A DO TË QUHET UNIVERSITETI “HASAN PRISHTINA“ NË TË ARDHMËN “MIRË DITA – DOBAR DAN“
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Patriotët jugosllavë dhe serbë kundër Hasan Prishtinës
Edhe në kohën kur Universiteti i Prishtinës u emërua me emrin e Hasan Prishtinës, ideologut dhe luftëtarit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar, deri kur u vra nga vrasës të paguar për qëllime politike në Selanik të Greqisë, kishte të tillë, kryesisht mbetjet jugosllave dhe serbe që flisnin shqip që, në heshtje e kundërshtonin këtë emërtim. Emri dhe vepra e Hasan Prishtinës ishin të pakapërcyeshme edhe për rrogëtarët besnikë që i shërbyen Jugosllavisë dhe Serbisë, atëherë e sidomos tani, shkëlqyeshëm të sistemuar në institucionet kosovare prandaj edhe kundërshtimi nuk ishte shumë i zëshëm. Hasan Prishtina ishte i vetmi politikan shqiptar që luftoi për liri dhe bashkim kombëtar edhe politikisht, si deputet i Kuvendit turk por edhe ushtarakisht si udhëheqës i kryengritësve shqiptarë. Ishte i pakompromis kur ishin në pyetje çështja kombëtare dhe atdheu, deri në kohën kur e vranë pabesisht në Selanik, Balto Stambolla, me bashkëpunëtorë! Në historinë e re dhe para kësaj, nuk ka politikan më të zotin, më të pregatitur dhe më të vendosur për çdo sakrificë se që ishte Hasan Prishtina. Hasan Prishtina e shkriu tërë pasurinë që e kishte e ishte i kamur për kohën kur jetoi dhe veproi për çështje kombëtare. Hasan Prishtina, as përsëafërmi nuk u vlerësua për kontributin e tij kombëtar, as në Shqipëri e as në Kosovë por , qartazi Hasan Prishtina nuk veproi për t’u vlerësuar por se e kishte bindje , qëllim dhe gjakim. Baca Adem Demaçi e kishte shembull veprimtarinë e Hasan Prishtinës dhe e merrte si model të një veprimtari kombëtar të përkushtuar , deri në vdekje për liri dhe bashkim kombëtar. Edhe kryeministri i tashëm i Kosovës, së paku deklarativisht e thotë se Hasan Prishtina është shpirti frymëzues i të gjithë shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar e që e ka motivuar edhe vet kryeministrin për veprimtari politike.
Nuk e besoj të ketë popull normal në botë e që nuk do të mburrej me personalitetin si ai i Hasan Prishtinës kurse te ne del një rektor i quajtur Qerim Qerimi, i ndikuar nga politika multietnike , me një arsyetim gjysmidiotik se pse duhet t’i kthehet emërtimi i mëparshëm i Universitetit të Prishtinës . Në këtë mënyrë po e përzë Hasan Prishtinën , edhe si emërtim por edhe si bust nga oborri i Rektoratit dhe Universitetit për t’ua përmbushur epshin e vëllazërim – bashkimit nostalgjikëve jugosllavë dhe serbë që aktualisht janë fuqiziar shumë duke u metastazuar në të gjitha poret e institucioneve të Kosovës. Edhe 24 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë , nuk u gjet as edhe një metër truall në Prishtinë për vendosjen e shtatores së Kryheroit dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari , që u sakrifikua , bashkë me familjen dhe me bashkëluftëtarë , pikërisht nga qerimqerimët sikur që po bëhen përpjekje që Frymëzuesi dhe Kuptimi i Luftës së Shqiptarëve për Liri dhe Bashkim Kombëtar , Baca Adem Demaçi të zhvendoset në Podujevë , me qëllim të margjinalizimit të figurës së tij , në vend që ta ketë një përmendore monumentale në qendër të Prishtinës . Baca Adem Demaçi , si personalitet i papërsëritshëm nuk e meriton në asnjë mënyrë ta ketë përmendoren as te Sheshi i emërtuar , afër pompes së derivateve të Behgjet Pacollit por pikërisht në qendër . Nëse ish të burgosurit politikë dhe ish bashkëpunëtorët dhe bashkëluftëtarët e Bacës Adem Demaçi do ta lejojnë këtë përmbysje të trajtimit të një personaliteti siç ishte Baca , atëherë të gjithë ne do të jemi bashkëfajtorë të kësaj përmbysjeje morale. Nëse lejohet që në këtë mënyrë të keq – trajtohet edhe personaliteti i Hasan Prishtinës nga injorantë që përmbushin diktate dhe kërkesa të politikës ditore multietnike , të tillë do të bëhemi edhe ne ! Këta që janë pa histori po përpiqen ta rishkruajnë historinë qoftë duke i dërguar çlirimtarët në Hagë, qoftë duke e larguar Hasan Prishtinën nga Universiteti i Prishtinës , qoftë duke penguar ardhjen triumfale të Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prishtinë apo duke bërë përpjekje ta margjinalizojnë Bacën Adem Demaçi. Mirëpo , të lartpërmendurit , nuk e shkruan historinë por e krijuan historinë , me shumë vuajtje , djersë dhe gjak prandaj , këta të poshtër janë duke e bërë punën e Sizifit për t’i ndryshuar rolet . Të poshtër ishin, të poshtër janë dhe ardhmërinë do ta kenë të poshtër !
Cilat ishin dhe cilat janë propozimet konkurente për riemërtim të Universitetit
Nga kotilla e politikbërjes dhe ndikimit politik sot në Kosovë thuhet se ka shumë emra të propozuar , që të gjithë të njohur dhe të shquar për kontributin patriotik gjatë kohës së Rankoviqit , Josip Broz Titos dhe Sllobodan Millosheviqit . Emrat e propozuar janë të Ali Shukrisë , Fahredin Gungës , Rexhai Surroit , Mark Krasniqit , Mehmet Maliqit – Qorrit , Sinan Hasanit , Kolë Shirokës , Rrahman Morinës dhe disa të tjerë . Duket një listë mbresëlënëse , për kotillën në fjalë . Dhe , si kompromis , për t’i ikur emrave të veçantë shkaku se mund të shkaktojë çarje në skenën politike duket se ka mbizotëruar propozimi për emërtim me “ Mirë Dita – Dobar Dan “ shkaku se përputhet qindpërqind me aktualitetin politik në Kosovë që siguron një marrëveshje përfundimtare me Serbinë . Prandaj iu pengojnë Hasan Prishtina , Adem Demaçi , Adem Jashari , Hashim Thaçi , Kadri Veseli , Jakup Krasniqi , Rexhep Selimi , Salih Mustafa , Nasim Haradinaj , Hysni Gucati , heronjtë e gjallë dhe heronjtë e përjetësuar . Prandaj e duan Gjykatën Speciale , prandaj nuk i vizitojnë sepse patriotizmin shqiptar e konsiderojnë si të dalë mode kurse patriotizmin jugosllav dhe serbian e konsiderojnë si melodi të përjetshme për veshët e tyre .
Dje ishin në Bruksel Albin Kurti dhe Besnik Bislimi , me nëntë këshilltarë . Nëse ua analizoni të tashmën dhe të kaluarën e tyre politike dhe kombëtare që e kanë të trashëguar nga paraardhësit e tyre biologjikë , çdo gjë mund të gjeni aty përveç frymës kombëtare . Frymën kombëtare nuk mund ta gjeni aty as si gjurmë apo edhe as si hije . Del të jetë aty patrioti më i madh ai këshilltari kinez i Kurtit , Mao ce Duni që e përcjellë Kurtin gjatë tërë procesit të ngjitjes në pushtet . Prandaj del një marrëveshje mashtruese për personat e pagjetur me të cilën mashtrohen paturpësisht dhe padrejtësisht familjarët që për më tepër se 24 vite kërkojnë informata për më të dashurit e tyre . Kjo marrëveshje , do ta shohim se nuk bënë asnjë zgjidhje , është thjesht blerje kohe dhe po përdoret për të heshtur reagimet për themelimin e Asociacionit. Serbia , si shtet i organizuar mund edhe t’i hapë dosjet sepse gjithmonë ka mundësi t’i fabrikojë ato . Serbia nuk do ta pranojë asnjë përgjegjësi . Kosova , cilat dosje do t’i hapë ; ato të UÇK-së në kohën kur komandant i saj ishte Besnik Bislimi dhe se pati deklaruar se edhe Kosova duhet t’i hapë dosjet e UÇK-së . Injoranti , rrenci dhe mashtruesi , tri në një ! Ia kalon edhe vet Dr. Xhekilit për ndërrim të pa – fytyrave !
Albin Kurti e ka harruar Hasan Prishtinën dhe Adem Demaçin ; Adem Jasharin dhe heronjtë tjerë i përdorë për fushata zgjedhore dhe mbajtje të pushtetit . Deklaron se ka ardhur koha që familja Jashari të japë një president për Kosovën , e bënë pastaj Vojsa Osmanin . Nuk e di nëse kjo është e familjes Jashari .
Me këto zhvillime e ardhmja e Kosovës nuk po largohet nga Serbia por po lidhet më fort se në kohën e Sllobës , jo me dhunë por me mjete politike. Po jetësohet synimi i ambasadorit Hill për një autonomi substanciale për Kosovën . Po jetësohet dëshira e ambasadorit Hill që sa më shpejt të formohet Asociacioni . Duket se kjo ka qenë e vetmja kërkesë e ambasadorit Hill nga Peshku i Art ; formimi i Asociacionit – Zajebnicës . Merreni me mend , draftpropozimi i Asociacionit nga deputetja e Vuçiqit ishte shkruar në alfabetin cirilik . Sikur që Kosova të jetë e Vuk Karaxhiqit . Kryeministri Kurti tha se gjatë këtyre dy viteve plotë 10 herë është takuar me grekun Dendias . Dhe këtë e ka bërë pasi Greqia e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka hapur ambasadën në Beograg …Prishtinë. Po kujt leshi ia ndien se sa herë u takua Kurti me Dendias ?! Kanë vendosur ta hapin urën mbi lumin Ibër që e ndanë Mitrovicën . Pushteti është i vendosur por janë disa probleme të vogla por të papërballueshme , deklaratat e mashtruesit Lajçak dhe Rrahman Morinës së Katalonjës , Joseph Borrell , deklaratat e KFOR-it dhe atyre që kanë koçe dhe nuk i bartin ato vetëm për nevoja fiziologjike . Do ta shohim , Albini dhe Vuçiqi i kanë shpeshtuar takimet . Mendoj se çështje e Asociacionit është punë e përfunduar . Nëse jo , Chollet nuk do ta thërrasë Albinin në telefon e as ndërmjetësuesi me mbiemër frikësue Eskobar nuk do të jetë pjesë e takimeve . Nga praktika dhe përvoja e them se lehtësuesit në këto procese janë rënduesit më të mëdhenj sidomos në fazën merre ose nuk ta japim . Qofsha i gabuar ! Uroj që Albini ta ketë të drejtë dhe të dalë e kundërta e kësaj që po e parashikoj!
3 maj 2023 Prishtin Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA