Reagim i KMDLNj-së:
OKB-ë KËRKON ANULIMIN E MARRËVESHJES PËR BURGJE MIDIS DANIMARKËS DHE KOSOVËS – MINISTRIA E DREJTËSISË KËMBËNGUL QË KUVENDI TA VOTOJË
Me rekomandim të Komitetit Kundër Tortures, Kombet e Bashkuara me seli në Nju Jork kërkuan nga qeveria e Mbretërisë së Danimarkës të anulojë Marrëveshjen për Burgje që e ka nënshkruar me qeverinë e Kosovës për faktin se janë identifikuar shkelje serioze të të drejtave të njeriut me të cilat do të përballen të burgosurit e dënuar në Danimarkë (shtetas të shteteve të treta, asnjëri shtetas i Danimarkës) e që do t’i shiten Kosovës duke i transferuar në burghotelin e Gjilanit, pa pëlqimin e tyre.
Problemet e identifikuara nga Komiteti Kundër Tortures i Kombeve të Bashkuara në fushën e të drejtave të njeriut për këta të burgosur fatkeq e që do të transferohen në Kosovë duke u trafikuar si qenie njerëzore, në kundërshtim me të drejtat e njeriut po pështjellohen me një tis jotransparent e quajtur Marrëveshje ndërkombëtare, janë shumë të përafërta me ato të KMDLNj-së, e vetmja organizatë në Kosovë e cila e ka kundërshtuar këtë marrëveshje që nga fillimi dhe duke e qujatur marrëveshje raciste dhe kriminale. Me këtë marrëveshje, pa asnjë dyshim po kriminalizohen të drejtat e njeriut në përgjithësi (familjeve të të dënuarve) dhe të drejtat e të burgosurve nga Danimarka (në veçanti) gjë që edhe e thotë Komiteti Kundër Tortures. Tash, kjo marrëveshje ka kaluar në komisionet parlamentare për të drejtat e njeriut dhe legjislacion por se nuk është votuar për mungesë të votave.
Shtetet perëndimore, për t’u liruar nga refugjatët dhe të burgosurit kanë arritur një koncensus që refugjatët të deportohen në Ruanda (i njohur për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ku brenda një kohe të shkurtër janë masakruar mbi 1 milionë Tutsi nga Hutët) ndërsa për burgje këto shtete gjejnë hapësirë në shtetet ku ka probleme politike dhe financiare e që janë të varura nga shtetet e fuqishme perëndimore.
Aktualisht, Kosova i është nënshtruar një shantazhi të Mbretërisë së Danimarkës që kërkon që burgun e Gjilanit ta shndërrojë në burghotel për kriminelët e importuar nga Danimarka duke premtuar përkrahje materiale në vlerë 15 milionë euro brenda viti në afat 10 vjeçar. Në aspektin politik e shantazhon me përkrahje apo mospërkrahje për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe në organizatat tjera ndërkombëtare. Nga e kaluara thirret në faktin se Hans Hakerup ishte kryeadministrator i Kosovës ndërsa Nik Hakerup, minister i Drejtësisë ishte nip i Hans Hakerupit.
Merreni me mend çfarë mendësie kolonialiste nga ana e autoriteteve daneza dhe çfarë injorance dhe nënshtrimi nga autoritetet kosovare! Shoqëria civile ka dështuar krejtësisht në këtë aspekt për shkak të klientelizmit servil ndaj qeverisë dhe është bashkpërgjegjëse për shkelje të drejtave të njeriut të personave që do të transportohen nga Danimarka në Kosovë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk tregojnë asnjë interesim për të dënuarit në Kosovë, duke mos i vizituar thuaja fare ndërkaq me aq lehtësi e përkrahin një marrëveshje raciste e që është refuzuar tashmë edhe nga Kombet e Bashkuara. Deputetët në Kosovë dhe institucionet përgjegjëse kanë mungesë elementare të guximit profesional dhe institucional të reagojnë për shkeljet flagrante që ua bënë Gjykata Speciale Raciste në Hagë pengjeve që i mbanë në Hagë (të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë) duke ua mohuar edhe komunikimin me anëtarë të familjes kurse, digjen dhe përvëlohen si t’ua bëjnë kushtet më të mira të dënuarve në Danimarkë të cilët Danimarka i tarjton si qenie të pavlefshme njerëzore.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës as që e kanë idenë sa e dëmshme është kjo marrëveshje. Pse pozita e voton dhe këmbëngul që edhe opozita ta votojë është e arsyeshme; e bëjnë për përfitime politike dhe vota në zgjedhjet e radhës, aspak duke mos u brengosur për dëmet që ia bëjnë vendit.
Nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës mendojnë se janë më kompetent se Kombet e Bashkuara në fushën e respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në kohën kur Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut është prodhim i OKB –së e jo Kuvendit të Kosovës, le ta votojnë marrëveshjen inkriminuese me Danimarkën.
Ministria e Drejtësisë e Kosovës, në vend se të vajtojë me mindilin e Arben Vitisë vonesën e votimit të kësaj Marrëveshje në Kuvendin e Kosovës për sistemimin e kriminelëve nga Danimarka, le të bëjë përpjekje që të angazhohet më shumë për të drejtat e personave të privuar nga liria duke u angazhuar që të krijojë bazë ligjore që të përfitojnë të gjithë të dënuarit që me sjelljen e tyre të mirë gjatë vuajtjes së dënimit të përfitojnë ate që iu takon me LESP. Le ta marrin shembullin e Shqipërisë ku me rastin e përfundimit të vitit mbi 650 të burgosur do të përfitojnë nga falja.
KMDLNj-ë fuqishëm e ka kundërshtuar këtë marrëveshje, e kundërshton edhe më shumë dhe për dëmin e saj i ka informuar dhe mobilizuar shumë organizata për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e personave të privuar nga liria në Evropë, Danimarkë, SHBA dhe të tjera. Për këtë, si shpagim moral e ka kërkesën e Kombeve të Bshkuara drejtuar qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës për anulimin e marrëveshje spër burgje me Kosovën.
8 shkurt 2024 Prishtinë Shërbimi për Informim