UÇK-ja NUK MUND TË PËRDORET SI MBUROJË PËR AKTE INDIVIDUALE KRIMINALE!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 24.12.2022
Faton Klinaku: “Gjykata Speciale po gjykon luftën tonë çlirimtare. Po e gjykon UÇK-në, duke e quajtur edhe si organizatë e përbashkët kriminale. Ata gjenden në Hagë sepse po gjykohet lufta jonë”. Gazeta BLIC, Prishtinë – më 24.12.2022.
Komenti im:
Gjykimi dhe dënimi për arrestimin, burgosjen, keqtrajtimin (në burgun e Kleçkës …), dhe në fund ekzekutimi dhe zhdukja e kufomës së Behajdin Allaqit (*) (në gjysmën e dytë të qershorit 1998) pa lënë gjurmë nuk mund të cilësohet si gjykim i luftës sonë çlirimtare, e aq më pak gjykim i UÇK-së, si organizatë e përbashkët kriminale! Akti i ekzekutimit dhe zhdukjes së kufomës së Behajdinit ishte pa dyshim krim që kërkon gjykim e dënim pa hezitim!
———
(*) Behajdin Allaqi në fund të viteve ’80-të, ishte njëri nga tre udhëheqësit kryesor të Lëvizjes Kombëtare bashkë me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë dhe jo vetëm.
Në vijim ju ftojë të lexoni:
Pas publikimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, më 24 qershor 2020!
UÇK-ja NUK MUND TË PËRDORET SI MBUROJË PËR AKTE TË PAPRANUESHME INDIVIDUALE, QË KANË NDODHUR GJATË DHE PAS LUFTËS NË KOSOVË! (VIDEO)
___________________
SHERADIN BERISHA: NË 57 VJETORIN E LINDJES – DUAM NJË VARR PËR ISH DREJTUESIN E LPRK-së, BEHAJDIN ALLAQI