PËR LIBRIN „PELLAZGËT ORIGJINA JONË E MOHUAR“ TË PROF. DR. DHIMITRI PILIKA

PËR LIBRIN „PELLAZGËT ORIGJINA JONË E MOHUAR“ TË PROF. DR. DHIMITRI PILIKA

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 29.09. 2022

Kush ishte Dhimitri Pilika

Prof.Dr.Dhimtri Pilika, konsiderohet si një nga dijetarët më të mëdhenj shqiptarë dhe si pellazgologu më i mirë. Njohës i shkelqyeshëm i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si edhe mjaft disiplinave shkencore.

Lindi në Korçë më 30 prill 1923. Pasi mbaron Liceun Francez, fillon studimet pranë Universitetit të Sinës në Itali.

Merr pjesë në LNÇ në drejtimin e njësive guerile. Pas Çlirimit, më 1945, zgjidhet kryeredaktor i “Zërit të rinisë” në Korçë. Jep mësim në shkollat e mesme të Korçës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës. Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli “Doktor” në histori e gjuhë shqipe pranë Fakultetit të Filozofisë së Pragës, si dhe në romanistikë – helenistikë pranë Fakultetit të Filologjisë po në Pragë.

Themelon dhe drejton “Seminarin shqiptar”, qendër studimesh dhe kërkimesh albanologjike pranë Universitetit të Pragës, ku emërohet profesor në ligjerimin e displinave albanistike. Gjatë qëndrimin afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë  64 botime me brendi arbërore, si monografi – dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për gramatikën, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën “Shqipëria vend shqiponjash” në shqip, anglisht, frengjisht, rusisht, etj.

Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndësishme, apo siç i quante ai: “albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve (1968) kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT.

Boton plot studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, derisa regjimi e internon pa motiv në Myzeqe. Pas një ndërprerje të gjatë si rezultat i internimit dhe izolimit thuajse të plotë, në vitet ’90 rifillon aktivitetin e tij shkencor publik si brenda dhe jashtë vendit duke rizënë vendin e vet të nderuar. Vdes në spitalin e Tiranës, më 31 dhjetor 2003…(pashtriku.org)

Në vijim lexoni këtu:

DHIMITRI PILIKA: PELLAZGËT ORIGJINA JONË E MOHUAR

https://pashtriku.org/dhimitri-pilika-pellazget-origjina-jone-e-mohuar/

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura