QENDRA JUSUF GËRVALLA (UNITETI I OMLK-së ME FRONTIN E KUQ DHE 17 SHKURTI 1982) ( 2 )

QENDRA JUSUF GËRVALLA (UNITETI I OMLK-së ME FRONTIN E KUQ DHE 17 SHKURTI 1982) ( 2 )

Nga Xhafer Durmishi, Pashtriku 24.01.2023

2-3. Uniteti i OMLK me Frontin e Kuq

2-4. KADRIU I PROPOZON ANËTARËSIM IBRAHIM KELMENDIT POR AI NUK PRANOI

Ibrahim Kelmendi: ”Unë nuk kisha kaluar në ndonjë organizim me vete të Kadri Zekës.  As ai nuk e ka kërkuar këtë nga unë.” (Gjurmë e fërkem, libër i shpërndarë përmes internetit në shtator 2016)

Jusuf Gërvalla: “Ti mund dhe besoj se je i painformuar lidhur me ato që kanë ndodhur në përçapjet për bashkimin e dy organizatave. Por, unë kam edhe më pak leje të të informoj për to, tani që e di se ku bënë ti pjesë. Edukata ime s’më lejon të veprojë në mënyrë të tillë. Shokët e tu të rinj e kanë me borxh ta bëjnë këtë punë. Unë e di se ata e kanë vështirë ta bëjnë, sepse, po ta bënin, do të duhej të flisnin hapurazi kundër punëve të tyre të pahijshme.” (Jusuf Gërvalla: Letër Ibrahim Kelmendit, 15 janar 1982; Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë1997, faqe 411)

Dëshmitari i komunistëve të OMLK-së, Ibrahim Kelmendi nuk pranon të bëhet shok organizate me Kadri Zekën.

Ibrahim Kelmendi: “Kadriu i propozoi Miranit anëtarësimin, por Mirani nuk pranoi me arsyetimin se dëshironte të priste edhe ca, pasi bisedimet duhet të rindodhnin shpejt dhe ato do të sillnin bashkimin.” (Atentatet, f. 306)

Ibrahim Kelmendi: ”Unë nuk kisha kaluar në ndonjë organizim me vete të Kadri Zekës.  As ai nuk e ka kërkuar këtë nga unë.” (Gjurmë e fërkem, libër i shpërndarë përmes internetit në shtator 2016)

Kush e di këtë punë më së miri pos I. Kelmendit? Se si nuk pranon Ibrahim Kelmendi të bëhet shok në një organizatë me Kadri Zekën, përveç Jusufit, në mënyrë të mrekullueshme e dëshmon Faridin Tafallari:

 Faridin Tafallari: “Për herë të parë u prezantova me të në Shtutgart; ai ishte me Ibrahim Kelmendin që kishte telefonuar të vija në takim. M’u afrua dhe më tha: “Ti Faridin me të vërtetë je luftëtar i lirisë. Të kam veçuar nga të tjerët. Duhet të bisedojmë bashkë shtruar e gjerësisht.

 Po i thash – jam i lumtur dhe me dëshirë pres atë çast. Që aty u nisëm për në banesën time. Kadriu me Ibrahimin e kishin vendosur që më parë të më takonin dhe prandaj më kishin telefonuar… Kadriu më foli për Organizatën Marksiste Leniniste të Kosovës (OMLK). Më pyeti se a isha i organizuar diku dhe unë iu përgjigja se për këtë kam biseduar me Jusufin. …

 Çështjen e organizatave si e shikoni shoku Zekë, fjalën e kam për bashkimin e tyre se Jusufi më ka folur për bashkimin e të gjitha organizatave që veprojnë.

 -Po Faridin tha Kadriu, – nuk ka dyshim që duhet të bashkohemi. Por ja që akoma nuk po gjendet një mendim i përbashkët. Po edhe kjo do ta gjej momentin.

 Ne me Frontin e Kuq Popullor jemi bashkuar dhe tani na duhet të gjejmë një mundësi bashkëpunimi edhe me Lëvizjen (LNÇKVSHJ).” (Terror, Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, f. 37-38)

– E dëshmon Hasan Mala, i cili ia vërteton fjalët e Faridinit të thëna në librin Terror Dhimbje Qëndresë:

Hasan Mala: “Nga zemra të uroj shumë sinqerisht dhe sukses, se është shkruar ashtu si është, si ka qenë. Të lumtë, të lumtë …. se aty është e vërteta dhe vetëm e vërteta.”  (Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, f. 382)

– E dëshmon Xhafer Shatri, i cili ia vërteton fjalët e Faridinit të thëna në librin Terror Dhimbje Qëndresë.

Xhafer Shatri: “Libri është një realitet dhe i paanshëm. Ky libër është si një lis i natyrshëm… Andaj, të lumtë dhe të uroj nga zemra suksese që iu kushtove këtij libri madhor të kohës…”. (Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, f. 382)

Për sqarim në këtë rast dua të them se vlerësimet e mrekullueshme të Hasan Malës e Xhafer Shatrit për librin e Faridin Tafallarit, Terror Dhimbje Qëndresë (1997) gjenden të botuara në librin vijues të F. Tafallarit, Dhimbje Krenare (Tiranë, 1998).

 Dëshmia e Faridin Tafallarit, Hasan Malës dhe Xhafer Shatrit për bashkimin e Kadri Zekës me Frontin e Kuq Popullor përputhet tërësisht me faktin që na e ka lënë Jusufi me shkrim.

 Jusuf Gërvalla: “Ti mund dhe besoj se je i painformuar lidhur me ato që kanë ndodhur në përçapjet për bashkimin e dy organizatave. Por, unë kam edhe më pak leje të të informoj për to, tani që e di se ku bënë ti pjesë. Edukata ime s’më lejon të veprojë në mënyrë të tillë. Shokët e tu të rinj e kanë me borxh ta bëjnë këtë punë. Unë e di se ata e kanë vështirë ta bëjnë, sepse, po ta bënin, do të duhej të flisnin hapurazi kundër punëve të tyre të pahijshme.” (Jusuf Gërvalla: Letër Ibrahim Kelmendit, 15 janar 1982; Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë1997, faqe 411)

Jusufi e di dhe na e jep faktin më të fuqishëm e të padiskutueshëm se ku bënë pjesë dhe cilët janë shokët e rinj të Ibrahim Kelmendit, të cilët ky far Ibrahim Kelmendi, i cili është person “që i respekton vendimet”, e demonstron besnikërinë për shokun e vetë të vrarë në këtë formë: “Kadriu i propozoi Miranit anëtarësimin, por Mirani nuk pranoi”, e mohon me sa fuqi që ka. Por nuk është vetëm Ibrahim Kelmendi që e mohon Kadri Zekën e gurin e varrit të tij. Ky farë Ibrahim Kelmendi, ky farë shoku i Kadri Zekës është dëshmitari i besueshëm i vëllezërve të Kadriut, Saime Isufit, Hydajet Hysenit, Berat Luzhës e Mehmet Hajrizit.

 Suzana Gërvalla: ”Më vonë ka pasë probleme me marksist-leninistët. U bënë bashkë Ibrahim Kelmendi me Kadri Zekën kundër Jusufit.” (Suzana Gërvalla, Intervistë / Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 5:24-5:57)

 Ibrahim Kelmendi së bashku me rrethin e vetë, nga viti 1985, i kanë dënuar bashkimet e 17 shkurtit dhe 15 majit 1982, me shpresën se vetë do të krijojnë ndonjë datë më të rëndësishme, e kanë riorganizuar OMLK-në e Kadri Zekës, me qëllim të DOMINIMIT ME ÇDO KUSHT mbi të tjerët dhe e kanë udhëhequr deri në shembjen e Murit të Berlinit. Vetëm pas shembjes së Murit të Berlinit, falimentimit të etiketave marksiste-leniniste, pas 30 vitesh, riorganizuesit marksist – leninistë riorientohen e mundohen të tregojnë rëndësinë e shtëpisë së Jusuf Gërvallës dhe Lëvizjes së Jusuf Gërvallës.

2-5. Uniteti i Rexhep Qosjes e Ismail Kadares me Prof. Dr. Abdyl Kadollin

Rexhep Qosja: ”Kam pasur fatin e kam pasur nderin gjatë disa dhjetëra viteve të bashkëpunoj me te dhe ashtu më është dhënë rasti që ta njoh më mirë e më thellësisht natyrën e tij të pasur me shumë e shumë virtyte.

Abdyl Kadolli ishte intelektual që jetonte ngadalë. Dhe kjo ngadalësi jetësore i bënte të mundshme ta njihte më mirë e më thellësisht njëmendësinë shoqërore, politike, kulturore, kombëtare në përgjithësi. Dhe kjo ngadalësi jetësore i bënte të mundshme që të gjitha punët me të cilat merrej t’i bënte e t’i kryente më mirë e më sigurt e më vlefshëm se gjithë ata që jetojnë e punojnë nxitueshëm.

Abdyl Kadolli ishte intelektual me përgjegjshmëri gjithnjë të zgjuar, gjithnjë të përkushtuar ndaj gjithë atyre me të cilët punonte e bashkëpunonte dhe ndaj të gjitha punëve që bënte. Kjo përgjegjshmëri, kjo dhuratë e madhe natyrore e tij, e kishte bërë shumë të përkushtuar ndaj të drejtës, shumë të përkushtuar ndaj të vërtetës, shumë të përkushtuar ndaj të gjitha vlerave që jetës i japin kuptim.” (gazetaeprizrenit.net, 20 prill 2019)

Prof. Dr. Abdyl Kadolli: “Nëse ndonjëherë hapen dosjet e krimeve komuniste, numri i spiunëve e bashkëpunëtorëve të paguar e të papaguar do të dilte shumë i madh. …Kështu, ne do të çliroheshim njëkohësisht edhe nga mendësia komuniste, edhe nga mendësia sllave.  Krimet e fashizmit dhe të komunizmit nuk qëndrojnë shumë larg njëra-tjetrës… Ideologjia komuniste pati reflektime të thella në fatin tonë kombëtar. Komunistët shqiptarë kontribuan shumë në mbetjen me sllavët dhe nën sllavët.” (KRIMET E KUQE, Zëri i Kosovës, 20 janar 2009, www.lpk-kosova.com)

Ismail Kadare: “Terrori i përditshëm, sistematik, monoton ishte shumë më i keq se dhuna spektakolare. Ishte dispozita e veçantë e komunizmit. I krahasuar, për shembull, me terrorin fashist, terrori komunist ishte shumë më diskret, i fshehtë, i heshtur dhe i maskuar”.

“Nëse dënimi ishte kërkuar nga lart dhe nëse mbledhja ishte publike, mbrojtja ishte e pamundur, ndoshta fatale për viktimën. Mbrojtja haptazi merrej si sfidë haptazi ndaj partisë”. (“La Republica”, www.balkanforum.info, nëntor 2009)

Ismail Kadare: “Është hipokrizi, është dyfytyrësi të thuash se ne jemi evropianë, por mos na pyesni më shumë për të kaluarën. Prandaj diskutimi duhet të bëhet. Nëse kemi këtë dilemë, ne e vëmë veten në skizofreni morale, që është gjëja më e pamoralshme e një kombi” -ka thënë ai. “Ka gjëra që për arsye të ndryshme munden që për një kohë t’i refuzohen publikut, çdo shoqëri e ka këtë, ka arkiva që nuk hapen për vjet të caktuara për arsye të ndryshme, por shoqëritë demokratike duhet të shpjegojnë ato që ndodhin në strategji të zhvillimit të shtetit, në politikë, në ekonomi, në të gjitha.” (http://lajme.dervina.com, nëntor 2009)

2-6. Uniteti i Prof. Dr. Abdyl Kadollit me Emrush Xhemailin

Emrush Xhemaili: “Abdyl Kadolli do të mbetet shembull i intelektualit të përkushtuar ndaj profesionit dhe ndaj vendit tonë, gjithherë i gatshëm të shërbej për kauzën e lirisë, çlirimin e bashkimin kombëtar. Në fushën e ideve ai ishte nga ata intelektual që e thotë të vërtetën edhe kur ka pasoja personale.” (Fjalë në mbledhjen përkujtimore në Institutin Albanologjik në Prishtinë, me rastin e vdekjes së Prof. Abdyl Kadollit, yotube.com, 18 prill 2019)

 2-7. Uniteti i Prof. Dr. Abdyl Kadollit me Xhafer Shatrin

 Prof. Dr. Abdyl Kadolli: “Nëse ndonjëherë hapen dosjet e krimeve komuniste, numri i spiunëve e bashkëpunëtorëve të paguar e të papaguar do të dilte shumë i madh. …Kështu, ne do të çliroheshin njëkohësisht edhe nga mendësia komuniste, edhe nga mendësia sllave.  Krimet e fashizmit dhe të komunizmit nuk qëndrojnë shumë larg njëra-tjetrës… Ideologjia komuniste pati reflektime të thella në fatin tonë kombëtar. Komunistët shqiptarë kontribuan shumë në mbetjen me sllavët dhe nën sllavët.” (KRIMET E KUQE, Zëri i Kosovës, 20 janar 2009, www.lpk-kosova.com)  

 Xhafer Shatri: “Ta thjeshtësosh në një individ pa asnjë peshë, vrasjen e tyre, mua më duket absolutisht e pafalshme, dhe realisht kjo punë bëhet edhe nga njerëz të cilët në vitet 1980-të kanë arritur që lëvizjen kombëtare ta përçajnë keqas dhe ta zëmë citatin e Jusuf Gërvallës të cilin ne e venim në ballë të Zërit të Kosovës e i cili ishte një citat kushtrimtar i cili thoshte: “Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s’do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme.” Do me thënë dhe në vend të tij ta nxjerrësh pastaj ”Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!” Njeriu nëqoftëse i shikon këto gjëra do me thënë e sheh që përpiqen ta mbrojnë Jusuf Gërvallën njerëzit që janë përpjekur ta vrasin për së gjalli, t’i vrasin idetë e tij, idetë e tij nacionaliste.” (Intervistë dhënë Agron Bajramit, www.koha.net, 27 korrik 2012, Press-ing, program televiziv, minutat 25-28) (…)

 Lart dhe poshtë; koka e numrit 6 (Dhjetor 1981) të revistës Liria. Lart-gabimi teknik është ndrequr me dorë. Gabimi teknik poshtë nuk është ndrequr.

***

Saime Isufi: “Më 12 janar 1982, Kadriu u nis në Gjermani për të kontaktuar me veprimtarë. Ndër ta edhe me Vëllezërit Gërvalla. Me vete mori edhe materialet e numrit 6-të të ‘Lirisë’ për t’i botuar si dhe ‘Tezat e Frontit për Republikën e Kosovës’. Tezat do t’i konsultonte edhe me vëllezërit Gërvalla. Numri i 6-të i ‘Lirisë’ doli pas rënies së Kadriut. Kadriu duhej të kthehej më 17 janar, pikërisht atë natë që e vrau dora gjakatare, sepse të nesërmen do të fillonte punë.” (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, f.101-102)

 Numri 6 i revista Liria sipas Taip Zekës e Saime Isufit ka dalë pas vrasjes. Kjo nuk është e vërtetë. Jusufi, përjetësisht e ka ndërpre çdo angazhim të vetin me revistën Liria, pas zbulimit të qëndrimeve të OMLK-së – Kadri Zekës para Sabri Novosellës në Stamboll në mesin e tetorit 1981. Numri 6 i revistës Liria ka dalë në dhjetor 1981.

 Dihet se revista Liria asnjëherë nuk e përmend organizatën e Jusuf Gërvallës me asnjë fjalë të vetme. Këtë nuk e bënë as numri 6 i Lirisë i dhjetorit 1981. Se numri 6 i cili paska dalë pas vrasjes dhe nuk e thotë asnjë fjalë për vrasjen Jusuf e Bardhoshit është krejtësisht në rregull me frymën dhe politikën e Lirisë, por mbulimi i rrenës e kërkon arsyetimin, zbulimin se pse ky numër i dalë ”pas vrasjes”, së 17 janarit 1982, nga 300 anëtarët dhe 300 simpatizantët e OMLK-së nuk e thotë asnjë fjalë për vrasjen e Kadri Zekës. Pas vrasjes, unë, Skenderi i Shtutgartit, jam i vetmi person që kam shkruar, dhe atë në mënyrë të barabartë, për Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën.

Xhafer Shatri: “Ta thjeshtësosh në një individ pa asnjë peshë, vrasjen e tyre, mua më duket absolutisht e pafalshme, dhe realisht kjo punë bëhet edhe nga njerëz të cilët në vitet 1980-të kanë arritur që lëvizjen kombëtare ta përçajnë keqas dhe ta zëmë citatin e Jusuf Gërvallës të cilin ne e venim në ballë të Zërit të Kosovës e i cili ishte një citat kushtrimtar i cili thoshte: “Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s’do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme.” Do me thënë dhe në vend të tij ta nxjerrësh pastaj ”Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!” Njeriu nëqoftëse i shikon këto gjëra do me thënë e sheh që përpiqen ta mbrojnë Jusuf Gërvallën njerëzit që janë përpjekur ta vrasin për së gjalli, t’i vrasin idetë e tij, idetë e tij nacionaliste.” (Intervistë dhënë Agron Bajramit, www.koha.net, 27 korrik 2012, Press-ing, program televiziv, minutat 25-28)

Adem Gashi: “Nuk thashë kot në fillim ekskursion paranoid, sepse pranë mendimeve-perla të një filozofi të lashtësisë shfaqeshin broçkullat e ndonjë mistreci komunist…” (Dyndalla e mendimeve, Hotel Viktoria, 5 shkurt 2007)

 Ibrahim Kelmendi: “Kurse në mërgatë, ti shoku Kadri ende nuk ke anëtarësuar njeri vetëm mban rreth vetës disa kandidatë simpatizantë që duhet ta plotësojnë stazhin para se t’i anëtarësoni.” (Atentatet, f.293)

 Saime Isufi: “Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t’i njihja edhe vetë.” (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007) 

 I. Kelmendi: ”OMLK-ja kishte përcaktim komunist. Jashtë Kosovës nuk besoj të ketë pasur anëtarë, pos Kadri Zekës (Atentatet, f. 330)

Saime Isufi: “Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t’i njihja edhe vetë.” (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007) 

2-8. Regjimi socialist po luftohej me socializëm

“Apostol Duka: Thatë se e ndërruat emrin e Grupit tuaj Revolucionar. Më lejoni t’ju pyes: E ndërruat sepse bindjet tuaja ideologjike ishin marksiste-leniniste, e ndërruat sepse duhej ndërruar, apo e bëtë këtë gjë për të qenë të ngjashëm me veprimtarinë politike e ideologjike të shtetit-amë?

Mehmet Hajrizi: E kuptoj këtë pyetje me ngut. Sot, pas kaq vitesh, duhen sqaruar këto emërtime të Organizatës, që për brezin aktual duken demode dhe të largëta, edhe pse nuk e cënojnë aspak karakterin nacionalçlirimtar dhe rëndësinë historike të saj… Lëvizja Kombëtare e Kosovës, ideologjinë marksiste që ishte në modë atëherë, e ka përdorur si kulturë dhe mjet për çlirim.

…Po të shikohen dokumentet e Organizatës, bëhet e qartë si drita e diellit se veprimtarët e Lëvizjes së Kosovës, pavarësisht emërtimeve dhe literaturës që lexonin, luftonin për të drejtat dhe çlirimin e popullit shqiptar dhe jo për triumfin e ndonjë ideologjie në atdheun e tyre apo në botë.

…M. Hajrizi: Ndikimi nuk mund të mohohet, por ne fokusoheshim tek shkelja nga udhëheqja jugosllave e parimit të vetëvendosjes së popujve, e cila ishte pjesë përbërëse e doktrinës leniniste dhe premtim demagogjik i Titos e partisë së tij komuniste.

…Së katërti regjimi socialist pushtues po luftohej me socializëm edhe për një arsye që e diktonin rrethanat historike.

...Apostol Duka: Ky është trajtimi dhe shpjegimi më i plotë që kam dëgjuar deri tani dhe juve jo më kot paskeni qenë udhëheqësi i asaj organizate. (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, Tiranë 2009, f.163-167)

2-9. Komunistët të cilët ia bënë varrin shoqërisë socialiste

Mehmet Hajrizi: “Sabile Keçmezi-Basha ka shkruar; “Organizata e cila pati më së tepërmi jehonë në qarqet e përgjithshme të popullatës shqiptare dhe e cila kontribuoi që rrjedhat e shoqërisë ish-socialiste në Kosovë të merrnin kah krejt tjetër, ishte pasardhësja e ‘Grupit Revolucionar” që më vonë u shndërrua në Organizatën ilegale shqiptare “Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës.”” (Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, f. 316)

2-10. Nuk janë të afërta as të pranueshme

Mehmet Hajrizi: “Prandaj u vendos të ndërrohej emri i Organizatës, nga “Grup Revolucionar”, në “Grup Marksist-Leninist të Kosovës” (GMLK).”

“Sot, tridhjetë e pesë vjet pas, duhet sqaruar shkurtimisht këto emërtime të Organizatës, që për brezin aktual nuk janë të afërta as të pranueshme.” (Histori e një Organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f. 96)

Mehmet Hajrizi: “Filozofia politike, mendimi i ri politik, analizat e thella të gjendjes dhe të situatave, qartësia e perspektivës, ndërtimi i strategjisë dhe taktikave në shërbim të saj, ishin shprehje e një pjekurie dhe kulture të lartë politike e kombëtare të radhëve të Organizatës (Marksiste Leniniste të Kosovës -shën. ynë).” (Histori e një Organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f. 318)

Mehmet Hajrizi (Betimi i OMLK, pjesë): “Në qoftë se e tradhtoj Organizatën dhe idealet e lirisë, mos i shpëtofsha dorës së pamëshirshme të shokëve të mi.”  (Histori e një Organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f. 95)

2-11. DIKTATI I KEQ DHE HEGJEMONIA E MIRÊ

Mehmet Hajrizi: “Lëvizja Kombëtare e Kosovës, ideologjinë marksiste, që ishte në modë atëherë, e ka përdorur si kulturë dhe mjet për çlirim, prandaj pjesëtarët e saj nuk duhen ngatërruar me pushtetarët që e përdornin apo keqpërdornin për diktat dhe sundim.” (Histori e një Organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f. 98)

 Mehmet Hajrizi: “Fillimisht duhet thënë se organizimi në Shqipëri i Luftës Nacionalçlirimtare, që për veprimtarët e kohës, në saje të literaturës që vinte nga Shqipëria, ishte në detaje i njohur, u bë modeli më i afërt, për ta zbatuar në kushtet e çlirimit të Kosovës. Atje ka pasur një Front Nacionalçlirimtar, që bashkonte forcat antifashiste të bindjeve të ndryshme, por Partia Komuniste në të ruante rolin hegjemon.” (Histori e një Organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f. 97)

“Qamil Beu – Para se ta filloj ketë gjykim të ndritshëm në emër të Padishahut, nurit të Perëndisë, do të parafrazoj një ajet nga Kurani kerim i cili thotë se: Dielli nuk ka nevojë kurrë ta zej hënën, as nata ta kaloj ditën, çdo gjë në gjithësi noton. Edhe këtë gjyq unë kështu e kuptoj. Të kërkosh që nata ta kaloj ditën do të thotë të mohosh ligjet e Perëndisë. Të ngresh dorë kundër Padishahut, nurit të Perëndisë, do të thotë që të jesh i padijshëm e të mohosh ligjet e gjithësisë që paraqesin vullnetin e Perëndisë. Dihet fare mirë i pandehur (Abdyl Frashëri) se nata është natë, dita është ditë, dielli është diell e hëna hënë.” (Ekrem Kryeziu, Epoka para gjyqit, 1978)

Ankesa është arma e të mjerit.

Hydajet Hyseni: “Por siç i ishte ankuar Jusufi Kadriut, ishte pikërisht kjo që kishte shkaktuar disa keqkuptime me ndonjë veprimtar të shquar me të cilët Jusufi ishte në lidhje.” (Selatin Novosella, Metush Krasniqi, Prishtinë 2011, f. 292)

2-12. Iu kemi kundërvu ideologjisë komuniste

Berat Luzha: “Faktikisht, ne jemi vetëquajtur marksistë-leninistë, por realisht kemi qenë atdhetarë të mirëfilltë, idealistë. Nuk kemi qenë të indoktrinuar nga ideologjia. Kemi qenë veprimtarë të çështjes kombëtare… Pak ose fare pak jemi marrë me çështje ideologjike.

 …Rilindjen’ e kam drejtuar pa asnjë problem të tillë ideologjik …Përmes ngjyrimit ideologjik, kemi tentuar t’i kundërvihemi ideologjisë komuniste titiste. Edhe në këtë mënyrë e kemi goditur armikun.” (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, Tiranë 2008, faqe 220)

 Saime Isufi: ”OMLK është cilësuar si “Organizata që pati më së tepërmi jehonë në qarqet e përgjithshme të popullatës shqiptare dhe e cila kontribuoi që rrjedhat e shoqërisë ish-socialiste në Kosovë të merrnin kah krejt tjetër, ishte pasardhësja e Grupit Revolucionar që më vonë u shndërrua në OMLK”. (Sabile Keçmezi-Basha).” (VLERAT HISTORIKE, STUDIMORE E SHKENCORE TË LIBRIT ”HISTORI E NJË ORANIZATE POLITIKE DHE DEMONSTRATAT E VITIT 1981”, pashtriku.org, 2 qershor 2009)

2-13. Kurrë nuk kanë qenë komunistë

Hashim Thaçi: “Komunizmi në Kosovë është instaluar dhunshëm dhe është larguar dhunshëm, por shqiptarët kurrë nuk kanë qenë komunistë.” (Bota Sot, 14 shtator 2009)

Kosovapress: “Në punimet e sotme të Konventës së VI-të të PDK-së është diskutuar edhe rreth profilit të partisë, me ç’rast delegatët janë përcaktuar për profilizimin si parti e qendrës së djathtë.” (PDK profilizohet si parti e qendrës së djathtë, wwww.kosovapress.com, 27 janar 2013)

Xhevat Bislimi: ”Viti, 17. 02. 2015 – Data e 17 Shkurtit shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së re shqiptare. Më 17 Shkurt të vitit 1982, një muaj pas vrasjes mizore të atdhetarëve dhe ideologëve shqiptarë, Vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, u themelua Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës – LPRK.” (17 SHKURTI I THEMELIMIT TË ORGANIZATËS KOMBËTARE NACIONAL’ҪLIRIMTARE – LPRK, 17 shkurt 2015; pashtriku.org; albaniapress.com)

 Bedri Islami: “Është zgjedhur qëllimisht data 17 shkurt, sepse më 17 shkurt është krijuar Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Thaçi tha do se ta shpallim pavarësinë në një ditë të shënuar për Kosovën. Dhe meqenëse ka qenë për shumë vite një nga drejtuesit e LPK zgjodhi këtë datë. Ndoshta bëjë gabim që e shpalosi për herë të parë këtë ide sepse tjerëve nuk u ka rënë në mend por fakti kështu është” (Bedri Islami i ftuar në emisionin “Arnautistan” të drejtuar nga Mustafa Nano, MCN TV, Youtube 16 shkurt 2022, koha në film 11:35-12:16)

2-14. Shkenca e Institutit të turqnisë i Prof. Dr. Abdyl Kadollit

Prof. Dr. Abdyl Kadolli: “Nëse ndonjëherë hapen dosjet e krimeve komuniste, numri i spiunëve e bashkëpunëtorëve të paguar e të papaguar do të dilte shumë i madh. …Kështu, ne do të çliroheshin njëkohësisht edhe nga mendësia komuniste, edhe nga mendësia sllave.  Krimet e fashizmit dhe të komunizmit nuk qëndrojnë shumë larg njëra-tjetrës… Ideologjia komuniste pati reflektime të thella në fatin tonë kombëtar. Komunistët shqiptarë kontribuan shumë në mbetjen me sllavët dhe nën sllavët.” (KRIMET E KUQE, Zëri i Kosovës, 20 janar 2009, www.lpk-kosova.com)  

Emrush Xhemaili: “Abdyl Kadolli do të mbetet shembull i intelektualit të përkushtuar ndaj profesionit dhe ndaj vendit tonë, gjithherë i gatshëm të shërbej për kauzën e lirisë, çlirimin e bashkimin kombëtar. Në fushën e ideve ai ishte nga ata intelektual që e thotë të vërtetën edhe kur ka pasoja personale.” (Fjalë në mbledhjen përkujtimore në Institutin Albanologjik në Prishtinë, me rastin e vdekjes së Prof. Abdyl Kadollit, yotube.com, 18 prill 2019)

(VIJON …)

______

QENDRA JUSUF GËRVALLA ( 1 )

……………………

Nga arkivi i pashtrikut, më 17 shkurt 2015

17 SHKURTI I THEMELIMIT TË ORGANIZATËS KOMBËTARE NACIONAL’ҪLIRIMTARE – LPRK

Nga Xhevat Bislimi

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura