TRI POEZI NGA ALBULENA LETAJ

Nga Albulena Letaj, Prizren, më 5 korrik 2024

GRUAJA DHE BURRI …

Kush më i zoti

E kush më i mençur

Thua janë në garë

Rrugë s’lëshojnë asnjëri

Një luftë e pa parë

*

Të njejtin rrugëtim

Të dy tok rrugëtojnë

Pa ndonjë arsye

Njëri tjetrin lëndojnë

*

Burri fajson gruan

Gruaja e le atë gabim

Fajin s’e merr asnjëri

Gjithmonë mbeti jetim

*

Fillojnë me ankesa

Me të gdhirë mëngjesi

Por sa të vijë mbrëmja

Fillon interesi

*

Thua s’janë ata

Që veç sa s’u vranë

Të dy përqafuar

Shtratin bashkë e ndajnë

AL

AMANETIN MA MBANI …

I heshtur nga lartë më duket shikon

Çfarë sheh n’realitet

Sikur e shokon

Për rininë e tij aspak nuk vajton

*

Vajton nënëloken

Kur e shehë t’vetmuar

Se asaj dikur i la amanet

Mos t’i leshojnë trojet për t’cilën dhash jetën

Që aty të rrinë e flijova vetën

*

Eh mor biri lokës

Biri yt ka shumë hall

Me diplomë ndër sqetull

Po sillet vërdallë

*

Me shpirtin përgjysmuar

Mori rrugëshkretën

T’siguroj kafshatën

Të luftoj për jetën

*

Ne nuk iu mallkuam

Ofshamë nuk lëshuam

Për një jetë më të mirë

Me nder ne luftuam

*

Për Liri dhamë jetën

Ndër shekuj të ëndërruar

T’iu shohim të lumtur

Në Kosovën e çliruar

AL

LOTËT JANË THESAR

Edhe unë lotoj

Ngase jam njeri

Por ti lotin tim

Nuk do e shohësh kurrë

Edhe pse shpeshherë

Rrjedhin por si gurrë

*

Nuk dua askush

T’më sheh të trishtuar

Brengat e shpirtit tim

Do ia qaj veç vetës

Bashkë me lotët e mi

Do i laj dhimbjet e jetës

*

Kur sytë më lotojnë

Mërzitjen largojnë

Me ta laj trishtimin

Risjelli gëzimin

*

Para jush gjithmonë

Do qeshë e këndoj

Dhe kurrë s’do e shohësh

Kur unë

Qaj e vajtoj

AL

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura