ZËRI I JUSUF GËRVALLËS DHE PARTIA KOMUNISTE (PKMLSHJ), 22 SHKURT 1982 – 11 KORRIK 1982

Reagim ndaj një publikimi të Osman Osmanit

Zëri i Jusuf Gërvallës dhe Partia Komuniste (PKMLSHJ), 22 shkurt 1982-11 korrik 1982

Nga Xhafer Durmishi-Skenderi, Suedi 14 prill 2023

Tema e shtjelluar këtu më poshtë në këtë formë koncize është e trajtuar gjerësisht në librat e mi që mund të lexohen nga faqja pashtriku.org

Shkak për këtë shkrim-reagim është publikimi i Osman Osmanit, në faqen pashtriku.org, më 25 mars 2023, i artikullit tim të fjalimit të demonstratës së Vjenës, të 24 prillit 1982 me titull: Zotërinj, dëgjoni zërin e masës.

ZOTËRINJ, DËGJOJENI ZËRIN E MASËS!

___________

Përmbajtja

1. Misioni i Osman Osmani në Shtutgart, nga 22 shkurti 1982 – qershor 1982

2. Gabimi fatal që nuk mundi ta evitoi Osman Osmani

3. Numri 3 i Zërit të Kosovës si organ i Lëvizjes Nacionalçlirimtare (LNÇKVSHJ)

4. Takimi i 15 majit 1982 në Zvicër

5. Letra e 16 majit 1982 e Xhafer Shatrit për Osman Osmanin e Xhafer Durmishin – Skenderin

6. Letër e Xhafer Durmishit për Sabri Novosellën, 22 maj 1982

7. Pse bashkimi i 17 shkurtit 1982, në Evropë u shpall pas katër muajsh, në mesin e qershorit 1982

8. Organizimi i demonstratës së 26 qershorit 1982 në Bern të Zvicrës

9. Organizimi i demonstratës së 26 qershorit 1982 në Sydney të Australisë

10. Ultimatumi i Partisë Komuniste (PKMLSHJ) për Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë

11. Kthimi i Osman Osmanit në Turqi, në mesin e korrikut 1982

12. Rrëzimi i murit të Berlinit ishte një gabim fatal

***

1. Misioni i Osman Osmani në Shtutgart, nga 22 shkurti 1982 -qershor 1982

Qëllimi i misionit të tij është i shprehur në rreshtat e mëposhtëm më 2010.

Partia Komuniste (PKMLSHJ): Edhe pas propozimit tim që të formohej një organizatë e ngjashme politike e mos të bëheshin përpjekje për ta zëvendësuar atë që ishte e pamundur, nuk më ngeli gjë tjetër veçse t’i përfillja urdhrat e zonjës së shtëpisë, e cila e kishte pranuar zëvendësimin e autoritetit të burrit të saj me njëfarë Skënder Skënderin, dhe e heshtur i ishte nënshtruar diktatit fantazmë të Sabri Novosellës.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 88)

Nga këta rreshta bëhet përpjekja të paraqitet se fati i Lëvizjes së Jusuf Gërvallës ka qenë në dorën e zonjës së shtëpisë Suzana Gërvallës. Në Sabri Novosellën dhe në shokët e Vëllezërve Gërvalla në Shtutgart Partia Komuniste nuk ka pa asnjë pengesë, por pengesa e pakalueshme ka qenë një grua.

Konkluzioni: Shkaktar për dështimin e misionit të Osman Osmanit është një grua.

Suzana Gërvalla: “Tash unë  më nuk e shof as organin tonë, gazetën (Zëri i Kosovës-shën. i Xh.D.) PËR TË CILËN E KA DHËNË JETËN BURRI DHE KUNATI IM e të cilën e punova unë me këto duar pse s’ka kush me ma que prej atjehit.” (Suzana Gërvalla: Letër nga Tirana për Faridin Tafallarin, 22 shkurt 1983; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 77)

2. Gabimi fatal që nuk mundi ta evitoi Osman Osmani

Partia Komuniste (PKMLSHJ): ”Jusuf Gërvalla ishte një kolos i pazëvendësueshëm i çështjes kombëtare. Prandaj, përpjekja për zëvendësimin e tij ishte një gabim fatal, që i kushtoi shumë shtrenjtë gjithë çështjes kombëtare shqiptare, e veçmas organizatave politike që vepronin në atë kohë!” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, f.150)

Rrëzimi i murit të Berlinit ishte një gabim fatal që i kushtoi shumë shtrenjtë veprimtarisë kaçake, veçmas organizatave komuniste që vepronin në atë kohë!

Suzana Gërvalla: “Tash unë  më nuk e shof as organin tonë, gazetën (Zëri i Kosovës-shën i Xh.D.) PËR TË CILËN E KA DHËNË JETËN BURRI DHE KUNATI IM e të cilën e punova unë me këto duar pse s’ka kush me ma que prej atjehit.” (Letër nga Tirana për Faridin Tafallarin, 22 shkurt 1983; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 77)

3. Numri 3 i  Zërit të Kosovës si organ i Lëvizjes Nacionalçlirimtare (LNÇKVSHJ)

Ne shokët e Jusuf Gërvallës, duke u nisur nga vendimet e marra më 17 shkurt 1982, në Ankara planifikuam që numri i marsit, i Zërit të Kosovës, i përgatitur përmbajtësisht nga Xhafer Durmishi-Skenderi dhe grafikisht nga Suzana Gërvalla do të duhej me dalë në emër të Lëvizjes për Republikë (LRSHJ) dhe jo në emër të LNÇKVSHJ. Osman Osmani në koordinim me Abdullah Prapashticën e kundërshtoi këtë duke dhënë këtë arsyetim:

– Ky numër duhet të dalë në emër të LNÇKVSHJ, që të mos mendoi armiku se LNÇKVSHJ nuk ka qenë në gjendje me e vazhdua Zërin e Jusuf Gërvallës.

Unë dhe shokët e mi nuk e kundërshtuam dhe treguam gatishmëri me ia plotësua këtë dëshirë. Për këtë arsye e shtypëm një dokument për ta shpallur bashkimin që do të shpërndahej si trakt së bashku me Zërin e marsit, ku në Evropë do të shpallej bashkimi i 17 shkurtit 1982.

Edhe idenë e shpërndarjes së traktit me lajmin e bashkimit Osman Osmani e kundërshtoi, në këtë rast me arsyetimin se po të bëhej kjo, Partia Komuniste (PKMLSHJ) do të konsiderohej si një shtojcë, si një fletë e shkëputur, që e merr era, në historinë e Lëvizjes së Jusuf Gërvallës.

Edhe në këtë pikë nuk e kundërshtuam dhe një trakt i shtypur me lajmin e bashkimit nuk u shpërnda tek askush.

Cili ishte qëllimi i vërtetë i këtyre veprimeve të Partisë Komuniste (PKMLSHJ)?

Qëllimi kryesor ishte që të pritej deri më 14 e 15 maj 1982, kur do të takoheshim me OMLK-në, ku çdo gjë duhet të filloj nga zeroja.

Partia Komuniste, e vërtetë, (PKMLSHJ) nuk do të pranoj kurrë që t’i vendosë organizatat tjera komuniste, të vërteta, para një akti të kryer, për hir të elementëve antiparti.

Të gjitha lëshimet që Partia komuniste ia ka bërë Lëvizjes-LNÇKVSHJ- për hir të mulla Hamitit dhe mulla Izet Tashollit do të korrigjoheshin, në mes komunistëve të vërtetë.

Partia Komuniste (PKMLSHJ) dhe Osman Osmani nuk ka asnjë lidhje dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut për numrin 3 të Zërit të Kosovës, të marsit 1982, si organ LNÇKVSHJ.

I vetmi kontribut i tyre, në këtë numër, janë planet e tyre të pabesa e djallëzore.

4. Takimi i 15 majit 1982 në Zvicër

Në takimin e 15 majit 1982, Osman Osmani i kërkoi Xhafer Shatrit që të fillohet nga zeroja. Xhafer Shatri, i befasuar, i tronditur prej qëndrimit të papritur të Osman Osmanit, por kuptohet, brenda kufijve të nokdaunit, ishte dakord me Osman Osmanin, që të fillohet nga zeroja. Të dytë mu drejtuan mua, njeriut më të pafajshëm e më të sinqertë. Unë ju thash se në bazë të mësimeve të mulla Hamitit dhe mulla Izet Tashollit, unë mundem vetëm me bërë amin, jam ardhë vetëm me bërë amin për punët që ju jeni marrë dhe mund të merreni vesh me Sabri Novosellën.

5. Letra e 16 majit 1982 e Xhafer Shatrit për Osman Osmanin e Xhafer Durmishin

Duke u bazuar në dëshirën e PKMLSHJ që të fillohet nga zeroja, Xhafer Shatri, pas kthjelltimit të parë dhe kaftjallit të parë e shkruan këtë letër (më 16 maj) si më poshtë.

Xhafer Shatri: Të dashur shokë!

Edhe pse jemi parë dje, po ju drejtohem sërish me këto rreshta në mënyrë që t’i konkretizoj disa gjëra. ….

Po që se ju jepet rasti, ju lutem që t’ia përcillni Kamberit (Sabri Novosellës-shën. i Xh.D.) argumentimet tona lidhur me nevojën e ndryshimit të emrit të organit (gazetës-shën i Xh.D.) dhe përpiquni të jeni sa më origjinal dhe sa më të arsyeshëm dhe këtë mos e bëni sa për ta bërë, por vetëm pse është shumë e nevojshme.” (Xhafer Shatri: Letër Xhafer Durmishit dhe Osman Osmanit,16 maj 1982; Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranë1998, f. 162-164)

6. Letër e Xhafer Durmishit për Sabri Novosellën, 22 maj 1982

Shoku Mërgim, 22 maj 1982

Dje e mora një letër nga Xhafer Shatri (pseudonimin e kam zëvendësuar me emrin e vërtetë-shën. i Xh.D.). Po ta dërgoj të fotokopjuar. Edhe letrat tuaja të dërguara tek shoku gjerman i mora. Do të veprohet asi soji dhe besoj se do të ndikoj pozitivisht. …. Jemi duke punuar në dalje të revistës, por prapë se prapë emri i saj po kontestohet e diskutohet. Prej Ankarasë nuk ka ardhë ndonjë material.”

Me këtë letër i kam kërkuar Sabriut t’i kontaktoj (përmes melaqeve) në mënyrë urgjente mulla Hamitin dhe mulla Izetin.

7. Pse bashkimi i 17 shkurtit 1982, në Evropë u shpall pas katër muajsh, në mesin e qershorit 1982

Vonimi i qëllimshëm i Partisë Komuniste (PKMLSHJ) me shpalljen e lajmit të bashkimit të 17 shkurtit 1982, në Evropën Perëndimore, për katër muaj është bërë me qëllim që OMLK-ja të mos vendoset para një akti të kryer. Shpallja e bashkimit, pas 17 shkurtit 1982, në Kosovë, është bërë nga Sabri Novosella, pa i marrë leje PKMLSHJ, nga Imer Berisha dhe rrethi i tij.

8. Organizimi i demonstratës së 26 qershorit 1982 në Bern të Zvicrës

Publikimi i lajmit të bashkimit të 17 shkurtit 1982 dhe takimit të 15 majit 1982, në Evropë, është bërë njëkohësisht, me Komunikatën që është shpërndarë së bashku me Thirrjen e demonstratës së Bernit, të 26 qershorit 1982, në ditën e fillimit të punimeve të Kongresit XII të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ). Kjo Komunikatë është formuluar nga Xhafer Shatri dhe Sabri Novosella. Është daktilografuar, i është dhënë forma përfundimtare, është shtypur dhe është shpërnda nga Xhafer Shatri.

Partia Komuniste (PKMLSHJ) ka mbetur, më 15 maj 1982 edhe më e pakënaqur se më 17 shkurt 1982. Shkëputjen e tyre shpirtërore me ngjarjet e asaj kohe, rolin e tyre pasiv, periferik, si  parazit dhe të pabesë e dëshmojnë më së miri rreshtat e mëposhtëm.

Partia Komuniste (PKMLSHJ): VONË U NJOFTOVA … Më 24 qershor (1982), gjatë një vizite të rastësishme në Sindelfingen, u takova me Xhafer Durmishin dhe Fahredin Tafallarin, të cilët më njoftuan se e kishin organizuar një demonstratë që do të mbahej në Bern të Zvicrës, më 26 qershor (1982-shën i Xh. D.)” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, f 142 e 145)

Pra në kohën kur shokët e Jusuf Gërvallës në bashkëpunim me Xhafer Shatrin e shokët në Zvicër e në Australi, pra në skajin tjetër të globit tokësor, në mënyrë të koordinuar organizojnë demonstrata në ditën e fillimit të punimeve të Kongresit XII të LKJ, gënjeshtarët parazit, rastësisht marrin vesh vetëm dy ditë përpara se janë duke u organizuar demonstrata. Duke i analizuar djallëzitë e veprimeve dhe nameve të tyre në Shtutgart, në pranverën 1982, mund të kuptohet tërësisht roli i tyre në demonstratat e Pranverës 1981, puna e tyre, hajnia e tyre, përpjekja për të marrë mbi vete veprën e të tjerëve.

9. Organizimi i demonstratës së 26 qershorit 1982 në Sydeney të Australisë

Letër nga Rilind Bytyçi për Xhafer Durmishin-Skenderin, 17 qershor 1982

BASHKIMI KOMBETAR SHOQENIJA 17 qershor 1982

”BAJRAM CURRI”, P.O. Box 36, Hastings, VIC. 3915, Australia

I dashur Skënder,

Sipas fjalëve tuaja në letrën që më dërguat mua më 24 maj 1982 dhe të asaj të shokut Pajazit Ibrahimi, unë dhe shoku Mahmut Rexha, arkatar i Shoqërisë tonë, më 12 qershor vajtëm në Sydney, kryeqytet i shtetit Wales i Ri Jugor (880 km Melbourne-Sydney) dhe pas dy ditë qëndrimi në atë qytet u dakorduam me shokët e atjeshëm që më 26 qershor të organizohet dhe të bëhet një demonstratë.

Arsyeja që demonstratën nuk e organizuam në Melbourne por në Sydney është se, në Sydney deri më tani nuk është bërë ndonjë demonstratë shqiptare dhe më keq, që atje, Konsulli jugosllav, përmes një tradhtari të quajtur I. Hasa, i cili është si nëpunës i konsullit në fjalë, patë formuar një shoqëri – njëherit pas shpërthimit të demonstratave të Kosovës – me emër ”Agimi” dhe në emër të Shoqërisë ”Agimi” dhe të gjithë shqiptarëve të Sidneut i patën dërguar telegram Beogradit, me të cilin dënonin kërkesat e drejta e të ligjëshme të popullit shqiptar të Kosovës. Prandaj, ne menduam se Demonstrata e 26 Qershorit do të jetë si përgjigje e mirë për dredhitë e poshtra të serbomëdhenjve e njëkohësisht shpresojmë që pas Demonstratës të shkapërderdhet edhe Shoqëria ”Agimi” dhe në vend të saj të formohet një shoqëri me parime patriotike e ndoshta edhe si degë e jona.

Me atë rast, me vete patëm marrë dramën ”Besa e Madhe” në videokasetë dhe ua shfaqëm shqiptarëve të atyshëm, të cilët mbetën më se të kënaqur. Gjithashtu atyre u premtuam që kur të shkojmë për Demonstratën e 26 Qershorit, bashkë me parullat dhe traktet për Demonstratë do t’ua dërgojmë edhe dramat ”Epoka para Gjyqit” dhe ”Gërsheti i luftës” dhe ”Manifestimi i punëtorëve të Kryeqytetit – Tiranës – për 1 majin 1982”, që t’i shohin pasi të mbaroi Demonstrata…

Deri në letrën tjetër shëndet dhe të fala shumë ty dhe të gjithë bashkëvëllezërve të tjerë me të cilët punoni ju. Kosova – Republikë! Me nderime dhe sinqeritet vëllazëror

Juaj – Rilind Bytyçi (Për Xhafer Durmishin)

10. Numri i parë i Zërit të Kosovës, si organ i LRSSHJ

Partia Komuniste ishte shumë e pakënaqur me mbetjen e emrit të gazetës Zëri i Kosovës, si organ i LRSSHJ. Prandaj nuk u interesuan të kontribuojnë në te me asnjë shkrim të vetëm. Ata këtë emër gazete e quanin emër që ishte i komprometuar me luftë për bashkimin me Shqipërinë, me luftën e vjetër që është konflikt me luftën e re, për Republikë. Plani i tyre, dhe ideja e tyre ishte se numri i parë i Zërit si organ i LRSSHJ do të ishte edhe i fundit, pasi Partia Komuniste i ka dërguar ULTIMATUM Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë.

Të vetmen punë që Osman Osmani e ka bërë për numrin 1 të Zërit të qershorit 1982, është një punë daktilografimi i disa artikujve të mi dhe asgjë tjetër.

Kontribut tjetër i tij në këtë numër ishte kërkesa e PKMLSHJ që citati nga

Jusuf Gërvalla: “Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s’do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme” duhet të hiqet nga koka e gazetës, e të jetë një citat për proletarë, që i përshtatet më drejtë luftës sonë. Unë nuk e kam kundërshtuar dhe e kam hequr citatin nga ai numër.

Në kohën sa e kam drejtuar Zërin e Kosovës, mars 1982-mars 1983 (qoftë tërësisht qoftë teknikisht), me sa më kujtohet, (me përjashtim të një poezie-shkrimi për Afrim Abazin e dërguar tek Xhafer Shatri) nuk është botuar punim i PKMLSHJ. Kjo ka ndodhë jo pse nuk kemi dashur me ua botuar punimet, por për atë se ata nuk kanë ditur, punimet e tyre nuk kanë ekzistua. Thoshin se arkiva u ka mbetur në Kosovë.

Në këtë kuptim edhe publikimi nga Osman Osmani, i botuar më 25 mars 2023, në faqen pashtriku.org përmban një gënjeshtër, një hajni, kur artikullin tim të fjalimit të demonstratës së Vjenës, Zotërinj, dëgjojeni zërin e masës, të 24 prillit 1982, mundohet të lej me nënkuptua se është i tij.

Në librat e mi nuk i kam përfshi të gjitha shkrimet e mia në gazeta, por vetëm ato që më janë dukur më të mirat. Fjalimin e demonstratës së Vjenës nuk e kam konsideruar si në mesin e më të mirëve, por kjo nuk do të thotë se pajtohem që shkrimet e mia me ua dhënë dhuratë hajnave që janë marrë me shpifjet më të ulëta kundër meje.

Partia komuniste (PKMLSHJ) nuk është marrë me vogëlsira si artikuj gazetash por me ULTIMATUME si më poshtë:

Abdullah Prapashtica: Në ULTIMATUMIN e fundit që ia kam dërgua udhëheqjes jugosllave në Beograd në vitin 1981, ju kam thanë se: ose do të pranohet kërkesa për Republikën e Kosovës, brenda te cilës do të bashkohen gjitha viset shqiptare nën sundimin e Jugosllavisë, ose Jugosllavia do të zhduket nga harta gjeografike!” (Letër-urimi Isa Mustafës, www.zemrashqiptare.net, 9 nëntor 2010)

11. Kthimi i Osman Osmanit në Turqi, në mesin e korrikut 1982

Më 11 korrik 1982, është mbajtur takimi i Komitetit Vëllezërit Gërvalla (KVG) Komitet që e kam drejtuar unë Xhafer Durmishi-Skenderi. Ky është takimi dhe lidhja ime e fundit me PKMLSHJ-në.

Në mesin e korrikut 1982, Osman Osmani u kthye në Turqi, pas një veprimtarie të dendur kundër udbës, rrezikohet nga udba, dhe shkon tek Abdullah Prapashtica për ta shpëtuar jetën dhe për të raportuar për sukseset e misionit të tij në Shtutgart e Zvicër.

12. Rrëzimi i murit të Berlinit ishte një gabim fatal

Abdullah Prapashtica nuk ka marrë mundin me e shkrua historinë e Partisë së tij komuniste dhe me i analizua shkaqet e mos përputhjes së ideologjisë me organizata tjera komuniste, por është mundua që duke u fshehur pas Nuhi Sylejmanit ta shkruaj historinë e Lëvizjes së Jusuf Gërvallës, me librin Vrasja e trefishtë.

Partia Komuniste (PKMLSHJ): Edhe pas propozimit tim që të formohej një organizatë e ngjashme politike e mos të bëheshin përpjekje për ta zëvendësuar atë që ishte e pamundur, nuk më ngeli gjë tjetër veçse t’i përfillja urdhrat e zonjës së shtëpisë, e cila e kishte pranuar zëvendësimin e autoritetit të burrit të saj me njëfarë Skënder Skënderin, dhe e heshtur i ishte nënshtruar diktatit fantazmë të Sabri Novosellës.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 88)

Partia Komuniste (PKMLSHJ): ”Jusuf Gërvalla ishte një kolos i pazëvendësueshëm i çështjes kombëtare. Prandaj, përpjekja për zëvendësimin e tij ishte një gabim fatal, që i kushtoi shumë shtrenjtë gjithë çështjes kombëtare shqiptare, e veçmas organizatave politike që vepronin në atë kohë!” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, f.150)

Edhe pse Abdullah Prapashtica, në brendinë e librit Vrasja e trefishtë e lufton Jusuf Gërvallën dhe rrethin e tij në mënyrën më djallëzore, në kopertinën e parë të librit Vrasja e trefishtë e kanë vendosur Zërin e Kosovës dhe citatin e Jusuf Gërvallës, të përdorur për herë të parë nga Xhafer Durmishi-Skenderi, në mars 1982.

Pse?

Sepse: Rrëzimi i murit të Berlinit ishte një gabim fatal që i kushtoi shumë shtrenjtë veprimtarisë kaçake, veçmas organizatave komuniste që vepronin në atë kohë!

_______________

NA PRISNI SE NE DO VIJMË (*)

_______________

PLANI I PARTISË KOMUNISTE (PKMLSHJ-së) KUNDËR JUSUF GËRVALLËS (1)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura