin pёr ne, do tё pyeste bac Ademi, apo e mbrojnё tokёn e mbulueme me eshtra vorrёsh?! Jo, pёr besё jo! Ate çka nuk e bajnё ato, a nga frika a nga shitja, e ka ba Nusret Pllana, sa flasin Akademitё e botёs deri nё
Shtëpinё e Bardhё. Pse nuk e marrin kёtё libёr me vete, nё vend tё çantёs sё dorёs, me u shpёrnda
librat e hidhi nё tavan, shkarramihu nёpёr divan e numёro mizat nalt, e kur barku tё bahet peta – peta, kanё mё ta ba tё tanё tungjtjeta, se atёherё po si shumё kuj, ka me tё shkue kungulli mbi ujё!
E pёr besё Nusret Pllana, sot na kumbon me zanin e tij: “Vёlla e motёr, kurrё mos harro se ia bef pёrsёri gjarpёri nё votёr!
Sokrati e ka lan tё shkrueme: “…më paguanin sllavët tё dёrmoja makinёn idealiste tё shtetit”!
A nuk ashtё shenjё e kohёs tonё?!”
Faleminderit!