Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Përparimi apo Ostap Benderi i Prishtinës
Në zgjedhjet e fundit lokale në Prishtinë u bë një garë interesante dhe kryetar u zgjodhë londinezi i Gollakut, Përparim Rama. Ishte befasi mënyra e paketimit të personalitetit të Ramës për votuesit e kryeqytetit; arkitekt i njohur i përmasave botërore, milionerë ( duket vetëm me rruaza të kuqe të gjakut), emër i respektuar i cili po e lenë jetën në Londër për t’u kthyer në Prishtinë dhe, si arkitekt i “shquar“ të vendosë një rregull në këtë Hiroshimë arkitektonike. Krijohej përshtypja e rreme se Përparim Rama ka vepruar si profesorët e shquar çifutë që lanë katedrën e Oksfordit, Kembrixhit, Jejlit, Masaçustesit, Palo Alto etj. për të dhënë mësim në shkollat në fshatra të largëta në Izrael, në vitin 1948 kur u formua ky shtet me deklaratën e Lordit Bolfur. U paketua si kandidat i LDK-së për faktin se kjo parti nuk kishte tjetër kandidat kurse kryetari aktual i saj që e mori partinë , pa e derdhur as një pikë djerse kishte plane më të mëdha, kapjen e partisë, si noter i Vojsa Osmanit që e ndau këtë parti në dy pjesë. Vet Përparim Rama, si ruajtës dhe mirëmbajtës i Katedrales së Prishtinës, thuja në çdo intervistë distancohej nga LDK-ë duke thënë se nuk është anëtar i kësaj partie deri sa ia ngrehën veshët, Lumi i Xhikës, me mercenarët e gjithmonshëm që mbijetuan çdo kryetar të LDK-së. Si arkitekt i shquar propozoi plane që as buxheti i Londrës nuk do të ishte në gjendje t’i përballojë. VV-ë ishte një parti që theu rekordin e votave të fituara në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 prandaj zgjedhjen e kryetarit që e kishte propozuar e konsideronte si çështje teknike, vetëm duhej të defilohej përmes këtij procesi. Dolën llogaritë e gabuara sepse luajtën në një letër të një kandidati pa identitet dhe integritet njerëzor, kombëtar , politik dhe moral, mashtrues i imtë, me përfitime të mëdha! Ishte rast tipik i gabimit; parti e fuqishme me një kandidat të tredhur! Pikërisht e kundërta ndodhi me kandidatin e PDK-së, Uran Ismajli; u tregua kandidat shumë i fortë në garën për të parin e Prishtinës por dega e PDK-së në Prishtinë ishte impotente ,e pafuqishme për t’i shkuar pas në këtë garë. Me një fushatë jotipike siç ishim mësuar më parë, Uran Ismajli rriti numrat e PDK-së në Prishtinë. Si përfundim, Përpa u zgjodhë kryetar i Prishtinës, VV kishte më së shumti asambleistë kurse PDK hyri në koalicion me LDK-në duke i ndarë postet sipas parimit , unë ty dhe ti mua.
A do të mbytet Përparim Rama në Badoc?
Me naivitetin tim pata besuar se Rama mund të bëjë punë të mira për kreqytetin pasi qenka arkitekt i shquar me përmasa botërore . Në aspektin kombëtar nuk kam pasur asnjë mëdyshje për faktin se Rama rrjedhë nga një familje që në Llap e kemi vlerësuar : “ as hajri i turkut e as sherri i shkaut …”por ishte një familje intelektuale dhe e ndershme. Kur i fitoi zgjedhjet , lirisht mund të thuhet se e kishte përkrahjen e të gjithëve për të bërë punë të mira siç edhe kishte premtuar . Doli të jenë vetëm premtime kurse ora e zhvillimit të Prishtinës u kthye së prapthi pas kurdisjes që i bëri Rama. Doli me një eksperiment idiotesk ku konstatoi se pikërisht rruga midis Katedrales dhe kompleksit universitar qenka më e ndotura ( pas matjeve ) prandaj duhej të mbyllej ( përkohësisht ) për automjete përjashtuar taksitë , ndihmën e shpejtë , policisë dhe xhipave të Albin Kurtit , Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës. Me këtë shkaktoi kaos të paparë të trafikut urban që e bllokoi tërë qytetin. Bllokimi i përkohshëm i bë i përhershëm përkundër kundërshtimit të qytetarëve , mendimin e të cilëve paturpësisht e shpërfilli. Për të vendosur një barazpeshë , ekskluzivisht në baza fetare po planifikon që rrugën nga udhëkryqi i Katedrales deri te Sheshi i Flamurit të bëjë një pedonale , të ndaluar për automjete . Paranoja prodhon rezultate të pabesueshme , me një të rame ( bllokimi i rrugëve ) i arrinë dy të vrame ; Katedralen e shndërron në një oazë të rrethuar nga të gjitha anët vetëm me kalimtarë kurse Xhaminë e lë gjithashtu pa vetura rreth saj. Në planin e mirëmbajtjes së pastërtisë , Prishtinën e ka shndërruar në kryeqytet të plehrave sikur dikur Napoli kur askush nuk mund të fitonte tender për pastrim pa lejen e Cosa Nostras apo Ndragetas napoletane. Përparim Rama premtoi se Prishtina do të blejë mjete të mjaftueshme për heqjen dhe riciklimin e plehrave kurse , deri më tani nuk e ka blerë asnjë ( është në proces të tenderimit ) kurse Prishtina u bë mal i bërrllogut. Bleu bicikleta ekologjike me çmim aspak ekologjik ( për buxhetin ) madje bicikleta elektrike që nuk i kanë as Washingtoni , Parisi , Nica , Monako , Barcelona , Dubai dhe vendet e tjera që fitojnë miliarda euro nga turizmi . Po përpiqet ta promovojë një turizëm ekologjik në një mjedis ku hapësira ndahet proporcionalisht 40 % për qytetarë , 30 përqind për plehra dhe 30 % për qenë endacakë dhe ata që e kanë fituar statusini e rezidentit. Prishtinën e ka shndërruar në qytet të pajetueshëm për qytetarë dhe eldorado për qenë endacakë dhe ata me status të rezidentit ( shenjë identifikuese në vesh ). Kjo është Prishtina aktuale e kryetarit Përparim Rama , arkitetktit të “ shquar “ nga Londra e Gollakut . Në planin infrastrukturor dhe hapësinorë Prishtina mund të konsiderohet si mjedis urban vetëm në saje të asaj që e ka lënë si trashëgimi Isa Mustafa , kryetari ma i suksesshëm , në mos edhe i vetëm i Prishtinës. Po , Isa Mustafa për të cilin Përparim Rama thoshte se është muzikant në përpjekje për ta zhvleftësuar punën e tij. Çfarë lladike ! As Badovci nuk do ta lajë në të ardhmën nëse edhe nuk e fundosë politikisht dhe jo vetëm politikisht .
Ku plasën raportet dhe pse plasën
As në imagjinatën më të skajshme nuk mund të parashihej se Prishtinën do ta udhëheq një kryetar më i qullët se Shpend Ahmeti. Kurrë mos thuaj kurrë , Shpend Ahmeti po del të jetë Karavaxho apo Arkitekt Sinani krahasuar me Përpën. Partnerët e koalicionit kishin probleme në ndarjen e hapësires për biznes gastronomik ( vendosje të shëpizave të vogla në sheshin e Prishtinës ) por disi i tejkalonin. Hapësira për biznes gastronomik ndahej në bazë të përkatësisë politike apo sipas parimit të Fondit Ndërkombëtar Monetar ( duke paguar para kesh për një shtëpi-..). Prandaj edhe këto biznese gjithmonë dilnin fitues përkundër tërheqjes “transparente“ të shorteut! Pisa të pafytyrë!
Plasja e madhe dhe duket e pakthyeshme ndodhi kur PDK –ë e bojkotoi seancën e Kuvendit të Prishtinës ku u votua për ndërrim të pronave te Liqeni i Badovcit me tokat e një paralagje të Marecit dhe Hajvalisë. Kjo i bie sikur të ndërroni tokat e Floridas me hapësirat e shkretëtirës së Saharasë apo të Gobit . Kuvendi për këtë ndërrim kriminal ishte koordinuar midis udhëheqësve të LDK-së dhe VV-së (të cilët deklaruan se vetëm e bënë punën e tyre duke ua siguruar kuorumin për marrje të një vendimit kriminal) . Unë nuk e di pse PDK ka kundërshtuar këtë ndërrim të pronave , për shkaqe parimore apo të tjera që i quaj joparimore por është befasues reagimi brutal i Përparim Ramës tash Përmbarim Ramës që pa asnjë paralajmërim shkarkoi drejtorin e PDK-së , Ilirik Musliu duke arsyetuar përmes rrjeteve sociale se ka dështuar në politikën e menaxhimit të mbeturinave në kohën kur pikërisht Përmbarim Rama nuk e ka bërë as edhe përpjekjen më të vogël për sigurimin e kamionëve sikur edhe për trajtim më të njerëzishëm për të punësuarit që trajtohen me keq se në kohën kur robërit ishin të legalizuar në SHBA. Për mua ka qenë nën çdo dinjitet reagimi i PDK-së ndaj këtij shkarkimi e mos të flasim për reagimin e Ilirik Musliut . Ky drejtor i shkarkuar nga Përmbarim Rama ka thënë se shkarkimi u bë pasi Përmabarimi, bashkë me Lumirin e mbushën mirë e mirë cullën në njërin nga restorantet e kryeqytetit të njerëzve, qenve dhe bërrlogut. Me një fjalë , ata paskanë hëngër kurse këtij i janë mbushur brekët! Po të reagonte menjëherë PDK, Përmabrim Rama nuk do të kishte mundësinë ta shkarkonte edhe nënkryetaren e PDK-së , zonjushën Sahatçiu . Nëse vazhdon me këtë ritëm tash ka mbetur që Përmbarim Rama t’i shkarkojë edhe 4 drejtorët e tjerë të PDK-së duke i përcjellur me nga një shkelm bythëve. PDK është dashur menjëherë ta prishë koalicionin e të mos lejojë të përbuzet në këtë mënyrë. PDK , si çdo parti tjetër duhet t’i mbrojë anëtarët e saj nga keqbërësit dhe bijtë dhe bijat e komunistëve , ndryshe do të ikën për lesh.
Përmbarim Rama, në marrëveshje me noterin e Vojsa Osmanit, lumir Abdixhikun, që të dy të rritur dhe zhvilluar në një strofull komuniste, kanë vendosur ta përzënë PDK-në nga koalicioni duke e bërë një koalicion tjetër; Koalicionin e Badovcit, LDK me VV. Qysh më herët një eksponent mercenar dhe paramilitar me emrin Hekuran Murati e paska bërë vlerësimin e pronave në Badovc sikur të bëhej fjalë për fshatrat e mbetura dhe të pabanuara të Shumadisë apo të Kurshumlisë.
Qartazi po duket se Përmbarim Rama nuk ka ardhur në Prishtinë për ta zhvilluar Prishtinën por për të bërë para prandaj shpesh deklarohet se i duhen dy mandate për përmbushje të misionit të tij ; mandati i parë për të bërë para kurse mandati i dytë për të bërë shumë para . Badovci duhej të shërbente si urë lidhëse midis dy mandateve , nga të bërit para e deri te të bërit shumë para. Për momentin ka dështuar por se nuk do të thotë se kësaj përpjekjeje i është vënë pika , është një prese pa asnjë pikëpyetje për qëllimin e fundit! Që të bëjë shumë para !
6 shkurt 2024 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA