ASOCIACIONI E SHKATËRRON INTEGRITETIN UNITAR TË KOSOVËS!

ASOCIACIONI E SHKATËRRON INTEGRITETIN UNITAR TË KOSOVËS!

Kosova si republikë e Pakos së Ahtisarit, në negociatat e pafundme me Serbinë është bërë plaçkë e pazarit dhe kjo s’ka të bëjë fare me gjakun e Adem Jasharit! Zajednica dhe jo vetëm është pazari plus i Ahtisarit!

Nga Sheradin Berisha, FB 14.12.2022 – Pashtriku 14.01.2023

“Gjëja më e rëndësishme për SHBA-në është të shohë krijimin e Asociacionit”, thotë Escobar!

E them pa hezitim se, Insistimi i përditshëm i emisarit amerikan Escobar, për themelimin e Asociacionit është kërkesë parësore e Serbisë, ndërsa të gjitha çështjet tjera në maskaradën kësodore janë dytësore!

Rrjedhimisht duhet ta kemi të qartë se, Asociacioni nuk do të jetë organizatë jo qeveritare (OJQ siç thoshte Hashim Thaçi), por organizëm juridiko – politikë për ushtrimin dhe “mbrojtjen e të drejtave kolektive të serbëve në Kosovë” (siç thonë Escobar dhe Ambasadori Hill). Dhe si i tillë do të jetë një organizëm i strukturuar VETËQEVERISËS në territorin AUTONOM të këtij ASOCIACIONI!

Po të mos ishte Asociacioni i tillë nuk do të bëhej temë e diskutimit në tavolinën e negocimit në Bruksel, në Prishtinë, në Beograd dhe jo vetëm!

Prandaj sot gjëja më e rëndësishme për Kosovën është të mbrojë INTEGRITETIN UNITAR të vendit nga copëtimi, që po tentohet të bëhet përmes këtij bashkimi të serbëve në një Krahinë Autonome, e cila pritet të administrohet nga të dorëhequrit e LISTËS SERBE të Aleksandër VUÇIQIT, të dorëhequrit e strukturave policore të MUP-it të Serbisë në krye me Bratisllav GASHIQIN, të dorëhequrit e strukturave të shërbimit sekret BIA që drejtohet nga shefi i këtij shërbimi famëkeq, Aleksandër VULIN etj.

Kjo është shumë e qartë! Nuk e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë vetëm ata që ëndërrojnë me sy hapur!

_________________

TALLJA E ESCOBARIT!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura