ARGJIRA UKIMERI: MONOTEIZMI, ZANAFILLA, QËLLIMI DHE RËNDËSIA E TIJ

Prizren, 29. 08. 2014: (Qëllimi i Monoteizmit) – Qëllimi kryesor i besimeve monoteiste sot, është besimi në një Zot të vetëm, nënshtrimi dhe frika ndaj tij, ku çdo gjë që ndodhë në mbarë rruzullin tokësor të mbështetet në fuqinë mbinatyrore të quajtur Zot. Në fund mund të themi që besimi është një përjetim psikik dhe si i tillë përbën anën subjektive të fesë. Ai nuk është vetëm një besim i zakonshëm. Aty vërehet një lidhje e fortë e vullnetit për një fuqi absolute, ku individi gjen të vërtetën dhe rehatinë e kënaqësinë shpirtërore. Me anë të adhurimit të shenjtorëve apo profetëve të Zotit, mund të eliminojmë sjelljet negative që kemi, qëndrimet shtazarake që kemi ndaj njerëzve, të krijojmë dhe zhvillojmë dashuri ndaj njëri tjetrit, siç na mëson edhe vet besimi fetar.
MONOTEIZMI NË EGJIPITIN E LASHTË
Historia e besimeve fetare është aq e lashtë sa vet historia njerëzore. Krijimi i shteteve në atë kohë kishte një rëndësi të madhe, pasi në to u zhvillua kultura, arti, letërsia dhe shkenca. Këto krijime kishin zënë vend në Babiloni, Kinë dhe Egjipt. Gjatë kësaj kohe, një rol të veçantë kanë luajtur besimet fetare politeiste. Një ndër vendet që përqafoi këtë gjë ishte Egjipti. Qysh në atë kohë ishin ndërtuar tempuj të ndryshëm nga Faraonët egjiptian, të cilët besonin në zotëra të shumtë, duke bërë adhurime për ta. Mbreti Amon (që egjiptianët e konsideronin si Zotin kryesor) ishte krijuesi i çdo gjëje në tokë dhe në qiell. Njerëzit e tij (Amonit) ishin të mençur, të pasur dhe me shëndet të mirë. Me kalimin e kohës, në Egjipt filloi të zbehej politeizmi, pasi faraoni me emrin Akenaton ishte krijuesi i parë i monoteizmit në Egjipt. Sipas tij, perëndia i vërtetë është Dielli dhe të gjithë njerëzit duhet t’i besojnë atij.

 Po ashtu, Akenatoni besonte që perëndia Diell përbëhet prej dy gjinive Mashkull dhe Femër. Në vitin 1344 para Krishtit, ai ndërtoi tempullin e parë monoteist në Egjipt me emrin Al-Amarna me qëllim që njerëzit të luteshin në një perëndi të vetmë siç ishte Dielli, duke shpërfillur kështu politeizmin që e kishte kapluar në atë kohë Egjiptin. Më vonë, faraoni u martua me gruan e quajtur Nefertiti, ku së bashku sunduan për 12 vite në Egjipt, dhe duke ruajtur monoteizmin e tyre. Gjatë martesës, lindën një djalë ku e pagëzuan me emrin Tutankamon,i cili pas vdekjes së të atit do ta merrte vendin në duart e tij. Si u mendua, ashtu edhe u bë. Pas vdekjes së tij, Akenatoni u varros në vendin e quajtur “Lugina e mbretërve”, në vendin Luxory (që ishte edhe kryeqytet i Egjiptit), ku më pas qyteti e mori emrin Teba. Zakonisht në këtë vend varroseshin faraonët më me zë në Egjipt, ku kishin lënë gjurmët e tyre gjatë sundimit. Ishte e pamundur që edhe pas vdekjes së Akenatonit të mbizotëronte monoteizmi në vend, sepse djali i tij Tutankamoni përbuzi çdo gjë që kishte bërë i ati i tij. Përsëri në Egjipt ishte rikthyer besimi në shumë zotëra, duke shkatërruar çdo gjë që kishte ndërtuar faraoni Akenaton. Qëllimi kryesor i tij (Tutankamonit) ishte që përmes politeizmit ta mbante të bashkuar mbarë Egjiptin. Mirërpo, nuk qëndroi gjatë në pushtet pasi vdiq në moshën 18 vjeçare. Rreth vdekjes së tij egzistojnë disa ide: Mjeku me emrin Arizon thotë që vdekja e Tutankamonit ndodhi nga Tuberkulozi.
Me kalimin e kohës, kjo teori rreth sëmundjes së faraonit 18 vjeçar nuk e shikoi me sy të mirë mjeku Gray, duke konstatuar që vdekja tij u shkaktua nga dëmtimi i kockave në kokë.
Ndërsa sot, vdekja e tij mbetet një enigmë e pazgjidhur në historinë e njerëzimit. Disa mendimtarë e mbështetesin vdekjen e tij në problemet familjare siç ishte martesa e hershme që më pas i sollën trauma faraonit të ri (i cili u martua në moshën 9 vjeçare) me gruan Ankesenamon, ku së bashku jetuan në qytetin e ndërtuar nga i ati i tij Egjipti mbeti në një kohë kritike. Ramseti i II (I biri i Tutankamonit) erdhi në krye të vendit. Gjatë sundimit të tij, në vitin 1266-1269 para Krishtit ndërtoi tempullin e parë politeist AMBUS-SIMBEL, që shënoi edhe fundin e politeizmit në Egjipt. Por mbetet për tu theksuar se tradita, kultura dhe arti i lashtë egjiptian luajnë një rol të pazëvëndësueshëm, jo vetëm në kohën antike, por edhe në ditët e sotme.
MONOTEIZMI SOT
Në besimin fetar, monoteizmi (nga greqishtja monos – një, dhe theos – Zot) është besim në ekzistimin e një hyjnie ose Zoti, ose në njëshmërinë e Zotit. Në kontekstin Perëndimor, koncepti i monoteizmit priret të dominohet nga koncepti i Zotit të besimeve fetare të Abrahamit dhe konceptin Platonik të Zotit. Ndërkaq, monoteizmi është një proces gradual që përfshin nocionet henoteistike dhe panenteistike (që përfshijnë Zotin si krijues apo si fuqi prapa Universit dhe si burim moral Universal).
***

KUSH ËSHTË ARGJIRA UKIMERI
Argjira Ukimeri ka lindur më 15.01.1989 në Prizren. Shkollën fillore (9 vjeçare) dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” i kreu në Prizren. Ka diplomuar në fakultetin filozofik drejtimi Pedagogji e përgjithshme në Prishtinë. Gjatë studimeve, ka ndjekur edhe kurset e gjuhës angleze, ka zhvilluar praktikën psiko-pedagogjike në shkollat e Prizrenit si dhe ka punuar në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren si praktikante për 6 muaj. Gjatë studimeve ka pasur edhe aktivitete të ndryshme rreth profesionit si: vizita të ndryshme nëpër institucione parashkollore dhe trajnime të ndryshme rreth profesionit të pedagogut, me qëllim të krijimit të marrëdhënieve të mira Edukator – Fëmijë. Pas përfundimit të studimit dhe praktikës në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren, ka bërë një hulumtim rreth këtij institucioni. Krijimi i saj, numri i punëtorëve, numri i lexuesve dhe shumë probleme tjera me të cilat ballafaqohet ky institucion – sqarohen në këtë hulumtim. Për realizimin e këtij hulumtimi ka bashkëpunuar me Bibliotekën e këtij qyteti, ku janë marrë të gjitha të dhënat kryesore. Ndërsa, për historikun e qytetit të Prizrenit të dhënat janë marrë nga burime të ndryshme përkatëse.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura