SLLAVISHA PETKOVIÇ DËSHMON SE BATON HAXHIU ISHTE BASHKËPUNËTOR I SHËRBIMIT SEKRET TË MILLOSHEVIÇIT!
Për bashkëpunimin e Baton Haxhiut me shërbimin Sekret serb dhe jo vetëm, z.Petkoviç është shprehur i gatshëm të ballafaqohet edhe publikisht me te. “Nëse Haxhiu diçka nuk e ka që qartë, e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë”…
Nga Sheradin Berisha, Facebook, 28 tetor 2022
Në mars 2006, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç i pakënaqur me disa emërime në Qeverinë e atëhershme të Kosovës kishte ngrirë përkohësisht funksionin e tij, dhe me këtë rast në një prononcim publik, (më 23 mars 2006) ai ka demantuar edhe disa shkrime në të përditshmen Express.
Sipas një lajmi të botuar në “Kosovapress”, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç, i ka quajtur akuzat e gazetës Ekspress kundër tij si shpifje, ndërsa ka akuzuar drejtorin ekzekutiv të saj, Baton Haxhiun (djal i një ish’komitetliu) se përmes gazetës po tenton ta kthejë kohën e Millosheviçit. Ai që nga vitet e 90 është bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb, ndërsa për të gjitha akuzat e bëra ndaj tij ai ka kërkuar duel televiziv me Baton Haxhiun. Baton Haxhiu, aktualisht është drejtori i Përgjithshëm i “TV – KLAN KOSOVA”, i themeluar në dhjetor të vitit 2008, dhe zyrtarisht nis transmetimet më 17 shkurt 2009.
***
“Keni dëgjuar kush jam unë, ndërsa tani po ju tregoi kush është Baton Haxhiu?”, kështu ka nisur rrëfimin e tij Sllavisha Petkoviq, dhe ka vazhduar menjëherë: “Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën “Koha Ditore”, por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla”, ka pyetur Sllavisha dhe ka vazhduar: “Ndoshta dëshiron që në mënyrë eksprese ta kthejë kohën e Millosheviqit, ashtu që të mund të pasurohet më tej në llogari të njerëzve të kidnapuar apo të vrarë. Por, këtë më nuk do të mund ta bëjë. Dhe po e njoftoj publikisht, përmes mediumeve: Z. Haxhiu, Milosheviqi ka vdekur. Me të ka vdekur edhe koha e tij, andaj e keni kot”, ka shtuar Petkoviq.
Për të forcuar këtë që po thoshte, ai ka shtruar edhe disa pyetje tjera. Si është e mundur që në kohën kur është formuar UÇK-ja Haxhiu ka mundur të shkojë e të vijë ku ka dashur, të marrë intervista nga UÇK-ja e askush nga policia serbe të mos e prekë?
“Dhe është një detal shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombardimeve. “Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ky lajm, – sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet”, ka pohuar me bindje të thellë Petkoviq, duke shtuar se përveç këtyre që tha, ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme”. Ai madje është shprehur i gatshëm të ballafaqohet publikisht me vetë z. Haxhiun. “Nëse diçka nuk e ka që qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë”, ka thënë në fund Sllavisha Petkoviç!!!!
Të dhëna ilustruese
– Baton Haxhiu dhe Sllavisha Petkoviç;
– Prishtinë, 6 qershor 2018: Hashim Thaçi dekoron me Medaljen Presidenciale Jubilare në Dhjetëvjetorin e Pavarësisë, mikun e tij Baton Haxhiu, ish bashkëpunëtorin e Jovica Stanishiçit. Stanishiçi para dhe gjatë luftës në Kosovë ishte shef i Shërbimit Sekret – UDB.
“Gjenerata e gazetarëve që raportuan gjatë luftës, përveç që kanë informuar qytetarët tanë dhe botën demokratike, kanë qenë edhe diplomatë e politikanë në mbështetje të luftës sonë për liri dhe pavarësi.
I tillë ka qenë edhe gazetari dhe intelektuali Baton Haxhiu, të cilin për kontributin e dhënë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
***
Prekaz, 1 maj 2018: Sami Lushtaku në shtëpinë e tij në Prekaz i kishte mbledhur në konak të gjithë krerët e shtetit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin dhe disa zyrtarë të tjerë. Në mesin e mysafirëve ishte edhe Bazon Haxhiu, shefi i TV Klan Kosova, ish bashkpunëtori i shefit të Shërbimit Sekret serb, Jovica Stanishiçit.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë që në Prekaz, të prisja presidentin e vendit Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj, zv. ministrin e drejtësisë Fadil Nura, kryetarët e Skenderajt dhe Drenasit Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrofci dhe gazetarin Baton Haxhiu. Takimi ishte krejtësisht jozyrtar me diskutime të lira duke këmbyer ide dhe mendime të ndryshme. SL “
shkruan Lushtaku në Facebook.
– Xhavit Haliti, Baton Haxhiu, Hashim Thaçi dhe Blendi Fevziu…
______________
OPERATIVCI I STANISHIQIT NË PREKAZIN E ADEM JASHARIT!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 27 prill 2020