Nusret Pllana, 20 vjet angazhim maksimal, për t’ ia dëshmuar botës përparimtare e demokratike gjenocidin serb mbi shqiptarët
Shkruan: Ahmet Qeriqi
Në emisionin javor të TV-Diellit, “Bisedë në studio”, veprimtari ndër më të zellshmit i kohës sonë, i burgosuri politik, folësi i parë I Radios – Kosova e Lirë, dhe anëtari i stafit, luftëtari i barrikadave
të Dukagjinit, publicisti dhe tani profesori universitar, Nusret Pllana, ka shkopitur disa segmente të jetës dhe aktivitetit të tij të pandërprerë, në shërbim të kombit e atdheut, qysh nga rinia e hershme e deri tani, në moshën 60-vjeçare.
Vitet e gjata të robërisë serbe në Kosovë, dhuna dhe gjenocidi sistematik, sidomos ai i kohës së regjimit të Millosheviqit, vitet e rënda si tunxhi nën shekujt e robërisë, krejt natyrshëm kanë nxjerrë
në sipërfaqe edhe forcat e kundërvënies dhe të qëndresës shekullore të popullit e të kombit tonë, me qëllim për ta përballuar atë dhunë dhe për të ruajtur qenien, gjuhën, traditën, kombin, besën dhe dinjitetin. Ne, sot jemi të vetëdijshëm se ashtu sikur kemi luftuar dhe kemi qëndruar nën Perandorinë më të fortë të botës, sikur ishte ajo Osmane, prej vitit 1912, nuk kemi luftuar vetëm kundër Serbisë, por edhe kundër Rusisë dhe shteteve evropiane që na konsideronin mbetje aziatike dhe u kishin forcë ushtarake e logjistike shteteve sllave dhe Greqisë me qëllim që çështja shqiptare të fundosej bashkë me Perandorinë, që kishte mbajtur peng dhe në rrethim Evropën prej vitit 1389 e veçmas prej viti 1453 kur turqit kishin pushtuar Kostandinopojën e deri në vitin 1912, kur kishte filluar shembja e saj.
Në rrugëtimin tonë të gjatë historik, kombi ka nxjerrë në sipërfaqe bij e bija besnikë, të cilët me kohë kanë ndërtuar identitetin e qëndresës dhe kanë mbijetuar fill të vetëm, pa asnjë aleat deri në
fundin e historisë së pushtimeve e të robërive shekullore, në qershor të vitit 1999, duke marrë më në fund përkrahjen e forcës më të madhe ushtarake të botës prej vitit 1945 e deri më sot, sikur ishte NATO-ja, kryesisht Amerika dhe Anglia.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dhënë shembuj të shumtë të heroizmit shqiptar, që ishte kalitur nën robëri, në burgje, punë të detyruar, dhunë e represion sistematik, që ishte përgatitur e
stërvitur me vite të tëra, që në momentin e caktuar historik te merrte fatin e pjesëve të robëruara të atdheut në duart e veta. Në mesin e një armate të atdhetarëve, sidomos nga radhët e të burgosurve politikë që iu kishin bashkuar radhëve të UÇK-së, që në aksionet e para ishte edhe luftëtari i lirisë, Nusret Pllana, tani professor universiteti, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, para gjatë dhe pas luftës-
Në emisionin javor, ‘Bisedë në studion e TV-Diellit”, i cili në të njëjtën kohë transmetohet edhe në valët e Radios-Kosova e Lirë, Nusret Pllana ka folur për jetën në moshën e rinisë, shkollimin, pasionet për lexim e recitim, frymëzimin atdhetar nga shembulli i jetës dhe i veprës së Adem Demaçit, dhe gardës së atdhetarëve të moçëm e të rinj, si dhe rrugëtimin e natyrshëm nëpër shtigjet e lirisë, në rrugët që i kishte trasuar armata e të burgosurve politikë, pastaj nëpër rrugët e UÇK-së, të cilat i kishin hapur me kallash në duar dëshmorët e heronjtë, më vonë në rrugëtimin historik në malet e Dukagjinit e të Drenicës me mikrofon e kalash në duar, pas luftës në rrugëtimin me avion prej Kosovës nëpër Evropë, dhe nëpër të gjitha kontinentet Azi, Australi, Amerikë, e gjithandej botës, duke dëshmuar me fakte e dëshmi të argumentuara krimet serbe mbi shqiptarët.
Rrugëtimi i Nusret Pllanës, për t’ ia treguar botës të vërtetën e gjenocidit serb, krimet sistematike shtetërore të Serbisë kundër shqiptarëve, prej vitit 1844, kur të parët e tij dhe shumë të tjerë,
me qëllim për t’ i ikur shfarosjes kolektive ishin detyruar t’ i linin trojet stërgjyshërore në Pllanën e Madhe afër Nishit, (në Serbinë e sotme), dhe kishin gjetur strehë në Kosovë, kishte qenë ana tjetër e mësimeve të historisë, që kishte përforcuar rrugëtimin e tij dhe të bashkëmendimtarëve drejt lirisë. Po të heqim një paralele historike dhe gjeografike, të rrugëtimit të të parëve të tij dhe shumë të tjerëve të të njëjti fat historik, prej viseve të Nishit Toplicës e Prokupjes dhe vendosjes në Kosovë, pastaj katandisjes në burgjet serbe të Jugosllavisë, në vitet 80- të shekullit të kaluar, lirimin nga burgu, krijim e familjes, rrugëtimin tjetër drejt lirisë në barrikadat e Dukagjinit me heroin e Kombit, Agim Bardh Zeneli, rrugëtimin me Radion Kosova e Lirë sidomos prej 4 janarit e deri më 21 qershor të vitit 1999 dhe rrugëtimet e mëvonshme në të katër anët e botës, për ta demonstruar me fakte e argumente krimin 150 vjeçar serb mbi shqiptarët, kjo është njëra ndërsa historitë e rralla, në mos ndër më të veçantat e veprimtarit që ka nxjerrë në sipërfaqe koha jonë e luftës dhe e lirisë. Dhe jo nuk është një mit, as një hiperbolë letrare, por një realitet për të cilin dimë të gjithë në Kosovë e më gjerë.
Jo rastësisht, por mbase fenomenalisht, zëri i Nusret Pllanës, ishte zëri i luftëtarit të parë të lirisë, të cilit iu kishte besuar shqiptimi i togfjalëshit më emblematik të kohës së luftës së UÇK-së dhe mbarë Kosovës përgjithësisht: Ishte shpërthimi vullkanik, nga thellësitë e bronkeve të Shqipërisë, “Ju flet Kosova e Lirë!, Ju flet Kosova e Lirë!”, zë që kishte jehuar maleve, luginave, brigjeve,
shpatije, pllajave e fushave të Kosovës fshatrave e qyteteve, duke zëruar krismat e armëve të legjendarit, Adem Jashari, sepse ishte zë i cili dilte me fuqi e shpejtësi sikur del plumbi nga gryka e pushkës dhe kishte një forcë maksimale mobilizuese. Ishte zëri më kuptimplotë i kohës, i stafit të Radios, që shpërndahej në eter nga folësi, Nusret Pllana.
Në bisedë me Ahmet Qeriqin, drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Nusret Pllana ka folur për angazhimet e tij në Lëvizjen kombëtare, prej kohës kur në gjysmën e dytë të viteve ’80-të ishte dënuar me grupin atdhetar të Heroit të kombit, Fehmi Lladrovci, të gjeneralit, Shaban Shala, tani i ndjerë e dhjetëra atdhetarëve më të dëshmuar të historisë sonë më të re.
Veprimtaria e tij studimore, publikimet e shumta, monografitë për dëshmorët, filmat dokumentarë për dëshmorët e masakrat serbe, sidomos libri shkencor: “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, me të dhëna që i ka gjurmuar vetë që ia kanë ofruar dr. Hakif Bajrami dhe profesorët më të njohur të Kosovës, ribotime e shumta të këtij libri monumental, pastaj përkthimi deri tani në 9 gjuhë të botës, vlen për të veçuar përkthimin në gjuhën japoneze që e kanë financuar vetë japonezët, përthimi edhe në gjuhën serbe, është jo vetëm një monument studimor, historik letrar i llojit të vet, i një zhanri specifik, por është një libër që nuk gjen krahasim në
literaturën tonë e më gjerë.
Në mesin e publikimeve më të rëndësishme është edhe libri u fundit, ‘Fëmijët martirë të Kosovës” me bashkë-autoren Hanëmshahe Ilazi, ku janë prezantuar, të dhënat elementare biografike për secilin fëmijë shqiptar të vrarë nga serbët, veç e veç, dëshmitë e faktuara dhe të argumentuara për vrasjen e 1.432 fëmijëve shqiptarë nga Serbia kriminale dhe gjenocidale, prej vitit 1981 e deri në vitin 1999.
Aktiviteti, puna e përkushtuar, ballafaqimi me mungesë tejet të shprehur të përkrahjes institucionale e ka zhgënjyer Nusret Pllanën, por ai asnjëherë nuk është dëshpëruar dhe nuk ka hequr dorë nga aktiviteti, pavarësisht si mund të interpretohet puna e tij nga individë të caktuar, nga ata që xhelozojnë, nga ata që bien pre e thashethemeve, lidhur me gjoja përfitimet nga shitja e librave, sepse të gjithë në Kosovë e dimë fare mirë se sa shitet dhe kush fiton nga librat. Nuk flitet pse Aeroporti i Prishtinës, që mbanë emrin e Adem Jasharit ka kontratë të njëanshme për shitjen vetëm të librave të Kompanisë Koha në ambientet e aeroportit dhe të asnjë botuesi tjetër. Dihet dhe përmbajtja skandaloze e disa prej atyre librave në ironizimin e stigmatizimin e luftë së UÇK-së. Nuk flitet për matrapazët që me të hollat që kanë marrë nga Qeveria apo komunat kanë botuar libra të pa autorizuar për dëshmorët dhe ato e shesin madje edhe dhunshëm nëpër komuna e në institucione. Unë e kuptoj xhelozinë e individëve të caktuar, por nuk i kuptoj dot institucionet e Kosovës, të cilat duhet të mburrem me veprat e tij dhe vepra të tjera të kësaj përmbajtjeje, dhe duhet të shërbehen me to sa herë duan ta dëshmojnë e ta argumentojnë krimin sistematik të Serbisë pushtuese, në Kosovë. Kjo është e pafalshme, sepse intelektuali, Nusret Pllana nuk ka shkruar libra, as i shkruan ato për t’u mburrur, për të rrahur gjoks, por I shkruan, i boton me ndihmën e shokëve e miqve e shumë herë me mjetet e veta, për të qenë në shërbim të publikut, për t’ i shërbyer ÇËSHTJES, sepse ende jemi në rrugëtimin tonë historik. Nuk hiqet dot nga kujtesa
jonë tragjedia e Toplicës, Nishit, Prokupjes, Filatit, Janinës, Sulit, Artës, Prevezës, sepse Shqipëria ende nuk është bërë, ende ndodhet në proces të bërjes paqësore, të bërjes së natyrshme, sipas ligjeve të jetës, sikur na mësonte i Madhi, Adem Demaçi. “Ligjet e jetës, pasha bacën, janë ligje universale, ato vonojnë por nuk gabojnë, sepse janë vetë universi, i cili gjithçka vendos në vendin e vet”….
Nusret Pllana është veprimtar e krijues me plot energji, është një krijues që nuk ndalet, është një “perpetuum mobile” i llojit të vet, veprimtar që moto të jetës ka kultin e punës, dhe nuk pret se çka posjellë fati, por iu prin punëve pa u ndalur, pa u demoralizuar dhe gjithnjë, pandërprerë, ai gjendet kudo, ku e kërkon detyra, qoftë para studentëve, para kolegëve, duke i kryer të gjitha obligimet në
familje, por pa rezervuar kurrë kohë për argëtim, për gjezdisje, për kafene, e bjerrje kot të kohës. Ai mbi të gjitha e çmon kohën dhe kurrë nuk është dehur as dehet dot nga sukseset, ndaj edhe në
angazhimin e tij këmbëngulës, prore ia ka dalë dhe po ia del me
suksese të njëpasnjëshme…
Puna krijuese dhe aktiviteti i dr. Nusret Pllanës
Dr.sc. Nusret Pllana shkollën filloren e kreu në vendlindje, kurse
gjimnazin dhe Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Një kohë të gjatë
është marrë me veprimtari kulturore-artistike. Në vitin 1984 themeloi Ansamblin Artistik, ”Hasan Prishtina”, të Prishtinës, të cilin e udhëhoqi deri më 1996. Derisa ndiqte studimet pasuniversitare të
ekonomisë në Zagreb, me të kthyer në Kosovë, më 1986 burgoset për veprimtari patriotike ilegale dhe dënohet me gjashtë vjet burgim të rëndë, nga të cilat i vuan pesë. Pas daljes nga burgu themelon Ndërmarrjen private për prodhimin e qilimave Teuta në Prishtinë.
Ndërkaq, më 1994 burgoset për të dytën herë, por kësaj radhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës. Ishte pjesëmarrës I luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe folësi i parë i Radios ”Kosova e lirë”. Pas kthimit nga lufta, ishte redaktor përgjegjës i Radios ”Kosova e lirë”. Ishte zëvendës ministër dhe ministër i kulturës i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës 1999-2000. Ka udhëhequr sektorin e Arkivit të UÇK-së nga viti 2002-2006.
Aktualisht është ligjërues i Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës në Shkup dhe Tetovë. Ka magjistruar në Tiranë, në vitin 2005, me temën Masakrat serbe në Kosovë 1989-1997. Ka doktoruar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, më 1 Shtator 2009, me temën: Intervenimi i NATO-s në Kosovë, në departamentin e shkencave politike dhe administrimit publik. Në vitin 2011 i botohet në gjuhën angleze, libri, NATO Intervention in Kosova, me recensentët: Ambasadorin amerikan William G.Walker, Prof.dr.Christopfer G.L.Hall dhe Prof.Julia Norrgard.
Libri i tij The Terror of Invading Serbia over Albanians 1844-1999, i sajuar në tetë gjuhë: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, japonisht e suedisht, deri tani është promovuar në këto qendra evropiane dhe botërore: Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Shkupi, Oslo, Jovik, Stokholm, Kopenhagë, Katovicë, Budapest, Romë, Helsinki, Vjenë, Lion, Paris, Shtutgarti, Dortmund, Singen, Nyrnberg, Hechingen, Pforzheim, Hamm, Ludwigsburg, Helsingen, Heidelberg, Mannheim, Mynster, Gjenevë, Cyrih, Lugano, Ankara, Stamboll, Izmir, Bursa, New York, Washington, Florida, Detroid, Melbourne, Toronto, Bearry, Bruksel, Berlin, Bolzano, Braunschweig, Londër, Mynster, Dyzeldorf e Montreal.
Është redaktor i librit A vriten Engjëjt, të autores, Hanëmshahe Ilazi, 2012. Recensent i librit Abdyl Krasniqi – frymëzues brezash, 2009, të autorit Prof.Bedri Tahiri, recensent i librit monografi Dëshmorët e Kombit – Mareci ‘99,të autorit Refik Gërbeshi, 2014, recensent i librit Familja Pllana – Halabak, 2012, të autorit, Prof.Shaban Pllana, recensent i librit monografi Masakra e Belegut,
2015, të autorit Mr.sc.Endrit Binakaj, redaktor i librit monografi Studenti martir – Arianit Ilaz Berisha, të autorit Argjend Hasani, 2013, recensent i librit monografi Spahijajt e Llashticës, Prishtinë, 2014, recensent i librit Kapërcimshekulli, 2015, të autorit Musli Kabashi.
Libri i tij Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, ka arritë të futet në Bibliotekat më të njohura evropiane e botërore, si: në Bibliotekën Botërore të Kongresit Amerikan, në Bibliotekën Botërore Victoria të Australisë, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Bibliotekën Botërore të Bajernit të Gjermanisë, në Akademinë Ushtarake të Bundesverit gjerman, në Tribunalin e Hagës, në Bibliotekën Botërore të Britanisë së Madhe në Londër, etj. Për librin Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, në vitin 2013 ka marrë mirënjohje nga Biblioteka Botërore e Kongresit Amerikan dhe Biblioteka Botërore e Britanisë së Madhe në Londër, në vitin 2015. Është autor i dhjetëra punimeve shkencore.[5]
Veprat e realizuara
Filmin dokumentar: Për TY, 1996
Filmin dokumentar: Hajde vëlla se edhe varret gëzohen për TY, 1998
Ekspozitën me fotografi dokumentare Rruga e Kosovës së Lirë, 1999
Ditar lufte, vepër publicistike dokumentare, 1999
Filmin dokumentar: Medreseja Alauddin shtëpi e zotit dhe e kombit, 2000
Luftoi për të jetuar të tjerët– monografi, kushtuar dëshmorit të
kombit Agim Bardh Zeneli, 2001
Filmin dokumentar: Pas dymijë vjetësh rrugëtim, 2000(Fitues i çmimit të publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave dokumentar, 2001)
Rruga e lirisë, vepër dokumentare, e përkthyer edhe në gjuhën angleze, 2000
Hasan Prishtina, vepër publicistike, 2000
Gjenocidi serb në Kosovë 1840-1999, ekspozitë dokumentare, 2001
Filmin dokumentar: Gjenocidi serb në Kosovë -pa koment, 2001
Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999, vepër
dokumentare në tri gjuhë botërore, anglisht, gjermanisht e frëngjisht, 2001
Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999, vepër
dokumentare në tri gjuhë botërore, anglisht, gjermanisht e frëngjisht, ribotim i plotësuar, 2002
Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999, vepër dokumentare në tri gjuhë botërore, anglisht, gjermanisht e frëngjisht, 2011, ribotim i plotësuar.
Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999, vepër
dokumentare në tri gjuhë botërore, anglisht, gjermanisht e frëngjisht, 2012, ribotim i plotësuar.
Filmin dokumentar: Nëna e vetmisë së madhe – kushtuar Nënë Ajshe Gërvallës, 2006
Qëndroi shqiptarisht – Selim Berisha, monografi, 2001
Filmin dokumentar: Medreseja Alauddin – shtëpi e zotit dhe e kombit, 2001
Krimet që kërkojnë drejtësi I, dokumentar, 2002
Krimet që kërkojnë drejtësi II, dokumentar, 2002
Dallgë në jetë (përgatitur sipas rrëfimit të Haxhi Çekut), 2002
Dallgë në jetë (përgatitur sipas rrëfimit të Haxhi Çekut), 2004,
ribotim i plotësuar.
Filmin dokumentar : Profesori që u bë pjesë e Historisë , 2003
Filmin dokumentar : Kur masakrohen fëmijët (Masakra e Llashticës), 2003
Filmin dokumentar : Lajmëtaret e Lirisë, 2004
Filmin dokumentar: 4 Janar 1999, 2004
Filmin dokumentar: Nga Arkivi i UÇK-së, 2004
Filmin dokumentar: Zëri i Lirisë, 2004
Filmin dokumentar: Shpendi i UÇK-së, kushtuar dëshmorit të kombit
Basri Canolli, 2004
Ekspozitën dokumentare: “Batalioni Atlantiku i UÇK-së”, 2004
Filmin dokumentar: Vetëm gjaku i dëshmorëve i ka hije lirisë, 2005
Filmin dokumentar: Rifat Mëziu-luftëtar emblematik i UÇK-së, 2005
Filmin dokumentar: Mehë Uka-simbol i bashkimit, 2005
Dokumentarin: Viset që nuk harrohen-rrëfim i Dr. Sabit Ukës, 2006
Filmin dokumentar: Gjeneralët e Haradinajve, 2006 (fitues i çmimit
special në Festiv.Ndërkombëtar të filmave dokumentar, 2006)
Ekspozitën dokumentare: Maska lufte, fytyra paqeje, Romë, Itali , 2007
Filmin dokumentar: Veç ditëlindje kanë dëshmorët, 2009
Intervenimi i NATO-s në Kosovë, vepër publicistike dokumentare, 2010
NATO Intervention in Kosova, vepër publicistike dokumentare (në gjuhën angleze), 2011
Filmin dokumentar: Familja Elshani dhe rruga e gjatë e lirisë, 2012
Filmin dokumentar: Agim Matoshi – Udhërrëfyes i lirisë, 2012
Filmin dokumentar: Rrugëtimi i një libri nëpër botë, 2012[6][7]
Librin: Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999 – ribotim i pestë i plotësuar, në shtatë gjuhë: shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht, 2013
Filmin dokumentar: Flakadani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
kushtuar heroit të kombit, Ing.i diplomuar Feriz Guri (Komandant
Shpata), 2014
Librin Monografi: Uragani i UÇK-së, -kushtuar dëshmorit të kombit
Feriz Guri, 2014
Ekspozitën me fotografi dokumentare: Gjurmët e një libri nëpër botë, 2014
Filmin dokumentar: Liria e atdheut ishte jeta e tij, kushtuar dëshmorit të kombit Enver Aliaj, 2015
Filmin dokumentar: * Një fshat i tërë në shërbim të lirisë, kushtuar dëshmorëve të kombit të Fsh.Samadraxhë, 2015.
Librin: The Terror of Invading Serbia over Albanians 1844-1999,
ribotimi i gjashtë i plotësuar, në 8 gjuhë: shqip, anglisht,
frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, japonisht e suedisht,
2015
Filmin dokumentar: Dëshmitë e Heshtura, kushtuar masakrës së Krushës së Madhe”, 2016
Filmin dokumentar: SHHB “Nëna Terezë”, 2016
Filmin dokumentar: Shoqata kulturore atdhetare KOSOVA – Shkodër, 2015
Librin universitar (në dorëshkrim): Edukata qytetare, bashkëautorë
Dr.Sabri Rexha e Dr.Nusret Pllana, 2016
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte karakter humanitar, Diskutime, viti II – nr.7, shtator, 2013, Tetovë 55. *Lufta çlirimtare në Kosovë dhe roli i KFOR-it, Diskutime, viti II, nr.3/4, prill – maj, 2013, Tetovë
Diskriminimi i shqiptarëve dhe i shkollës shqipe në Kosovë gjatë
viteve 1981-1992, Diskutime, viti III- nr.12, vëllimi 1, Korrik, 2014,
Tetovë
Programet srbe për shfarosjen kolektive të shqiptarëve, Diskutime,
viti IV, Nr.15, shkurt, 2015, Tetovë
Vrasjet dhe krimet e vazhdueshme mbi shqiptarët, shkas i intervenimit të NATO-s në Kosovë, Vizione, Nr. 11&12, Shkup, janar, 2009
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte imperativ i kohës, Vizione,
Nr.15/2010, Tetor, 2010, Shkup,
Nusret Pllana – Maschere di guerra volti di pace, I Mille Volti Della
Pace (a cura di Filippo Bettini e Blerina Suta), Provincia di Roma – 4 Edizione, 5 giugno-21 luglio, Roma, 2007 Strategjia gjeopolitike Amerikano-Evropiane dhe Kosova, (Drejtësia dhe Sfidat e Proceseve Euro-Atlantike), Justicia – International Journal of Legal Sciences, 18-19 Nëntor, Tetovë, 2016
Për temën: Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999, ka ligjëruar në këto Universitete dhe vende të Evropës dhe botës:
Universitetin Ndërkombëtar Profesional René Cassin të Lionit, në Francë
Universitetin Monroe College, në New York
Universitetin e Grazit, të Austrisë
Universitetin RMIT, në Melbourne të Australisë
Universiteti MAIL, të Gjenevës
Universitetin Lyngby, të Kopenhagës
Në Kongresin Amerikan, në Washington DC
Në Hotel OPERA në Oslo, të Norvegjisë
Në Pallatin e Kongreseve në Llugano, të Zvicres
Universitetin Regent’s, në Londër
Universitetin Middel East Technical, në Ankara
Në Muzeun Historik të Tiranës, në Tiranë
Universitetin e Tetovës, në Tetovë
Në Markland Wood Golf Club, në Toronto
Në Hotel RAMADA, në Bruksel
Universitetin La Sapienza, në Romë
Në Qendrën e Shën Palit dhe Zoja Pajtore, në Detroit
Në Hotel REGINA, të Vjenës
Në Shtëpinë e Kulturës, në Mynhen
Në Volkshause, në Cyrih (Vikipedia)
____________________
Radio Kosova e lirë – Nusret Pllana