Doktrina hegeliane në proceset politike!
AKTORËT DHE REGJISORËT E POLITIKËS!
Nga Sheradin Berisha, më 2 Maj 2022
Edhe në politik ka aktorë dhe regjisorë!
Aktorët luajnë lojën, ndërsa skenarin e sistemit e projektojnë regjisorët! Në këtë kuptim, rrjedhimisht përgjegjësia kryesore bije mbi regjisorët!
Çfarë përgjegjësie kanë aktorët?!
Përgjegjësia e aktorëve në skenën publike mediale është të luajnë sa më mirë, në mënyrë që të duken sikur ata janë kryesorët, e jo regjisorët!
Njerëz, politika nuk ndërtohet mbi bazën e asaj që ne shohim në televizion!
Ajo përpunohet e ‘dizajnohet’ prapa ekranit, ndërsa opinioni njoftohet vetëm për “majën e Ajsbergut”!
Në politikbërje, sikur të mos ishte sekreti, shumë vështirë do të mashtrohej mileti!
Edhe krizat politike e institucionale janë refleksion i kundërthënive që projektohen me akte normative të sistemit!
Prandaj në politik s’ka moral, por, ka aktrim dhe nënshtrim në sistemin e ndërtuar nga kupola e piramidës! Rrjedhimisht politikanët që kanë guxim sfidohen me çdo çmim!
Kush s’e kupton këtë lojë, jeton në iluzone! ( FB, 2 Maj 2020 )
DOKTRINA HEGELIANE NË PROCESET POLITIKE!
Në filozofinë politike ekzistojnë dy “parime” themelore:
1. ‘rregull nga shkaktimi i krizave’, dhe
2. ‘fitore përmes konfliktit’.
Këto ‘parime’ zhvillohen mbi bazën e doktrinës trinomshe të filozofit gjerman Georg F.V.Hegel (1770 – 1831):
1. Teza (problemi)
2. Antiteza (reagimi) dhe
3. Sinteza (zgjidhja).
***
Për shembull, procesi i negociatave Kosovë – Serbi po zhvillohet sipas dinamikës hegeliane!
1. Teza (problemi) është kërkesa e Serbisë për statusin autonom të serbëve në Kosovë, (Zajednica), duke mos u përjashtuar dhe shkëmbimi apo korigjimi i kufijve si opcion;
2. Antiteza (reagimi) është kundërshtimi i Kosovës për këto apetite serbe; dhe
3. Sinteza (zgjidhja) është procesi shkallë – shkallë i negocimit që po zhvillohet në Bruksel, në Uashtington, e kohëpaskohe dhe në Paris apo në Berlin, në formën e ‘samiteve’ për finalizimin e këtij “kompromisi të dhimbshëm” dhe jo vetëm!
Në këtë kuadër më 4 maj 2022 Kancelari i Gjermanisë, Olaf Shozlz, do t’i presë në Berlin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Në Berlin do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, i cili do të takohet me Kurtin dhe Vuçiqin në mbrëmjen e 4 majit…
Por samitet e tilla nuk përfundojnë këtu …
Trinomia hegeliane vazhdon deri në finalizimin e negociatave në dëm të Kosovës! Pse në dëm…? Sepse në këtë proces po negociohet për statusin e serbëve në sistemin ahtisarin të Kosovës!!!
© Pashtriku.org